
DUKE PRITUR VJESHTËN...
KARTOLINË ME POEZI PËR MIQTË E MI!
NGA ARQILE V GJATA
1-DUA TË JEM RINOR!
…Mosha më përkëdhel,
ende e dua të bukurën!
Koha ime flet me frymëmarrjen e stinëve!
Dua të jem rinor, yjet si kap dot,
ushqim kam ngjyrat e moshës,
kur të iki, cicërimat e fëmijve t’më përcijellin
të ndihem i gjallë nëpër biseda
dhe kur vjeshta të shkund gjethet dhe dimri të vdes,
unë përsëri, nuk do kem frikë nga vetëtimat ...
2-NË VITIN QË PO MË IKËN...
Në vitin që po më ikën
njoha çaste nga këngët e rinisë
dhe stina e moshës.
Në perëndim të diellit
shkrova një ëndërr të pa përfunduar,
njoha njerëz që pikturojnë thinjat e detit,
fjalën e qëmtuar plot gjak.
Nuk i shita lotët veç i fala për mikeshat e mia,
s’u lodha duke parë shiun
se si ngazëllente e copëtoheshin erërat
përnatë mbi shtratin e lumit.
Të shtunave takohesha me pyllin
në mbrëmjet e vallëzimit,
të etur për hapësirë dhe zemër mike
goxha trimëresha, që shpesh i humba!
Tani, si një metoforë jetoj në ballkonin e kujtesës,
nga pesha e puthjeve nuk di ku të shlodhem,
si i lindur në ditë vere
gjithë dhimbjet i lash të treten
në barkun e Vitit të vjetër...
3-SHOQJA E ËNDRRAVE TË MIJA!
Tani që yjet plaken ku,jtesa
më ndihmon të kem pranë pshertimën
e heshtur të asaj dashurie
vajzën ngjyrë pranvere, fytyrën e ëndrrave të mia.
Zemrat tona aq të kthjellta
nuk dinin të kërkonin, me sy e afronim ëndrrën
me lojra emocionesh i kalonim në mendje
buzëqeshjet e etura në mbrëmjet e vallzimit.
Madheshtia e asaj vajze zgjatej në çdo zgjim,
të vërtetat e ëndrrave i lexonte
dita e nesërme ...
Habiteshim me ëndrrat e padukshme,
shtegtuan nëpër rrugët e erërave!
Ndoshta ...
Kurrë s’do të vijnë!
4-MË PRIT TE KODRA E KUKULLAVE!
E dashur, eja!
Eja të çlodhemi livadheve të kujtimeve tona!
Më prit tek Kodra e Kukullave,
të ngremë balona si atëherë kur u dashuruam…
Ose,
të pres në Anfiteatrin e çudirave,
atje ku vallëzojnë vetëm erërat.
Sa shumë u ngjaje bukurosheve të antikitetit!
E bukur ishte ajo ditë,
emri yt sup më sup me buzëqeshjen e syve,
të kujtohen trëndafilat?!
Mbi shkëmbinjtë e thinjur
e çuditshme është jeta!
Po ja,
filluan të bien gjethet e fundit,
në përshpirtjen e udhëtimit rrugëve të lotit
kujdes të kesh nga retë!
Eja në funeralin tim, thjesht me fustan veror.
Edhe pse do t’jetë e dhimbshme,
ti, me buzët e kuqe do puthësh heshtjen…
Të pres, eja…
5-VARGJE TË MBLEDHURA NË FURTUNË...
Gjithëçka në furtunë
është në harmoni të përkryer,
ajri me sy plot dallgë,
gjëmimet zbukurojnë qiellin,
në kopshtitn ku banoj gjethet bien fluturimthi...
Eja, të lozim me ajrin e mëngjesit
ku gjenden dhe gjëra të virgjëra,
miqësia është çelsi që hap derën e kohës.
Ditët dedhen në pentagramin e jetës,
Të kujtojmë dhomat e gjumit lagur nga shiu,
Ejani të pertypim “ kafshatën e mjerimit”,
të këndojmë me nostalgji për të verbrit
me pelerinën e mjegullës të ngrohim vetveten...
***
Aty tek vendi im
dita vjen e heshtur
ëndrrat kanë fikur dritat.
Ju, miqtë e mi
vraponi të kërkoni portretin e mëngjesit...
Sa mirë,
kam hapur portën e shpirtit
si strehzë malli për portretin e qytetit.
Qielli im, sot është me diell,
është koha, në drekë të pim verë
deri afër mbrëmjes, më pas
bashkë me pemët e stinës,
të kuvendojmë për mjerimin!
6-Vargje Pa Përgjigje...
Miq të dashur, pse çuditeni,
zemra është e përfshirë në një mijë e një mrekullira,
pse habiteni, shkakun e dhimbjes se zbulojmë dot!?
Jeta një bllok shënimesh i pambaruar,
të lumtur janë ata dhe në fshehtësi