top of page

“Drama shqiptare” në një dramë të Terziut



Vetingu në vilēn e madhe” nga Fatmir Terziu, një “fermentim” krijues i auorit


Nga Shefqet Meko



Të mbash në laboratorin krijues një dramë për një çerekshekull, është shembull i madh i një konseguence krijuese, të cilën mund ta bejë vetēm Fatmir Terziu. Ky është reagimi im i parë ndērsa shfletoj dramēn “Vetingu në Vilēn e Madhe”.

Kjo gjini krijuese, sipas meje, është ndër më të vēshtirat, sepse permes dialogut dhe karaktereve, duke qenë gati në “birucë”, të duhet të përcjellësh qartë mesazhin tek një audiencë që futet “në valle”me skenën dhe aktorët, ku “shkrepsja” e parë është mendja e krijuesit që finalizohet nga një regjizor i talentuar. Ndaj për mua drama është një “koncentrat” fantazie, që jo çdo krijues e përballon.

Besoj se nuk e teproj se Fatmir Terziu, duke hezituar kaq gjatë për të na u shfaqur edhe si dramaturg, na bind se ka “qëlluar” në shenjë”. Drama e tij e parë e “katapulton” në llozhēn e dramaturgëve shqiptarë, që mua më bën zheloz, sepse ende kam draftin e parë të një drame shkruar qysh më 1976, por letrat janë zverdhur. Drama në fjalë e Terziut është një sukses, që do ta konfirmojë edhe publiku, kur ta shohë direkt në skenë, dhe që uroj të jetë drama e parë në teatrin e ri, zhurmëmadh, të Tiranës.


Duke e lexuar “Vetingu në Vilēn e madhe”, sinqerisht mu trazua gjumi. Një trazim të ngjashēm kisha perjetuar kur në “vitin e kovidit” Ahmet Prençi do më sillte për ta redaktuar romanin “Anja”. Ndryshe nga ndërveprimi me Prençin, si përgjegjësi redaktuese, në dramën e Terziut isha një spektator “i gozhduar” në kolltuk deri në faqen e fundit, duke bërë kujdes për t’i shpëtuar “briskut dëshpërues” në duart e personazheve…

Vetëm tre personazhe “rrotullohen” në skenë: Agripi, Grina, Juli. Një treshe ku edhe pse shumica është seksi tjetër, mashkulli i vetëm dominon dhe kontrollon gati gjithshka, si një kult dhe realitet shqiptar.

Në fundin e vet, kjo dramë, ose “të përgjak”, ose ndien “erë gjaku” si zhgënjim e revoltë, si një instik viktime, duke të bërë që ta “ta jetosh dramēn” kur shfaqja ka mbaruar. Është një lloj “shekspirizmi” shqiptar, që ndez një flakë imagjinate në tru: Kush janë tre personazhet në dramë? Pse tre, dhe jo pesë? Kush është “shoferi”, e kush “llustraxhiu”? Kush duartroket në sfond, populli apo shërbëtorët? Deputët e ministrat, apo turma “i voton”? Kush vodhi “virgjërinē” e dikujt, kur priste të “martohej me tjetrën”?!… Ku shkojnë paratë në çanta dhe çfarë kishte “zarfi i pa hapur”?..

Është një “kaskadë” marramendëse pyetjesh dhe ngjasish personazhesh, që fantazia jote i kërkon në shoqërinë postkomuniste shqiptare.

Thënë shkurt kjo është një dramë “me të gjitha dramat” tona, një dramë me tre personazhe që të fundos në dhimbjet që kemi perjetuar, në ato dhimbje dramatike e tragjike, maratonë për dekada ku ndodhi çdo gjë, por kurrë drejtësi dhe ndëshkim për “peshkaqenē”.

Vetingu në Vilën e madhe” e Fatmir Terziut është një kryedramë e shkruar në liri, e nisur diku në Elbasan, apo Tiranë dhe “mirëfermentuar” në Londrēn e Shekspirit dhe Çurçillit për 25 vjet.

A ka një dramë tjetër me të njējtin itinerar që pret “Teatrin e Ri” të shfaqet si “sfidë nga Londra”? Le të presim. Le të shohim!


Minneapolis, 22 Maj 2023

137 views4 comments

4 comentarios


Vilhelme Vrana Haxhiraj:

Miremengjes! I dashur Fatmir, sapo u zgjova, hapa kompjuterin dhe e lexova me nje fryme, analizen e Z. Shefqet Meko. Analiza e tij me nxiti kureshtjen, deshiren dhe padurimin per ta shijuar ne skene dramen qe po perjetojme. Te uroj me gjithe shpirt per kete veper qe godet realitetin e hidhur ne Shqiperi. E kush tjeter mund ta beje nje drame te tille, veç "Mjeshtrit te Madh", Prof.dr. Fatmir Terziut?! Falemindetit dhe urime, Z. Shefqet per kenaqesine, me te cilen po nis kete dite! Urime Prof. Fatmiri dhe me vepra te tjera aktuale, pasi vendi yne ka perjetuar dhe po perjeton drama te hidhura qe e tejkalojme dhe Shekspirin si tragjedian! Urime zemre! Vilhelme Vrana, Vlore, 22.5.2023

Me gusta

Halil Rama:

Kjo analizë e Sh.Mekos, në të vërtetë përmban elementë të një platforme regjisoriale, që do ta ndihmonte shumë regjisorin që do marrë përsipër inskenim e kësaj drame. Qoftë edhe me sa shkruan miku ynë Meko kuptohen vlerat e kësaj vepre të prof.Terziut, që pasi ka lëvruar me shumë sukses poezinë, prozën,, analizën etj, vjen suksesshëm edhe si dramaturg...

Me gusta

Uran Butka:

Urime per dramen tejet aktuale.

Me gusta

Laureta Gega:

Urimet me te mira. Me gezon me arritjet e tua.

Me gusta

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page