top of page

Duhet të punosh


Duhet të punosh

Astrit Lulushi


Një baba u thoshte fëmijëve të tij kur ishin të vegjël: "Kur të mbushni 12 vjeç, do t'ju tregoj sekretin e jetës”. Një ditë, kur më i madhi u bë 12 vjeç, e pyeti me ankth të atin se cili ishte sekreti i jetës. Babai u përgjigj se do t'ia tregonte, por ai nuk duhet t'ua zbulonte vëllezërve.

Sekreti i jetës është ky: Lopa nuk jep qumësht. "Cfare po thua?" e pyeti djali me mosbesim. - “Siç e dëgjove, bir: Lopa nuk jep qumësht, por duhet ta mjelësh. Duhet të ngrihesh në 4 të mëngjesit, të shkosh në stallë, t’i lidhësh bishtin, të ulesh në stol, të vendosësh kovën dhe të gjitha këto t’i bësh vetë”.

Ky është sekreti i jetës: lopa nuk jep qumësht. Duhet ta mjelësh, përndryshe nuk merr qumësht. Ka një brez që mendon se lopët japin qumësht. Se gjërat janë automatike: mentaliteti i tyre është “dua, kërkoj... marr".

Ata janë mësuar të marrin gjithçka që duan në mënyrë të lehtë...Por jo, jeta nuk është çështje të dëshirosh, të kërkosh dhe të marrësh. Gjërat që merr njeriu janë mundi i asaj që bën. Lumturia është rezultat i përpjekjes. Mungesa e përpjekjes krijon zhgënjim.

Ndaj, ndani me fëmijët që në moshë të vogël sekretin e jetës, në mënyrë që ata të mos rriten me mentalitetin se qeveria, prindërit apo pamja do t'u japin gjithçka që u nevojitet në jetë.

Mbani mend:

"Lopa nuk jep qumësht...".

7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page