Drejtimi shkollës angazhim dhe përgjegjësi




Nga Bashkim Saliasi

Shkolla rrezaton kulturë në të gjitha mjediset e saj. Ajo i përgatit nxënësit për botën e punës, duke përfshirë edhe fushën profesionale, por edhe edukimin qytetar, i cili është tejet i rëndësishëm për të jetuar në një shoqëri demokratike.

Drejtuesit janë projektues. Ata janë përgjegjës për mësuesit, të cilët i nxitin ata të zgjerojnë aftësitë e tyre për të qenë vizionar në përmirësimin e modeleve mësimore.

Detyra e drejtuesit të është që të ndjek problmet me të cilat përballet në mënyrë periodike dhe të zhvillojë mjeshtërinë e mësuesve në disiplinat e të mësimdhënies. Drejtori i shkollës arrin të përmbush objektivat e tij, kur mbështetet te kolegët, tërheq mendimin e tyre dhe dëgjon zërin e mësuesve për të ndarë përgjegjësitë me ta.

Shkolla ka sukses, kur drejtohet nga profesionistë që njohin metodologjitë e mësimdhënies. Ai udhëheq me shëmbullin e tij si nga ana profesionale, etike dhe marrëdhëniet brenda dhe jashtë shkollës dhe është bashkëpunues me mësuesit dhe personelin mësimor. Drejtori i shkollës është në qendër të vemëndjes në ndërtimin e marrëdhënieve midis mësuesve dhe nxënësve. Ai sot ka fituar autonomi të plotë dhe është i pavarur.

Drejtori i shkollës krijojnë atmosferën pozitive në shkollë, mjedise të të nxënit, e sigurt dhe të baraspeshuar me kërkesa të larta arritjet e nxënësve, orientonë mësuesit e rinj dhe i monitoronë ata vazhdimisht. Suksesi në punën e drejtorit varet nga aftësa komunikuese me kolegët, nxënësit dhe komunitetin për të nxitur mirëkuptimin dhe transparencën në të gjitha hallkat e procesit mësimor dhe edukativ.

Që nxënësit dhe mësuesit të arrijnë të plotësojnë standardet shtetërore është përgjegjësi e drejtimit, që udhëheq dhe plotëson të gjitha kushtet, në bashkëpunim me strukturat ndihmëse, që ndikojnë në rritjen e treguesve në fushën e të nxënit.

Disa drejtime të drejtorisë së shkollës në menaxhimin e punës mësimore-edukative.

-Të njohë mësuesit me udhëzimet që vijnë nga MAS, DAR ose ZA.

-Të informojë kolegët me informacione mbi ecurinë e realizimit të treguesve.

-Të sigurojë zhvillimin profesional brenda dhe jashtë shkollës.

-Të informojë vazhdimishtë prindërit për nxënësit problematik.

-Të krijojë një mjedis mikpritës në shkollë. Etj

Shkolla si detyrë kryesore ka të përcaktojë veprimtarinë ditore, të krijojë bashkëpunimin midis aspekteve të ndryshme të punës së saj dhe t’i kushtojë vemëndje kujdesit për stafin dhe nxënësit.

Drejtimi në qendër të vëmendjes vazhdimisht duhet të monitorojë treguesit si në cilësi dhe në sasi, duke përcaktuar qartë pikat e dobta që shfaqen në organizimin e punës, në procesin mësimor-edukativ dhe të evidentojë punën e mësuesve sesi punojnë në përmbushjen e këtyre treguesve.

Disa parime të punës drejtuese janë:

1. Nxitja e koperimit me anë të formave organizative që mësuesit të punojnë në grup.

2. Kontrolli i vazhdueshëm i stafit të mësuesve për përmbushjen e objektivave.

3. Ndjekja e planeve personale të kualifikimit duke shmangur mbingarkesën.

4. Përfshirja e të gjithë mësuesve në kualifikimet e brendshëm dhe jashtë shkollës si dhe trajnimet individuale.

5. Aftësia për të mbijetuar në kthesat e papritura të ndryshimit të planifikuar dhe të paplanifikuar, ndërkohë që shoqëria përparon dhe zhvillohet.

6. Klima e bashkëpunimit ndikon në ecurin e shkollës.

7. Pranimi i diversitetit të mendimeve nga mësuesit më me përvojë.

Trajnimi i herë pas hershëm i trajnerëve është një kusht domosdoshëm që mësuesit të jenë të përfshirë në zbatimin e kurrikulës së re. Shkalla e lartë e kualifikimit të trajnerëve jep ndihmesën e vet edhe te kolegët që trajnohen për të luftuar fenomenin e “braktisjes së fshehtë”. Shtrohet detyrë e ditës që të gjithë mësuesit të njohin programet bazë të kompjuterit, sidomos Ëordi, Exelin, Paver Paintin etj.

Realizimi me sukses i reformës arsimore shtron si detyrë njohjen e dokumentacionit të ri të shkollës, për përgatitjen me nivel të lartë metodikë dhe shkencor. Trajnim-kualifikimi synon që mësuesi të jetë i përgatitur për çdo sfidë që nga përgatitja ditore me nivel dhe deri te puna me dokumentacionin dhe njohjen hap pas hapi të gjithë veprimtarisë ditore të punës me nxënësit në shkollë.

Kurrikula e re ka si qëllim, formimin e mirë të nxënësve dhe për t`i aftësuar ata sa më mirë për t`iu përgjigjur sfidave të kohës. Vitin shkollor që kaloj dhe i riu që filloj u organizua trajnim-kualifikimi për mësuesit që do punojnë me sistemin e ri për njohjen me programin, përgatitjen e planit mësimor, zbërthimin e programeve, organizimin e orëve të lira, vlerësimi etj.

Detyrë kryesore është pasurimi i bibliotekave të shkollës me literaturën përkatëse ku mësuesit gjejnë përvojë dhe në një farë mënyre vet-kualifikohen. Pajisja e bibliotekave të shkollës me literaturën e duhur luan rol edhe në ngritjen shkencore dhe metodike brenda shkollës në departamentet lëndore. Së fundi edhe literatura që botohet, t`i paraqes problematikat e arsimit bashkëkohor me një gjuhë më të thjeshtë për t`u kuptuar dhe zbatuar nga mësuesit. Mendoj që, gjuha që përdoret në dhënien e njohurive të reja bashkëkohore, po ashtu dhe ajo për zbatimin dhe aplikimin modern, të jetë më e thjeshtë dhe brenda standardeve të gjuhës shqipe, pasi jo rrallë herë ajo paraqitet e ftohtë, me fjalë të huazuara dhe hermetike. Ndërkaq, të propagandohen më mirë përvojat teorike dhe praktike të shkollave më të përparuara, ato do t`i shërbenin praktikisht kualifikimit të mësuesve, do t`i bënte ata më aktiv dhe më të zhdërvjellët në procesin e rëndësishëm të mësimdhënies.

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif