top of page

Duke marrë shkas nga kjo letër


Nga Skënder Sadri KAPITI

Këtë letër të nderuar zotërinj Fatmir Terziu, Eshref Ymeri, Fahri Dahri, Resmi Osmani, Fatmir Minguli, Vilhelme Haxhiraj, Bedri Tahiri, Xhevahir Cironku, Kadri Tarelli, Shpend Topollaj dhe të tjerë pranojeni prej meje Skënder Kapitit si shenjë respekti e mirënjohje të thellë intelekuale për atë kontribut kombëtar të madh Tuajin. Këtë letër drejtuar Juve më nxiti që ta shkruaj një shkim i Profesor Eshref Ymeri me titull: ”Letër miqësore për intelektualin e njohur nacionalist Skënder Kapiti” botuar te “Fjala e Lirë” e Z. Fatmir Terziu. Pasi e lexova me vëmëndje këtë letër dhe pasi e falenderova z. Ymeri, kjo leter më shtyu që t’u drejtohem edhe Juve në mirënjohje e respekt për përkushtimin e madh intelektual artistik, akademik, politik, historik , moral e shkencor tuajin në shërbim të çështjes dhe te interesit të lartë kombëtar.

Dhe vlerësoj se është shumë mirë dhe ka dodi të madhe kombëtare aktiviteti dhe kontributi Juaj i jashtëzakonshëm intelektual në të mirën kombëtare gjithshqiptare, për njohjen dhe edukimin akademik e patriotik të brezave. Si një individ me trashëgimi, me edukatë dhe kontribute familjare patriotike unë ndjehem shumë mirë moralisht dhe shpirtërisht në ato se çfarë Ju kontribuoni me përkushtim intelektual dhe kombëtar tuajin për në të mirën e përgjithshme gjithdimensionale kombëtare. Prandaj dhe për këtë po Ju shpreh mirënjohjen dhe respektin tim të veçantë dhe mëse të merituar për Ju.

Duke marrë shkas nga kjo letër e shoh të arsyeshme që të citoj me këtë rast diçka nga Libri im “TRIUMFI I KOMBIT:

“Ky pseudointelektualizëm me dëshmi , diploma e me tituj fals dhe të blerë, inferior dhe i sëmurë joshet lehtë nga lëmoshat e pushteteve, e bën mirë punën e servilit dhe “apologjinë” e dështimeve të qeverisjeve të korruptuara. Egoizmi së bashku me korrupsionin ia kanë arritur qëllimit mjaft mirë deri diku duke përjashtuar aftësinë, moralin, dhe ndershmërinë intelektuale nga institucionet qendrore dhe ato bazë të sistemit. Ky realitet ka sjellë dekurajim shpirtëror dhe bllokimin e kapaciteteve dhe aftësive, të ekspertizmit dhe të profesionalizmit duke goditur rëndë personalitetin, lirinë, lartësinë dhe krenarinë intelektuale nga njëra anë, por edhe demokracinë e patriotizmin nga ana tjetër.( TRIUMFI I KOMBIT, faqe34).

Atë të përbashkët që unë e kam konstatur te veprimtaria Juaj intelektuale janë shqetësimi dhe thirrja Juaj që buron nga shpirti dhe ndjesia e thellë shpirtërore drejtuar popullit shqiptar dhe inteligjencës shqiptare që të angazhohen dhe të zgjohen nga letargjia; është një thirrje modeste por edhe ftesë për guxim e veprim për të bërë më të mirën dhe ndryshimin.

Ju drejtova Juve pasi te Ju shoh një intelektualizëm krejtësisht dhe si një antitezë karshi intelektualizmi politik injorant, mercenar, servil dhe dështak që kanë kapur shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Nga Ju ka se çfarë të mësojë shoqëria shqiptare: të duhurën, të domosdoshmën dhe vlerat. Ashtu sikurse nga Ju, intelektualizmi shqiptar ka se çfarë të mësojë dhe duhet që t’iu referohet edhe mendimtarëve dhe filozofëve botërorë si p.sh. nga Immanuel KANT: “Vepro në atë mënyrë që, parimi juaj i veprimit të bëhet vetvetiu një ligj për të gjithë botën”.

Dhe ky parim duhet lexuar e kuptuar sot si domosdoshmëri intelektuale për të vepruar e punuar me përkushtim, pa egoizëm, pa servilizëm, dhe jo si mercenarë të parasë, materializmit e as të pushtetit; thirrje për të vepruar e punuar ndershmërisht dhe me guxim për të gjetur, paraqitur dhe mbrojtuar të vërtetat, të moralshmen, të drejtën dhe të gjitha ato që i shërbejnë interesit të përgjithshëm kombëtar; duhet vepruar e punuar me guxim kundër korrupsionit dhe të pavërteteve e të pafytyrësisë së pushtetit dhe politikës mashtruese dhe të dëmshme.

Me respekt nga Skënder Sadri KAPITI, Durrës

114 views3 comments

3 Comments


kadritarelli
Dec 06, 2020

Pershendetje dhe mirenjohje per kete shkrim qe vjen ne nje kohe te trishte, jo vetem nga rrethanat e kohes, si termeti dhe pandemia, por me se shumti nga zullumet e pushtetareve, te cilet i xhveshe para botes, duke i vene polt epitete plotesisht te merituara. ke shume te drejte qe thekson se zeri i ntelektualeve te mirefillte dhe atdhetare te provuar nuk degjohet. Poloitika e ka bere te heshtet dhe mos degjohet piskama juaj dhe e shume te tjereve, qe permend, por edhe shume te tjereve ne mbare vendin e ne Dardani, qe nuk po dine se ç'po bejne dhe ç'duhet te bejen. Te falenderoj dhe te pergezoj shqiptarisht! Kadriu


Like

Fatmir Minguli
Fatmir Minguli
Dec 06, 2020

Pergjigje e imeritiuar per intelektualet qe interesohen per fate e atdheut qe quhet "Shqiperi!

Like

fahri dahri
fahri dahri
Dec 06, 2020

Pershendetje. Vleresimet tuaja ndaj nesh, janë një tjetër dhunti e juaja në përkushtim të dashurise për etninë dhe Atdheun tonë etnik. Një tjetër zë i fortë që kërkon vemendje, sigurisht në radhë të parë nga intelektualë të ditur dhe të ndjeshem. Askush nuk na detyron për të shkruar, veçse genet që trashegojme për të forcuar untetin dhe ruajtjen e vellazerise të të njejtit etnicitet, qendrimet tona janë të vetëdijshme dhe burojne nga zemra. Përshendetje. Uroj perzemersisht shendet dhe vullnet për të lartësuar vlerat e çmuara që ka ky popull i moçem dhe këto troje parahistorike.

Në të gjitha shkrimet tona, ndjehet ndihma e madhe dhe e pa kursyer e profesor Fatmirit, të cilin e falenderojmë dhe i urojmë shëndet dhe…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page