top of page

DUKE KËRKUAR VLERAT

Dr

Bardhyl Maliqi

DUKE KËRKUAR VLERAT[1]

Duke kërkuar vlerat unë rend nëpër natë,

rrugëve të kërkimit të takoj dhe ty Nexhat

në Gjilan, Prishtinë, Preshevë e Kamenicë,

nëpër librat e tu nxitoj të vë një pikë.

Ndrythja e pikës K në Unazat qiellore,

Ligjërojnë përjetimet e Dhimbjes në kujtesë,

Bekimi i shekujve shkon dhe në Bukuresht,

ndërsa këtu tek ne Pikojnë heshtjet,

por fjala e ruan kujtimin dhe Etjen e pa shuar,

se emrat dhe vlerat gjithmonë rrinë zgjuar.


Bisedë me hijet njerëzit bëjnë shpesh,

se mendimet s’ fluturojnë si zogjtë në kafaz,

ndaj shtegëtimet dhe vlerat si miqtë i thërras.

E di se Shfletimet dhe lundrimat letrare

kanë po aq rëndësi sa edhe ato detare,

se dialektika e dashurisë do parë me kujdes,

se Tempulli i fjalës prej pakujdesjes vdes,

por fjalët ngrenë ura jo me një, po me disa shtete,

poet, E para është fjala, thotë Eva si profete!


Si t’ia kthej Atdheut buzëqeshjen, anatemë, kod gjithësie

kërkoj hijen tënde nëpër natë, me ndihml teknologjie,

si në pasqyrë pavdekësia letër atdheut i shkruaj nëpër natë.

Liria në gjumë s’është nyje shkel e shko se froni bie

si humbjet në Vaterlo, por akuarele s’i pandehja jo në ty,

në brendi të vetes, koha ime e arnuar kumbon Çamëri!,

s’kam përtëritje verbuese, lodhja e shekujve s’më lë,

por simfonitë e humbura roja ëngjëllore nuk i lë;

lëkundjet e erës le të këndojnë elegji,

dhe dera prej druri për ju hapet gjithnji.

Oh, kthimi në vargun tim nuk është lule rebele,

as hulli e vergëzuar në kohë pritjesh gabele.


Hijet na kafshojnë ndaj udhëtojmë me etjen,

pritja peligranazh mashtrimi rri nëpër netë,

e dimë se drita e lirisë s’është lidhur me soditje,

as kënga e mbetur e atyre kohrave në qytetin tim,

në fushbetejat tona nuk shteron ky pikëllim.

Rrotullohet libri nëpër ëndrrën time, andej Drinit

kur vonon liria pafajsia mëkaton e nderi bëhet thërrime

Amulli vrojtimesh, rikthim në Trojën time.

vjeshta këput mallin dhe lumi ndan dy brigje,

Paradokset e stinës së tretë, kohë me fytyrë cenzori,

katarzë, pema e kujtesës nëpër grindje motesh,

kur emblema mungon nuk mbyllet arkivoli.

Mbi qepallat e atdheut mbi 100 vjet vonesë,

plisat e maleve ndjejnë trokitje dhimbjesh resë,

hallka kujtimesh vërtiten nëpër lartësi,

o gur i latuar, portret i lumit, sot u bëre ti,

ismat Jashari, Kumanova, roja e fjalës që pikon liri!

udhëtojmë me vjeshtrat dhe përcjellim porosi,

testiment i patretur, Presheva ime ti!


Në gërshetin e kësaj vjeshte si erë e purpurt eja

diçka mbeti peng, se ajo natë solli zjarrin si reja,

që sjell shiun që pikon nëpër fletë dhe afshin e ditës

së uruar në kaltërsi të pa thëna ngre përpjetë

dhe në kapërcime largësish kundruall agut shket,

pagëzim kaltërsish në këngën e marsit ndihet nëpër flatë.

Në portalin e ditës e ëmbël ishe veç ti,

sytë e harlisur në pritje hije që vraojnë në largësi,

fija e flokut tënd s’është si hija që vrapon

në qiellin pa mbarim si dita që mungon.

Ajo është pranverë dëshirash, kumt për dashuri,

ndaj kërkoj hijen tënde nëpër largësi.

  1. [1] Kushtuar poetit Neshat Rexha për librin fitues me poezi

37 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page