Ajo është 35 vjeç dhe me "cerebral palcy". Me karrocë e me komjuter të posaçëm. E megjithatë shkruan vjersha e pjesë të shkurtra. Quhet Isida Dervishhasani, e bija e Hyzen dhe Majlinda Dervishhasani nga Elbasani.
Balada Shqiptare
Çfarë ndodhi me baladën e mrekullueshme dhe epike te Frederik Ndocit, “Syte e tu”? Balada e mirëfilltë Shqiptare pothuajse është zhdukur. E ashtuquajtura balada Shqiptare në ditën e sotme ka në përbërjen e saj melodi turke dhe orientale, dhe në tekstet e tyre mbizotëron dhimbja, vajtimi dhe agonia. Këto këngë në përmbajtjen e tyre kane tema si kurbeti, humbja e një dashurie, vdekja e prindërve dhe tradhtia. Çka është me absurde është kur një këngëtar nëpërmjet baladës të tij përcjell mesazhin e vetëvrasjes, sepse e ka braktisur e dashura. Ky stil balade nuk është aspak stili origjinal i baladës Shqiptare. Tekstet e këtij lloj zhanri baladash janë shumë të dëmshme për shëndetin mendor të rinisë sonë, sepse ato ndihmojnë në shtimin e mërzisë se një personi. Këto balada janë një motiv më shumë që nxit depresionin dhe vetvrasjen në rininë dhe shoqërinë e vendit tonë.
Nga ana tjetër, balada e vërtete Shqiptare nuk është absolutisht me elemente orientale, dhe ritmet e saj kane tendenca perëndimore. Është e vërtet që baladat në përgjithësi transmetojnë dhimbje, por një balade demonstron bukurinë dhe triumfin e dashurisë. Le të shpresojmë qe ky cipë e baladave me nuanca turke të largohet dhe të kthehet balada jonë, sa e bukur aq dhe origjinale.
Duaje jetën
Ti rri e strukur nën një cep,
Dhe pranon një dorë plot ligësi.
Ti që botës tërë jetë i jep.
Nga ai s`more kurrë dashuri.
Dikur dëshiroje të bëheshe avokate;
Tani lejon sesi të shtyp ai kafshë.
Ke harruar plotësisht ëndrrën tënde,
Dhe vec dëshiron të jesh gjallë.
Duaje jetën, mos e nënvlerëso,
dhe thuaji atij jo.
Ti nuk meriton poshtërim,
por veç adhurim.
Duaje jetën, thuaji ndal,
dhe kurrë mos ja fal,
Sepse jeta është e shenjtë,
Dhe të përket vetëm ty.
Edhe ajo është njeri
Ajo qëndron në të njëjtin cep
rruge atje në Elbasan, me
dore të shtrirë, çdo dite.
Nuk ka as zë të flasë,
as këmbë të ecë.
Fatkeqësia e bën atë
Të kërkojë lëmoshë.
Ajo bën luftë me
motin e keq, veç
për një kafshatë buke.
Njerëz që nuk i bërtasin
qenve, i ulërijnë asaj,
Vetëm se kërkon të hajë.
O Zot, është mëkat
që bija jote është
pa ushqim dhe pa dashuri.
Edhe ajo është njeri.
MY HEART WANTS TO GO HOME
God, please make me say no to my past.
It was a very happy and sad at the same
time. It is even gloomier,
now that I am not in it anymore.
Do you know how many sleepless nights?
I think about my life at this time.
The more I think about it even more my heart wants
to go back.
I can’t do that anymore.
I can’t say no to opportunities that life
has given me. I can’t leave this place.
I can’t do it.
Sometimes in life love isn’t enough.
It just isn’t. I am not the same.
Life has made me another person.
Now I am a different woman.
I see things differently from the past,
but my heart has remained the same.
She wants to go home. I am not able to
Tell my heart no. God, please tell her no for me.
Isida Dervishhasani
댓글