top of page

DON KISHOTI DHE SANÇO PANÇA... shqiptarë....


DON KISHOTI DHE SANÇO PANÇA..shqiptarë....

NGA KRISTO ZHARKALLIU

Shqipëria nuk na lë kurrë të mërzitemi. Dikur blinim libra humoristike-akoma dhe revista të tilla – që të zbaviteshim dhe të na qeshte pak buza,kurse tani...Më kujtohet kur dikur lexova romanin e apanjollit Servantes i përkthyer në mënyre të përsosur nga i madhi Fan Noli dhe se si qeshja me lot nëpër faqet e tij,megjithë mërzinë dhe brengat e përditëshme të asaj kohe. Madje më vonë qeshja me Hostenin, sidomos me mikun tim Hyskë Borobojkën dhe me mikun tjetër, Dritëro Agollin. Veçse aso kohe Shqipëria nuk ishte aspak komike dhe rrallë, shumë rrallë na bënte të qeshnim duke ndërprerë rënkimet dhe lotët. Dhe kur -dikur tashmë- diktatura u shëmb dhe na thanë-kështu na thanë- se u vendos demokracia morëm frymë të lehtësuar dhe plot shpresë thamë: më në fund edhe Atdheu ynë do të bëhet si...Evropa- kështu çirreshin- ata që mirrnin në duart e tyre ...demokracinë shqiptare!..Pastaj? Që atëhere kanë kaluar plot 32 vjet dhe ata që çirreshin për Shqipërinë si Evropa (Nuk thoshin Europa se ishin...demokratë!!!) janë akoma këtu-në Shqipëri dmth- dhe akoma dhe tani kështu bërtasin si karagjozë ‘’Do të shpëtojmë Shqipërinë!!’’ Nga kush?

Pikërisht këta të dy që ngjajnë kaq shumë me Don Kishotin dhe Sanço Pança, i kanë hipur kalit(!) dhe vrapojnë me kalin kockë e lëkurë të...shpëtojnë Shqipërinë nga...amerikanët! Kush ta priste se do te shfaqeshin edhe ne Shqipëri Don Kishoti dhe Sanço Panço! Nuk ka dyshim se na bëjnë më shumë të qeshim se sa të bengosemi! Këta të dy (Saliu dhe Like Floriri) me çmëndinë e tyre donkishoteske e morën Shqiprinë pas rënies të diktaturës- dhe si na shitën përrallat e ‘’çekut të bardhë’’ dhe të ‘’Shqiprisë si Evropa(!)’’ i futën kazmën Shqipërisë dhe nuk lanë asgjë më këmbë nga çka kishte ndërtuar populli me djersë e me gjak 45 vjet diktaturë (Vetëm digat e Drinit shpëtuan se nuk dinin si t’i hidhnin në erë!), duke u ngjitur në të gjitha piramidat e pushtetit (akoma dhe me ato të parave që u quajtën firma piramidale dhe Saliu i rekllamonte se ...’’me ne të gjithë fitojnë!): I pari, Don Kishoti (Saliu, më faln) u bë kryetar i partisë së parë...demokratike, pastaj u bë Kryeministër,më pastaj Presidenti Republikës dhe pastaj prapë kryeministër! (Qyfyre!) dhe si vrau e preu në 1997-98- u bë prapë kryeministër që të mbaronte atë që kishte filluar: 21 Janarin dhe hedhjen në erë të qëndrës së çmomtimit të armëve, në Gërdec de ku...punonte dhe Zeni i famëshëm!) ku u vranë rreth 30 vet...gjithnjë i mbrojtur nga gjyqtaret (jo si ajo lavirja e bulevardit që nuk kishte turp dhe donte të hetonte!) dhe nga politikanët e tjerë, si humbi zgjedhjet dha ‘’dorëheqjen’’ nga kryetallëku i partisë por jo nga politika...dhe ne thamë: Shyqyr o zot! Kaq e pat Shqipëria ...shpëtoi nga Saliu! ( se deri atëhere afro gjysma e popullsisë shqiptare kishte marrë udhët e kurbetit si kishte shijuar ...çekun e bardhë dhe...si Evropa duke menduar shqipot se më mirë të bëheshin vetë evropjanë) duke kaluar me hir e me pahir kufijt drejt...Evropës...dhe kështu kudo tani gjen Shqiptarë. Por edhe ata që morën pushtetin pas rënies të Saliut, na kishin premtuar ‘’drejtësi’’ ‘’mirëqënie’’ dhe dashuri...Kjo e fundt donte të thoshte se askush nuk do të kërkonte të mësonte mëkatat ose’’krimet’’ e Saliout dhe të shokëve të tij sepse edhe të porsa ardhurit kishin mëkatat e tyre. Se pastaj bashkëpunonin me Sanço Pançën e historisë sonë..me falni Like Floririn doja të thosha. Dhe ky i kaloi të gjitha shkallët-ministër,kryeministër, kryetar kuvëndi dhe së fundi...President i Republikës!! Ç’tjetër të kërkonte? Nga të gjitha këto si është e natyrëshme për politikën shqiptare, Likja ynë doli me pasuri përrallore, madje dhe për macen e tij ka një...vilë të veçantë! Dhe çfarë nuk ka !Vetëm popull nuk ka se e ka kuptuar..

