
Në momentin kur një roje pylli /!/ e kishte denuncuar djaloshin që kishte bërë hajdutëri ndaj pyllit, ai nuk kishte as 16 vite jete. Pra, sipas dispoziitave për të mitur, nuk mund të përgjigjej penalisht sikur të rriturit.
Nuk kishte lind me një sy. Një ashkël më e madhe e mpreftë ahu kur çante copat e druve, e kishte qëlluar drejtë e në dritë të syrit. Mjeku i syve i tha preras: infektim i pashëruar në kohë dhe, iku të parit në pakëthim.
Nga gjashtë fëmij sa ka familja, ky është më i madhi. Djaloshi është i bëshëm, i fuqishëm, me mollza të rrumbullakta të kuqe e syze me xham bojmbyllur që t´mos i shihet mungesa e syrit.
Kishte një fat shkërdhatë se u lind në një familje dhe në një fshat që të dy të varfër.
Ndonjëherë, ashtu vetvetiu, i shfaqej dëshira që të kishte lindur në familje të kamur edhe në qytet, të kishte vajtur shkollën, bile-djali kishte ambicje-edhe fakukltetin..
Kishte nënën amvise, babain punëtor sezoni.
Të varfër sikur ishin me pyllin afër-fare afër, nga nevoja dhe urdhër i prerë i babait, djali linte shkollën /derisa nuk e braktisi plotësisht/, dhe në kohët kur roja e pyllit endej rrotull me qiften në krah a ndalej për ndonjë birro mitosëse të çorrasur në shitorën e fshatit nga hajdutet e pyllit /ku edhe bëhej pazari/, djaloshi, me sopatën e rëndë, pritte trungjet e çarrit, mllëzit a të ahut.
Po roja, që mirrte pagën për punën që bënte në pyll, kur djaloshi nuk dijti t´i afrohet sikur të tjerët, ia vuri syrin dhe i fshehur pas një shkure të dendur, e vështronte duke ia mbledhur benë për ditën që e kishte në mendje.
Tre trungje çarri, pesë bungu, ahu të diametrit 8-10 cm. dhe doli nam një tub drushë.
E po, pyjet janë pasuri publike, që dmth. pasuri jona, mushkëri të një shoqërie dhe po u prenë në përmasa botërore, shembëll, po u eliminuan pyjet e Amazonit ndërroj për të keq klima në botë dhe pritë pastaj një kataklizmë.
Roja nuk i dinte këto se, ishte një fshatar me një arsimim nënmodest dhe i tëri i fokusuar nga ndonjë interes jasht page. Ai, jo sikur djali, kishte të dy syt, por kishte raste kur njëri nuk i punonte. Pikërisht ai nga anë e të cilit ata të shitorres së fshatit pritnin drutë me motosharrë.
Dhe, doli nga passhkura me armën në brezë, e zuri djaloshin si i thonë: me ushkur në dorë, ia njehsoj trupat e prerë, dhe pasi i mati me pedanteri diametrin e gjatësinë /kishte pak problem me bishtin e tyre se mbaronin me pikën zero e s´dinte ti jap fund hesapit/ i futi një nga një në procesverbal. I dolën dy më shumë se dy kubik.
“Vetë e lype!” i kishte thënë djaloshit kurse ky, si i ri që ishte, i padjallëzuar, u step nga konstatimi i rojës.
“Qy! E kush e lypi? Nuk thash asnjë fjalë” meditonte naivisht djaloshi.
Dhe vajti rasti te prokurori, ai-çuditërisht shpejtë- ia fluturoj gjykatës dhe ajo, njësoj shpejtë, në një instant seancë, e konfirmoj aktakuzën. Përse? Sepse rastet e lehta, ecin shpejtë, të rëndat nuk i çonë as policia, as prokurori, as gjykata-askush. Se, të rënda sikur janë e ato me unazat e boshtin kurrizor të gryera nga përkulja, do shëmben fare.
Djaloshi nisi rrugëtimin për tu futur në analin gjyqësor, tashtipërtashti, si një kriminel i vogël, epitet ky i cili sikur në një prag të lartë do zënë n´thua, të gjithë: mësuesi në shkollë, mocaniket e komshitë në lagjen , padroni në punë /nëse hyn ndonjëherë - jo si kriminel i madh- këte nderë nuk e ka ,se të voglin se do kush/.
Dhe Ligji Penal që jipte zgjidhje aqë humane për ata që bënin krime e që kishte ardhë nëpër një rruge të shkurtuar /w.w.w. “law” ose “legislation”/ nga ndonjë sistem përendimor ose anglosakson ose të dyja të përziera-martifall /si hudhëra me revaninë/ dhe përmes ndonjë gjuhëtari narcisoid të gjuhës angleze /!/që deri në një pikë kupton dilemën e Hamletit por jo edhe parimin “nullum crimen, nulla pena sine lege”/ , ishte futur përmes instant procedures legjislislacionare në sistemin juridik lara-lara të Kosovës. / Zgjidhjet e parimet e tyre, nuk rrahën midis vetes por edhe nuk pajtohen/.
Ato e kanë shumë të rrallë në praktikë për t´mos thënë t´paekzistueshëm “vjedhjën e pyjeve” kurse, te ne pyjet vjedhën e vjedhën edhe nën dritë të hënës edhe nën dritë të diellit.
Dhe Ligji thot: deri dy kubik-s´ka vepër penale, një trung më shumë-pason gjoba ose burgu deri një vit. /Kam dyshimin se denimi është përcaktuar në ato zyrat komode të Kuvendit duke /degustuar makioaton/ afërsisht kështu: … të vëmë për këte vepër tre muaj, gjashtë muaj, apo deri një vit burg. Mos është more shumë deri një vit për dy kubik dru që në treg në muajin maj kushtojnë jo më shumë se 50 euro. Po mirë de, gjyqëtari nuk i jep një vit por minimumin… Më në fund mos do e fusin t´et birë në burg…?/
Po meqë djaloshi është i mitur, sipas Ligji Penal për të Mitur, i shqiptohet masa e mbikëqyrjes së shtuar deri dy vite / .
Babai, reagojë rrept ndaj dënimit: “Është shumë i ashpër!”
“I ashpër…! Aman bre!” ia tha gjyqtari me nerva.
“E po shumë se, unë nuk munda t’i kushtojë djalit kujdesin normal, e këte të mbikëqyrur jo se jo”
Në të dalur nga zyra e gjykimit, i irituar sa ska më, i ati i djalit ia la vetëm një fjali gjyqtarit:
“ Jam pa fat mor zotëri…”
” Pa fat!” ia këtheu sert gjyqtari.
” Paj, t’a kisha djalin kriminel të lartë si,si…e dini ju si…! Do denonte të tjerët! Edhe ju…” po këte fjalë nga droe as nuk e shqiptoj dëgjueshem e as nuk e sosi.
Po gjyqtari bënë punën e vetë se ka të lartë normën e punës e djaloshi për dy dru të prera më shumë se 2 kubik le të mbikëqyrët nga prindërit dy vite të gjata. Dy vite të gjata në varfëri të skajshme…Me emblemën e hajdutërisë në shpinë! Ama, këtu të ne, me drejtësi nuk ka lojë!
Minush M. Hoxha av.