
Predispozita ndaj sjelljeve devijane gjykohet pothuajse gjithnjë e më me ashpërsi. Si mund të kristalizohet besimi ndaj një ish të proceduari nga drejtësia penale? Situate ne te cilen aktivitet kryesor ishte lufta ndaj sfidave që has individi për t’iu larguar sjelljeve devijante, veçanërisht fitimi i besimit në komunitet.
Njeriu i ngecur nën shoqërinë e devijantëve dhe ndëshkimit mbulohet nga trishtimi i mos-përfshirjes ose pengesave që has dhe që e shtyjne drejt dëshpërimit për të ardhmen, për shkak të sjelljeve devijante dhe mos-pranimit nga shoqëria.
Aty, në breg të detit, na paraqitet Besimi teksa zhytet dhe ngrihet, realitet i hidhur, ashtu sikurse has vështirësitë dhe peripecitë e shmangies dhe distancimit nga sjelljet dhe shoqëria e individëve të proceduar nga drejtësia penale.
Ishte pikërisht profesori që e mbështeste dhe interesohej per te, për ecurinë dhe përparimin e tij në shkollë dhe qendrime, i cili perpiqej që t’a përfshinte në bashkëveprim me nxënësit e tjerë, duke ndërvepruar në procesin mësimor dhe aktivitete shoqerore.
Por, provokimet e shokëve, madje të dhunshme me qëndrime pa takt dhe agresive, bënte që ai të distancohej prej tyre. Shoqja e tij përpiqet ta ndihmojë, edhe pse nën presionin e mendësive dhe perceptimeve ndaj saj, presionit të të vëllait për shkak të mbështetjes ndaj tij.
Tentativa e profesorit shkonte përtej ambienteve shkollore deri në ambientin familjar, i cili në bashkëbisedim me nënën e tij, na paraqet situatën në të cilën ndodhet Besimi.
Ndoshta mungesa e ngrohtësisë familjare, veçanërisht mungesa e figures së të atit dhe dualitetit të nënës ndaj fëmijëve dhe grindjeve të shpeshta me bashkëshortin e saj ishin fenomenet qe mbante ne mendje profesori.
Por edhe grindjet e Besos me njerkun e tij, duke i “kujtuar” përkujdesjen ndaj tij, duke e ofenduar, ndikonin qe shpeshherë, pas grindjeve, Besimi ta gjente veten larg gjirit familjar, nën shoqërinë e Spahiut, një individ me histori kriminale, i cili gjithnjë e më shumë po e zhyste në sjellje devijante.
Ndërsa shpresonte tek mirëkuptimi dhe mbështetja e njerkut ( sepse nuk e kishte tea tin), ai zhgënjehet nga mosqëndrimi dhe mosmarrja e përgjegjësisë atërore nga njerku I tij.
Ndërkohë qe tenton të distancohet, ai përfshihet edhe më shumë në sjellje devijante, ku reklamohej me vese nën shoqërinë e Spahiut.
Përfshirja në transportimin e objekteve të vjedhura, fillimisht pa dijeninë e tij, e con ne një thellim te inkriminimit në vjedhje, ndërkohë që frekuentonte shkollen dhe paraqiste rezultate të mira në mesime.
Ndikimi negativ i theksuar pas incidentit me motorr, e con ne nje gjendje ku vërehet brerja e ndërgjegjes dhe presioni, dhunimi fizik dhe manipulimi i Spahiut ndaj Besimit.
“ Dora e ngrohtë” e shtrirë nga Organizata e Rinisë dhe profesori nuk rezultuan produktive, duke e zhgënjyer atë dhe duke acaruar edhe më tepër marrëdhëniet në familje.
Ndërhyrja e mbështetur në modelin e diskutimit ne grup (kundravajtësi, mësuesi dhe shokët e tij) nuk po funksiononte
Gjithnjë dhe kudo paraqitej nën shoqërinë e Spahiut, ndërkohë që ishin te dy nën hetim për vjedhje ndaj shoqërohen nga forcat e rendit. Paralelisht në film shohim një orë të mësimit me seancën gjyqësore, ku Besoja paraqitet i penduar për mos-sinqeritet dhe abuzim të besimit të profesorit dhe bashkëmoshatarëve të tij.
Pas procedimit të Drejtësisë Penale, atë e mirëpret familja e tij. Sa i përket punësimit, ai punësohet nën hijen e dyshimit, duke ndier veten nën presionin ose hijen e të shkuarës kriminale. Provokimet e Brrahushit, i cili kishte qenë shok burgu me Spahiun eshte re e zeze per Besimin.
Bezdisja dhe ofendimi me nofkën “profesor”, deri tek vjedhja e vlerës monetare të njërit nga punonjësit, e vë Besimin nën shigjetën e dyshimit nga punonjësit e tjerë. Ndërsa ishte nën procesin e restaurimit me modelin e Rrethit të Paqes me pjesëmarrjen e kolegëve të punës, brigadierit, profesorit, shokëve dhe hetuesit, Besimi eshte ne lufte per te fituar besimin
Ç’rrenjosja e besimit tek individi është e mundur aty ku mungon mundësia për t’u ri-integruar. Shoqëria dhe agjencitë e tjera socializuese duhet t’u japin mundësi, përkrahjeje dhe besim ish të dënuarve.