Dr. Ibrahim Rugova, bibliograf i madh i letërsisë shqipe
----------------------------------------------------------------------------------------------
Nga Hysen S. Dizdari
-------------------------------------------------------------------------------------------------
21Janar 2006 - 21 Janar 2024
Në kujtim të 18 vjetorit të ndarjes nga jeta
--------------------------------------------------------------------------------------------------
Dr.Ibrahim Rugova lindi me 2 Dhjetor 1944 ,në fshatin Cerrcë ,komuna e Istugut,në Kosovë dhe vdiq me 21 janar të vitit 2006 në Prishtinë, ai ishte, politikan, shkrimtarë, studiues i letërsisë ,kritikë letrarë por dhe bibliograf i shquar
Dr.Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, pastaj përfundoi shkollën e mesme në qyteti e Pejë në vitin 1967. Fillojë të studjonte dhe shkruane letërsi që në shkollën e moshën e rinisë , prandaj zgjodhi si shkollim të lartë ,Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1971. Pasi përfundojë shkollën e lartë me rezultate të larta fillojë punën si redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore “Dituria”, të cilat botoheshin në Prishtinë, gjatë viteve 1971-1972. Ai punoi disa kohe edhe në revistën "Fjala" e cila botohej në Prishtinë.
Gjatë viteve të punës në gazeta dhe në revista ai u njoh me poetë dhe shkrimtarë të shquar nga Shqipëria ,Kosova dhe trojet e tjera shqiptare. Duke qenë i pasjonuar pas historisë letërsisë, këtu nisi punën e tij për mbledhjen,studimin dhe katalogimin e librave, shkrimeve,artikujve të letërsisë shqipe.
Pastaj për afro dy dekada, ai punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si studjues i historisë dhe teorisë së letërsisë shqipe.Gjatë këtyre viteve ai punojë disa kohë dhe kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike”, e cila ishte organ i Institutin Albanologjik të Prishtinës.
Në vitin 1976-1977 kreu studimet per Doktorature në një Universitetitin të Parisit. Në vitin 1996, Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, dhe në vitin 1984 mori titullin Doktor në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës.
Dr. Ibrahim Rugova përveç meritave që ka në studimin dhe zhvillimin e letërisë shqipe bashkohore ai ka arritje të mëdha edhe si udhëheqës i shquar politik i LDK-së, i cili në viin 1989 zgjidhet kryetarë i LDK-së. Ai ka luajtur një rol madhorë në politikën e Kosovës si udhëheqës i LDK-së dhe i popullit të Kosvës në luftën e tij për liri e Pamvarsi Kombëtare nga pushtuesit serb.Prandaj ai është zgjedhur ,dy hërë President i Republikës Kosovës në vitet 1992-2000 dhe nga viti 2002 deri sa vdiq në vitin 2006, pas vdekjes tij është shpallur Hero i Kosovës .
Por në këtë shkrim do trajtojmë kryesisht meritat e tij në fushën e zhvillimit të letersisë shqipe , si shkrimatarë ,si studjues,si bibliograf dhe kritik letrarë.
Gjate vitet 1971-1975 ai punoi pa u lodhur për të mbledhur,studjuar dhe kataloguar veprat e shkrimet letrare të studjusve shqiptare ,dhe së bashku me studjuesin e letërsisë, Isak Shema në vitin 1976 ,do të nxirnin në dritën e botimin ,një nga veprat më të mëdha të historise të kritikës të letersisë shqipe me titullë:
“Bibliografi e kritikës letrare shqiptare 1944-1974”, botim,Institutin Albanologjik të Prishtinës, Prishtinë,1976.
Shkrimtari dhe studjuesi i talentuar i letërsisë shqipe , Dr.Ibrahim Rugova ishte vetëm 32 vjeç kur arriti të botojë këtë vepër madhore të letërsisë shqipe ,gjë e cila flet për pasionin e tij të madh për studimin, njohjen dhe zhvillimin e letërsisë shqipe por edhe njohuritë e thella, shkencore mbi historinë dhe teorinë e letërsisë shqipe bashkëkohore.
