top of page

Dr. Pirro Prifti në zejen e parapëlqyer të servilizmit


Dr. Pirro Prifti në zejen

e parapëlqyer të servilizmit


Në numrin e djeshëm (23 janar) të Portalit “Fjala e Lirë”, ishte botuar analiza e dr. Pirro Priftit, me titull “Pasojat e ekstremizmit”.

Dr. Pirro Prifti e ka të pamundur të heqë dorë nga zeja e servilizmit para agait të vet Rama, kalorësit të helenizmit. Sipas dr. Priftit, siç thuhet në analizën në fjalë, Shqipëria ka “pësuar një emigrim galopant prej 1.7 milionë njerëzish brënda 10 vjetëve të parë për shkak kryesisht të varfërisë, për shkak të të ardhurave të pakta…”.

Pra, dëmin më të rëndë për shpopullimin e vendit tonë e paskan sjellë vetëm ato 10 vitet e para të pluralizmit. Po si shpjegohet që dr. Pirros nuk i paska bërë fare përshtypje fakti që, pas vitit 2013, vendin e kanë braktisur 750 mijë bashkatdhetarë? E po nuk mund t’i bëjë përshtypje, se në shtator të vitit 2013 u bë kryeministër Rama, të cilit dr. Pirroja i serviloset me shtatin të përkulur deri në tokë dhe mëkatet e rënda të Ramës i vlerëson si virtyte në procesin e shpopullimit tragjik të vendit tonë.

Po a e di dr. Pirroja që, në vitin 2011, kur kryeqeveritar nuk ishte agai i tij Rama, fshati Shishtavec, në Kukës, kishte 3800 banorë, kurse tani kanë mbetur vetëm 67 pleq? Ata pleq të gjorë ankohen se kur t’u vijë vakti për t’u larguar për në atë botë, s’do të ketë njeri për t’i përcjellë për në banesën e fundit.

Mirë do të ishte që dr. Pirroja, si mjek që është, të mundohej të ngjitej deri në Shishtavec, për të vizituar ndokënd nga ata pleq, se mos është i sëmurë, se, sipas zërave që qarkullojnë gjithandej, mjekët dhe infermierët e Kukësit kanë “avulluar” drejt vendeve perëndimore gjatë viteve që agai i tij Rama është kryeministër. Se drejt atyre vendeve Rama i ka dërguar për një “teferiç të gjatë turistik”.

Është e çuditshme! Dr. Pirroja s’u bë që s’u bë dot vetvetja, s’hoqi që s’hoqi dot dorë nga zeja e servilizmit ndaj Ramës. E ka të pamundur, i shkreti, se zeja e servilizmit ka peshë të rëndë dhe nuk e lë kurrë të drejtojë kurrizin. Pikërisht si puna e agait të tij Rama, të cilit medalja e kalorësit të helenizmit, me të cilën patrikana e kishës ortodokse greke e dekoroi në Jeruzalem në dhjetor të vitit 2015, i varet në qafë si gur mulliri dhe e nxit orë e çast për kryerjen e detyrave që i ka vënë Athina. Prandaj edhe s’pati burrërinë t’i thoshte Micotaqisit:

“Ore kryeministri grek! Eja për vizitë në Tiranë, jo në Himarë, se Himara nuk është tokë greke!”.

Mirë që e priti në Himarë, po pse nuk u bë burrë dhe t’i thoshte me zë të lartë, që atje ta dëgjonin edhe fëmijët e djepit:

“Ti, ore kryeministri grek, erdhe për vizitë këtu, ku nuk të takon të vish. Atëherë dil e më prit mua për vizitë atje ku më takon të vij, në trojet shqiptare të Çamërisë, që shtrihen deri në Artë e në Prevezë!”.

Lexuesi i nderuar mund të pyes:

“Po si nuk pati burrëri ky Rama për t’ia shtruar një kèrkesë të tillë Micotaqisit, në takimin që pati me të Himarë?”.

Po si mund të kishte burrëri për shtruarjen e një kërkese të tillë, kur dihet që medalja e kalorësit të helenizmit i pëshpërit në vesh orë e çast shprehjen në vijim:

“Kujdes!Vazhdo të kryesh detyrat tona dhe mos luajë nga vija!”.

Dhe, në zbatim të atyre detyrave, Rama ka menduar me kohë për krijimin rreth vetes të kopesë së servilëve të kallëpit të dr. Pirro Priftit, të cilët vetëm zvarriten para tij, se s’çohen dot më këmbë për shkak të mungesës së shtyllës kurrizore.

Xheksonvil, Florida

24 janar 2023

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page