Dy Buzë Fatmir Terziu
I shtrij. I palos. Horizontal. Paralel … dy të mishta në portën e frymës as nuk më ngjan, as nuk më del zjarri i tyre të djeg edhe tinëz.
Dualitet i zjarrtë, dyfish kur e prek lëpihen me gjuhë të shuhen në qetësi lëkura përskuqet zemra e ndjen kur djeg kur dy fytyra përskuqen, e kthehen në hi.
Në fakt në këtë rast bëhen katër hiri fshin gjurmët e tij gri në brendësi zemra godet me ritëm ndërton një vatër një strehë të re enkas për dashuri.
Nexhi Baushi
Erotike pranverore eremuar dhe stolisur mbi petal me nektar te verdhe diellor. Komplimente!
Thani Naqo
...dhe ti, o Fatmir, po të duash, shkruan të tjera si kjo lirikë! Hello Fatmir Terziu!
Perparim Hysi
Rrofsh! E ke qendisur me bizë mbi gjergjef!
Bukur! Konceptim origjinal i fresket dhe i ndjeshem per liriken moderrne
bashkekohore. Urime, me dashuri Myslim Maska.
Ymer Nurka
Lirike e mrekullueshme Mjeshter, varg i punuar me sqime dhe ndjenje! Urime mik!