Siç tregojne vetë autorët në parathenjen e librit në muajn gusht të vitit 1975 kjo bibliografi ishte përfunduar dhe e kishin dërguar për botim në Institutin Albanologjik të Prishtinës i cili e botoi në vitin 1976.
Në parathenjen e kësaj bibliografie vetë autorët tregojnë se për gjatë përgatjes për botim të kësaj bibliografie kanë kryer hulumtime te mëdha nëpër Biblotekat Kombëtare në Tiranë,në Prishtinë ,në Shkup,në Beogradë e tjere .
Gjatë përpilimit saj, janë konsultuar edhe me bibliografitë e letërsisë shqipe të botuera në Shqipëri, Kosovë dhe ish Jugosllavi me autorë bibliografët e njohur të kohës si : Sevdije Ahmeti, Dhimitër Fulani, Prof.Jup Kastrati, Luan Kokona, Diana Kosturi, Ali Rexha, Kolë Luka, Prof.Dhimitër Shutëriqi, Veli Veliu e tjerë.
Kjo Biblografi ndahet në dy pjesë :
Në pjesën e parë : Libri
Në pjesën e parë përfshihen të gjithë librat e shkruar në fushën e historisë të letërsisë shqipe ,në fushën e teorisë letërsisë shqipe dhe të kritikës letrare, ku përfshihen gjithësejtë 83 titujë librash të ndara nëjsi bibliografike në vete, ku jepen për secilin libër jepen të dhëna të plota si më poshtë vijon:
Emri i autorit, titulli e librit , shtëpia botuese,emiri i shtypshkronjës, numrin e faqeve, formati i librit dhe vitin e botimit tij.
Në pjesën e dytë : Periodiku
Kjo pjesë ndahet në pesë kapituj si më poshtë:
I.Çeshtje të përgjitheshme
II.Letërsi e vjetër
III.Letërsi e Rilindjes kombëtare
IV.Lëtersia midis dy luftërave
V.Letërsia e sotme
Në pjesën e dytë të ndara në pesë kapitujë , janë përfishirë gjithësejt 3992 studime, esetë, artikuj, shkrime , të cilat kanë karakter informative dhe fillojne nga numri 84 deri në numrin rendorë 4075, njësi bibliografike ku për secilën njësi jepet këto të dhëna :
Emri i autorit, titulli i studimit (shkrimit,artikullit ), emri i gazetës,revistës, ku janë botuar, numri i faqeve dhe viti i botimit.
Në pjesën e fundit të kësaj bibliografie për të ndihmuar studjuesit e letërsisë shqipe jepet:Indeksi i emrave të autorve dhe indeksi i emrave të veprave të letrare (studimit,artikullit) që përfshihen në këtë bibliografi.
Kjo bibliografi ka gjithësejt 448 faqe dhe përmbledhë gjithësejtë , 4075 njësi bibliografike ,prandaj duke patur parasyshë, gjërsinë e informacionin që jep, mund ta qujmë pa frikë, si një, enciklopedi të historisë së kritikës të letersisë shqipe për një prijudhë 30 vjeçare nga viti 1944-1974.
DISA NGA VEPRAT LETRARE :
- Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, (me bashkautor ,Isak Shema), Instituti Albanologjik, Prishtinë,Prishtine 1976.
- Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), (me bashkautor me Sabri Hamitin), Prishtinë,1979.
- Strategjia e kuptimit, Prishtinë ,1982
- Vepra e Bogdanit 1675-1685, Prishtinë, 1982
- Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare (1504-1983), Instituti Albanologjik, Prishtinë, Prishtinë,1986
- Refuzimi estetik, Prishtinë, 1987
- Pavarësia dhe demokracia, Prishtinë,1991
- Çështja e Kosovës, Prishtinë,1994
- Kolona e veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, Prishtinë,2005
Shënim: Hysen S. Dizdari - Studjues i Historisë Letërsisë dhe Filatelisë // Tiranë me, 21 Janar 2024
Comments