Durrësi në syrin e Princit të Uellsit në vitin 1862


Durrësi në syrin e Princit të Uellsit në vitin 1862


Royal Collection Trust para pak kohësh ka publikuar një set fotografish të panjohura më parë. Një pjesë e tyre flasin me gjuhën e tyre për kohën kur Jahti Mbretëror Osborne u largua nga Venecia në 19 Shkurt dhe lundroi në jug përgjatë bregdetit Dalmat. U bënë një numër ndalesash që Princi të vizitonte vendet interesante, duke përfshirë Splitin dhe Dubrovnikun në Kroaci, Kotorin në Mal të Zi dhe Durrësin në Shqipëri. Shqiptarët e fotografuar në Durrës nga Francis Bedford më 22 shkurt të vitit 1862 e shoqëruan eskortën mbretërore në breg. Ata kishin armë të gjata dalluese të cilat mund të shihen në fotografinë ku dallojnë duke pozuar pesë shqiptarë. Kjo fotografi e realizuar nga Francis Bedford titullohet „Shqiptarët në Durrës“ (Durazzo), dhe është realizuar në Durrës, Shqipëri, në vitin 1862. Arsyet e realizimit të kësaj fotografie lidhen me udhëtimin e parë Mbretëror të Anglisë. Ky udhëtim realizohej me Jahtin e famshëm mbretëror të asaj kohe, që kishte marrë emrin „Osborne“ dhe që për herë të parë mbërrinte në Durrës. Ishte kjo ardhje e tillë që shënoi dhe realizimin fotografik të mbërritjes së vetë Princit të Uellsit, që më vonë do të bëhej Mbreti Eduard VII i Anglisë.

Durrësi i asaj kohe ishte një nga skajet e largëta të Perandorisë Osmane. Vizita e asaj kohe e Princit të Uellsit natyrisht do të sillte në shkrepjen e fotografive që mbetën një pasqyrë e realitetit shqiptar të asaj kohe. Fotografitë në këtë koleksion, të marra nga Francis Bedford, mbulojnë turneun në Lindjen e Mesme që Princi i Uellsit (më vonë Mbreti Eduard VII) bëri në 1862, duke vizituar Palestinën, Sirinë, Anadollin, Egjiptin, Libanin, Greqinë, Shqipërinë të gjitha, përveç Greqisë , ishin në kontrollin e Perandorisë Osmane në atë kohë. Ky turne ishte planifikuar nga Princi Albert që Princi i Kurorës ta ‘përmirësonte’ atë kur filluan të dilnin lajmet për ‘marrëdhënien’ e tij me një vajzë Irlandeze. Një vit pas vdekjes së babait të tij, Viktoria e dërgoi atë në këtë turne me 9 personalitete të tjerë, duke përfshirë fotografin Bedford dhe një klerik me ndikim, Dean Arthur Penhryn Stanley nga Uestminster, i cili do të bëhej një nga themeluesit e Fondit të Kërkimit të Palestinës në vitin 1865.

Ky lloj udhëtimi ndjek traditën e burrave të rinj të pasur që shkojnë në turne në rajone të huaja nga Greqia klasike në Indinë Britanike. Sidoqoftë, ky turne reflektonte një shkallë dhe kosto të statusit të trashëgimtarit. Shumica e elitës perëndimore nuk do të kishte udhëtuar si ai. Fotot e bëra gjatë gjithë turneut janë të parat, të bukura, gjë që do të ishte një nënvlerësim. Bedford bën fotografi të monumenteve dhe rrënojave; por ai gjithashtu sjell njerëz para tyre dhe bën fotografi edhe të peizazheve.

Këto fotografi bardh e zi kanë një estetikë të këndshme dhe të qetë për to: gjithçka që ju duhet të shihni është në fotografi. Një shembull është një fotografi në qasjen pozuese të pesë burrave, që shfaq diferencë në veshje, po ashtu dhe në paraqitje. Karakteristikat e shumë prej fotove ndjekin perceptimin e kohës, po aq dhe gjendjen e njerëzve. Bedford bëhet disi i kujdesshëm në fotografi ku mundohet të paraqesë dhe theksojë ‘huajësinë’ e këtij rajoni.

Por ajo që është më interesante është se ky udhëtim u mbajt i gjallë për memorjen kolektive nga shënimet me dorë të Princit. Kështu fotografitë e këtij udhëtimi u publikuan më vonë të shqëruara me ditarin e shkruar me dorë prej vetë Princit për atë turne. Materialet u shpërndanë nga Arkivat Mbretërore, dhe janë botuar e plotë për herë të parë të sjellë në jetë me fotografi nga fotografi mbretëror, Francis Bedford.

Në shënimet e Princit gjejmë aktualitetin dhe pamjen reale të një qyeti si Durrësi, që e kishte mbytur këneta dhe ujërat moçalore dominonin në syrin e vëzhguesit mbretëror, që arriti të shihte nga kodrat e tij një vend të lënë në neglizhencë nga okupuesi shekullor. Në këto fotografi dhe në ardhjen e ture në syrin e shqiptarëve kuptohet qartë një gjë që reflekton edhe atë që historia e ka strukur në gjirin e saj, dhe që zbulohet vetëm kur një sy i saj bën arsyen e paraqitjes, si në këtë rast. Pra, fotografi i princit, Francis Bedford (1815-1894), na ka lënë tri foto të realizuara më 22 shkurt 1862, të cilat i paraqesim më poshtë:

E para quhet “Shqiptarë në Durrës”. Ata shoqëruan eskortën mbretërore në breg. Mbanin armë të gjata sikurse shihet në fotografi.

Fotoja e dytë ka diciturën “Pamje rruge në Durrës”. Kjo mund të jetë Xhamia Fatih, Durrës, që daton në 1503 para se të ndërmerrej ndonjë restaurim i madh.

Fotoja e tretë ka diçiturën: “Bartësit e ujit në Durrës”.



30 views0 comments

Shkrimet e fundit