top of page

Duke pritur Pëllumbin e Noes


Duke pritur Pëllumbin e Noes


Fatmir Terziu


Pëllumbat fluturojnë lirshëm në qiell,

çukurrisin krimbat, larvat paqshëm mbi Tokë,

krahët e tyre shprishin mëkatin e prishjes së qiellit,

në kohën e Pakohë,

duke zgjuar Parajsën teksa fluturonin,

kuptuam se Parajsa lufton korrupsionin;

është kundër mëkatit në Tokë.


A është korrupsioni lindnak i mëkatit?

A është mëkati dollibash i korrupsionit përtej faktit?

Çfarë po ndodh me mëkatin dhe korrupsionin?

Ku është nënshkruar traktati i korrupsionit dhe mëkatit?


Të dy janë vargu i një narrativi të suksesshëm afatshkurtër.

Ngrehina prej mëkati dhe korrupsioni janë konfuzioni i paragrafit,

kur shkrimtari si një djall i dehur pas një çmimi të trukët

harron ku është çelësi i hyrjes së romanit.


Shkrimtarët e tillë shkëlqejnë në hyrjen e tyre me qëllimin afatshkurtër,

prej hallit,

në këtë lojë të jetës me korrupsionin

kujdes nga autorët e djallit.


Kujdes nga pëllumbat, e lëshuar nga thurrësit e dijes

le të shpresojmë që pëllumbi i Noes të kthehet me trupin e hyrjes.

14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page