Përtacia e trurit që ndalon tek lëvorja, fletë të pluhurosura pirg. Gjysmë të kalbura, gjysmë të ndotura, dora e ngutur që i humbi tinëzisht.
Me Eskilin, Euripidin, Sofokliun e Safon, tragjeditë e dramat plotërisht, Bota e Njeriut, nga e sotmja, e ndryshme do të ishte natyrisht ...
Përtacia e trurit që ndalon tek lëvorja, pamja modeste në vend të thellësisë. Gënjimi fatal atje tek hierorja, shkaku i zhdukjes së pakuptimtë.
Me Safon, Euripidin, Eskilin, Sofokliun, tragjeditë e dramat plotërisht, Bota e Njeriut nga e sotmja, e ndryshme do të ishte natyrisht...
Brerja, që s'e ndali hutimin e grahësit, të digjte dorëshkrimet e shenjta, të arta. Gabimin tragjik ngase shenjat e artit, asnjëherë nuk shfaqen të thjeshta, të qarta.
Me Euripidin, Sofokliun, Eskilin, Safon, tragjeditë e dramat plotërisht, Bota e Njeriut nga e sotmja, e ndryshme do të ishte natyrisht ...
V. O - Pjesa më e madhe e veprave të kolosëve të antikitetit u dogj ose humbi.
Comments