top of page

Duartrokitjet britanike për deputetin Lavdrim Krashi

Updated: Oct 11



 

Përse u prit me duartrokitje deputeti Lavdrim Krashi në Underglobe-Bankside të Londrës? Është një pyetje që heshti disa, por që oshëtin gjithandej në mesin e komunitetit shqiptar në Britani të Madhe. Duam të sqarojmë se takimi ku u duartrokit fuqishëm Deputeti i PS-së Krashi, ishte një takim i thirrur në prezencën e Ministrit të Shtetit dhe Drejtuesit Politik të PS-së për Diasporën, Deputetit Taulant Balla. Nuk po ndalemi për arsyet e këtij takimi, pasi kemi shkruar për të, por për rëndësinë dhe thelbin e këtyre duartrokitjeve shqiptare në atë sallë.

Po e fillojmë nga e para. Kjo ka një rëndësi të madhe që të dihet publikisht. Deputeti Lavdrim Krashi, është një nga aktivistët e hershëm, ndër të parët e komunitetit shqiptar, që ka ngritur në të gjithë aspektin e mirëkuptimit të drejtën e votës për emigrantët, trajtimin e tyre të barabartë si në Atdhe e mjaft pika të tjera.

Së dyti, këtë Lavdrim Krashi e ka bërë edhe jashtë shtyllës dhe besimit politik që ai ka besuar dhe mbështetur në vite, për hir të së drejtës përfaqësuese komunitare dhe të Drejtave të Njeriut që janë të sansksionuara në Ligjin përkatës. E ka bërë këtë dhe ka gjetur përkrahje.

Së treti, aktiviteti i deputetit Krashi, asnjëherë nuk ka qenë i ndarë me të drejtën e tij mbështetëse të PS-së dhe aktivizimit dhe ringjalljes së saj në mesin e mbështetësve dhe aktivistëve të saj në territorin britanik, gjithnjë sipas ligjit dhe konventave përkatëse të lëvizjes së lirë, angazhimit të lirë dhe mendimit të lirë.

Së katërti, procesi intelektual i Krashit ka qenë gjithnjë një prezencë modeste dhe gjithnjë me modestinë dhe kulturën që e karakterizon ka patur një mbështetje të gjerë dhe ka folur hapur sikurse dihet dhe shihet dhe sot.

Së fundi, zgjedhja si deputet i Parlamentit të Shqipërisë, prezenca e tij e pjekur, qasja e mendimeve në mediume e TV, shkrimet analitike dhe me mjaft bukë, mendimi i pjekur dhe i drejtë e bëjnë atë të jetë në qendër të vëmendjes.

Të gjitha këto, dhe ndoshta edhe disa të tjera, ishin shkaqet që salla e duartrokiti fort fjalën e deputetit Lavdrim Krashi, në një kohë që fjala e tij ishte një minutazh i paralajmëruar si dyminutësh. E i mjaftuan deputetit të dalë nga gjiri i komunitetit shqiptar në Britani të Madhe, të thotë e të shpreh atë që ndoshta dikush mund ta bënte për dy orë, e ti linte njerëzit gojëhapur në pritje, gjë që e bëri kryefjalën e saj dite. Ndoshta këto duartrokitje kanë më shumë se sa një metaforë midis tyre. Por, ajo që është thelbësore është meritorja. Meritorja e merituar. E ky është jo thjesht vetëm rasti, që shihet, modelohet dhe duartrokitet për z Krashi.

42 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page