top of page

Dr Yllka Filipi: Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë është sot në zi

Updated: Jul 2


Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë është sot në zi, pasi  mëngjesin e trishtë të kësaj të hëne të  1 korrikut,  shuhet zemra e kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare. Kalorësi i Madh i Legjionit të Nderit  të Kombit, kandidati i çmimit Nobel për letërsinë,  akademiku dhe eksploruesi më i madh i historisë, artit,  kulturës ballkanike dhe identitetit shqiptar, përfaqësuesi më i devotshëm i përkthyer në më se 45-gjuhë të botës, ndahet sot fizikisht nga ne, për të udhëtuar në përjetësi. Në kapërcyellin e më tepër se  6- dekadave krijimtari intensive Ismail Kadare u bë zëri universal i një kombi të lashtë, duke i mbijetuar totalitarizmit  nëpërmjet alegorive politike, parabolave, asosacioneve dhe analogjive historike krijuar e sjellë në realitete të tjera paralele falë horizontit të tejskajshëm të mendjes e talentit të tij. Jo vetëm letërsia shqiptare, por sidomos letërsia  botërore humbën sot fizikisht shkrimtarin më të devotshëm Ismail Kadare, për të skalitur tani e tutje përmendoren e veprës së tij në pavdekësi.

Ngushëllime të sinqerta familjarëve.

Fjala e tij u bëftë dritë për kombin!

Kryesia e SHSHSHA

New York, 1 korrik 2024

11 views0 comments

ความคิดเห็น


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page