top of page

Duke kërkuar kurorën e Jugut


Kristo Çipa “Mjeshtër i Madh”

Duke kërkuar kurorën e Jugut

(Rreth vëllimit poetik “Dashuri Jugu” të Fatmir Terziut)


Nga Kristo Çipa “Mjeshtër i Madh”


Nuk është as Lord Bajroni as Eduard Liri (dy anglezë të shekullit XIX) që përshkruajnë mbi supet e vargjeve dhe penelatave befasitë e Jugut të Shqipërisë, por është poeti Fatmir Terziu që përthith peisazhe e gatuan vargje që “do luten të vdesin në shekuj”. Ndërsa dy të parët vinin nga Londra dhe deheshin me bukuritë e Jugut shqiptar, ky i treti që “zgjuhet në gjuhën e tij” ikën si lumë i marrë drejt Grenuiçit, atje ku fatet tona shpesh janë murosur si Argjirua dhe Rozafa.

Ky Fatmir Terziu si “kockë e pathyer” duket se nuk ha bukë e pi ujë, por konsumon legjenda, mite, peisazhe, histori, monumente, balada, dhe prodhon jo gjak e djersë, por vargje dhe dashuri të cilat janë brenda fatit të tij, që siç thotë edhe vetë ”u ngjiz në dashurinë e një ylli”. Në një sofër të begatë krijimtarie, Fatmir Terziu na befason dhe na trazon çdo herë e me shpesh me gjetjet dhe përzgjedhjet poetike, eset, tregimet, novelat, analizat dhe inkurajimet nëpërmjet portalit “Fjala e Lirë”, që duket se brenda ka një ilaç magjik, ku çdo krijues sipas recetes vetëkuruese e përdor për të shëruar shpirtin krijimtar.

Fatmir Terziu, ky psalt i ri i dashurisë, si Noli ynë i përmallshëm shkon në “kishën e mendimit” dhe jep bekim vargjesh. Duke udhëtuar nëpër strofat e vëllimit poetik ”Dashuri Jugu” na ngjan se gjejmë gjurmët e udhëtimit tonë dhe se Fatmir Terziu na i risjell si “ bukë e ndorme” dhe na i shpërndan si imzot Noli për naforë kungimi. Impresioni Terzian të “ robëron “ për t’a lexuar, shijuar e medituar deri në vargun e fundit dhe pasi e mbaron, kërkon të bësh “rikonicion” poetik që nga maja e Llogarasë e deri në dhëmbjen e pamjekuar të gjrit të Çamërisë, ku shpesh e më shpesh “po fryn një erë e sëmurë”.


Nëse titujt e shumë poezive të ngjajnë me emra stacionesh udhëtarësh, brenda sheshpushimeve të tyre fshihen histori, dhembje, balada dhe amanete që Fatmir Terziu kërkon me prekjen e duarve poetike t’i ringjallë nga haresa, apo t’u sistemojë deformimin e qëllimshëm që u është bërë në toponomastikën dhe kujtesën historike.

Aty “kur gjuhët u ushqyen në Iliri” rikrijon në fantazinë e tij epokën e gjuhëve dhe kërkon në Londër, në anglishten frelëshuar të bëjë testin e ADN- së së saj dhe t’i thotë globalizmit se: ne kemi folur kur bota ishte memece. Dhe e bën atë pa pirë “dollinë me raki rigoni” sepse mund të zgjonte nga gjumi i verbimit Dean e Burintit dhe do shkonte tek Lordi i gjumshëm Bajron e t’i thotë se Dea e ka dashur Bajronin më shumë se lordesha e tij e sertë, por dashuria e saj u ftoh në agimet e lindjes kur ishulli përballë së bashku me përdoruesit e herëpas-hershëm i kthyen krahët, duke e lënë atë të tirte perëndimin e diellit. Fatmiri shkoi atje dhe duke peshkuar me shpirtin e tij, gjen një reze drite që i risjell Deas sytë e kujtesës

Ndërsa në Jugun e Atdheut gjen brigje të sertë, gurë të sertë, njerëz të sertë, në Himarë Fatmiri edhe qiellin e gjen të sertë dhe retë të dënuara padrejtësisht të rinë të varura përjetësisht në këtë qiell.

Gjithë këto figura poetike të Fatmir Terziut, po të dilnin në portin e Sarandës, Agim Mato, Timo Mërkuri, Kostandin Vogli, Bardhyl Maliqi dhe Andrea Zarballa dhe t’ja shkarkonin, do të kishin “lëndë të parë” për shkrimet e tyre për të dy botët dhe kur t’ju veja unë nga Piluri, do t’ju çoja raki Vanove pa rigon për t’i kujtuar se “kemi qënë këtu që pa ardhur deti”.

Duke shprehur këto mendime në këta pak rreshta dua të uroj Fatmir Terziun për një krijimtari të mrekullueshme dhe shëndet të fortë artistik për veten e tij dhe portalin ”Fjala e Lirë”.

Me vëllimin tjetër le të ngjitet në Pilur, në këtë lartësi poetike, që duket si çati e botës dhe ne do mundohemi t’i krijojmë një takim me Zotin, në një mbrëmje poetike.


Pilur, më 28.04.2021

245 views23 comments

23 Comments


Miho Gjini:

E merituar plotesisht i dashur Fatmir Terziu....Miho Gjini

Nje analize letrare e merituar per mjeshtrin Terziu nga Mjeshtri Çipa!

Like

Sabit Rrustemi

Përgëzime Kristo-s për vlerësime meritore për këtë libër poetik të Fatmir Terziut, këtij mjeshtri të paeepur të vargut dhe lirikës shqipe. Dashuria për Jugun shqiptar ishte frymëzim dhe yni përgjatë gjithë shekullit njëzet, frymëzim që ruajti atdhetarinë në zemrat tona...

Like

Fatbardha Xhani Myslimaj

I mrekullueshem ky pershkrim, po kaq I vertete... rradhitur fjalet si rruaza ne varg, si gjithe muza dhe poetika e Fatmir Terziu ! Pena e ndritur, pershkruar nga pena e arte!!

Like

Iliaz Bobaj

Urimet e mia me te mira per ju! Gjithe te mirat ju uroj!

Like

Teuta Beqari Osmani

E ku nuk ka shkuar z Fatmir e nuk ka bërë veprën Art ,apo Artin vepër! Ne duhet të jemi krenar për Artin e tij si një muze që ushqen muzet e reja, shpirtrat poetike siç e theksoni dhe ju z Çipa! (Mua personalisht kur lexoj z Fatmir më duket sikur më shetit në vende që s'i kam përjetuar ndonjëherë, më bën të ndjehem e të mendoj gjatë e gjere se bota është e pafund, e ka aq shumë hapësirë sa më mbetët të jetoj përmes fantazisë dhe imagjinates, përmes një zhargoni që vetëm nëpërmjet mendjes mund të arrihet të shihet , nëpërmjet Artit, dhe indirekt nëpërmjet syve, duke na vënë përballë ikonave dhe tablove pamjet e përshkruara nga…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page