Dy botë
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 12, 2023
- 1 min read

Dy botë
Nga Fatmir Terziu
Kur ta ndjej frymën jam me fat
dehem n'kopshtin tënd të fshehtë
kur ëndërra më degdis atje larg
zgjohem me mallin më të shtrenjtë.
E dita të sjell akoma më pranë
tiktakeve të zëna me punë
sytë shkruajnë atë çfarë panë
e unë të dua edhe më shumë.
Shkruaj ëndrrën edhe ti je në varg
s'e di pse kam atëherë dy botë
njëra: më ngrihet si një mal
tjetra: më zhyt me ty në gotë.
Poetët dehen kur shkruajnë poezi
duke ujitur kopshtet që nga rinia
e aty kuptojnë ndoshta kushedi
se dy botë ka vetëm dashuria.









Comments