top of page

Dorë pushteti


Astrit Lulushi



Shumica mund të gabojë po aq rëndë sa disa. Kjo e vërtetë është e njohur edhe mes politikanëve, të cilët prej 30 vjetësh janë angazhuar në procesin e tranzicionit, ose formimin e Shqipërisë kapitaliste apo si Europa.

Duke i ndarë votuesit përmes sistemit të partive politike, ata shpenzojnë energjitë e tyre për të luftuar për çështje pa rëndësi. Kështu, me veprim të matur politikanët mund të sigurojnë për vete atë që kanë planifikuar kaq mirë dhe kanë arritur me kaq sukses; përçudnim dhe kthim prapa, madje nuk u dhimset të shkojnë deri në periudhën osmane kur vendi ishte vasal.

Zgjedhja nga vetë njerëzit, përgjithsisht nuk dallohet për mençuri. Dora e pushtetit dirigjon e i bën votuesit të zgjedhin atë që i nevojitet sistemit; kështu pushteti bëhet gjykatësi i vetes. Zoti nuk ekziston, prandaj çdo gjë është e lejuar, thoshte Niçe. Por jo çdo gjë është e lejuar, prandaj Zoti ekziston, përgjigjej Dostojevski.

30 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page