Megjithatë..Megjithatë nuk është i kënaqur... Kërkon akoma...por dhurata i erdhi nga Uashingtoni ku nuk i a fali Saliut mëkatat dhe krimet që kishte bërë dhe e shpalli...non grata si njeri tepër i korruptuar dhe i rrezikëshëm për demokracinë shqitare! Do të thoni, ç’punë kanë amerikanët? Ai shqiptarët kishte dëmtuar, vrarë e mashtruar! Ku t’i kuptojmë se si mendojnë andej nga Uashingtoni! Kjo e zëmëroi shumë Saliun por edhe Likën! Se Likja ndërkohë nuk është më President dhe ka vendosur të rikthehet...fitimtar! Saliu (Don Kishoti) nuk fal amerikanët dhe u shpalli luftë dhe Likja (Sanço Panço)nuk fal Edi Ramën (që e kishte bërë president) dhe ai mbetet kryeministër. Si ore të mos jenë ata të dy, Don Kishoti dhe Sanço Pança në pushtet? Kësisoj të dy- që ngjanë kaq shumë me heronjtë e Servantesit- filluan ‘’kryqëzatën’’kundër Amerikës (imperialiste)dhe Edi Ramës (hajdutit!) Fushatën e nisi Don Kishotit kundër amerikanëve (i hodhi dhe në...gjyq!) por shkatërroi partinë e tij (fajin non grates i a kishin të gjithë akoma dhe ish bashkëpunëtorët e tij dhe kryesisht ‘’trrashëgimtarin’’ të partisë që vetë e kishte emëruar)- dhe me foltoren e tij të famëshme nisi i zëmëruar drejt...fitores! Sanço Pança sikur e priste nga qielli këtë rast dhe vrapoi të përkrahë ish padronin e tij të vjetër me shpresë që t’i rrëmbejë kalin (partinë doja të thoshja!) veçse partia...që ishte një shpresë për ndërrimin e pushtetit- u çthur, u bë dy pjesë dhe Sanço Pança sikur mbetet edhe njëherë me gisht në gojë si po e pëson dhe Don Kishoti i cili askush nuk e njeh si...kryetar partie. Patjetër këtu kemi të bëjmë me një figurë tragjike nga marrnia (Don Kishotin) dhe një figurë komike që ngjan kaq shumë me atë ë Sanço Pançës! I pari bërtet, shan majtas djathtas, kërcënon (me revolucion) dhe i dyti...ah i dyti premton të...shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët nga Edi Rama, të cilin do ta bëjë copë copë, dhe do ta hedhë në Lanë... ose do ta kalbë në burg- sidomos do shpëtojë rininë dhe do të ndalojë...emigracionin (kurse fëmijët e tij i ka në Londër për të...studjuar!) Dhe të mendosh se kjo ‘partia’’ e tij merr në zgjedhje 4 me 5 përqind të votave! Por ai ka kuadro të forta me vete dhe kjryesisht i pa pësëritëshmin Peço Vasilin! Ka dhe atë...Benin gojështhururin që akoma s’ka mësuar të...eci vetë! Sinqerish ju them se nuk mund të mos qesh kur dëgjoj kërcënimet dhe premtimet e Sanço Pançës! Por kur dëgjoj ose lexoj ‘’deklaratat’’ e Peços..e atëhere shqetësohem! Shqetësohem se sa poshtë duhet të ketë rënë shtypi letrar dhe elektronik shqiptar që të botojnë qyfyre të tilla? Dhe boton përditë’’deklaratat’’ ‘’fitimprurëse’’ dhe kërcënuese të Sanço Pançës dhe të Peços duke i zbukuruar për ditë me fotografitë e tyre komike...me dhjetra fotografi çdo ditë në shtypin...demokratik të Tiranës...Don Kishoti dhe Sanço Pança bashkë doradorës si të dashuruar...(dhe bashkëpunëtorët e tyre) ‘’zbukurojnë’’ çdo mëngjes faqet e gazetave dhe të portaleve... ’’Bashkë Fitojmë’’ thonë dhe Sanço Pança premton se më 14 maj do të jetë një ditë e re për Shqipërinë dhe se atë ditë ‘’do të hedhin në Lanë Edi Ramën’’ (dhe është kaq i gjatë dreqi!)

Mirë them unë me vullnet të mirë. Le ta zëmë se më 14 maj ‘’Bashkë fitojmë’’ fiton 61 bashkitë- hajde t’i japim dhe ne një dhe i bëjmë 62-të mos kiursehemi! (le të bëjnë bashki dhe ...Gërdecin!) dhe pastaj? Si u rrëzuaka Rama? Këto janë zgjedhje vendore dhe me sa di unë në asnjë vend demokratik fitorja në zgjedhjet vendore u rrëzuaka qeveria. Qeveritë rrëzohen kur humbasin zgjedhjet parlamentare, apo gaboj? Por duke se Don Kishoti dhe Sanço Pança i ynë kanë logjikën e tyre dhe dinë se si të rrëzojnë një qeveri. Me një grrusht shteti (u përpoq dhe në 1998?!) ose me...revolucion popullor. E, si bolshevikë që janë mund të bëjnë dhe një revolucion me ata...bashibozukë që i ndjekin nga pas! Veçse unë- të më falni- kam dyshimet e mia se në se populli shqiptar do të bëjë revolucion për hatër të Don Kishotit dhe Sanço Pançës! Besoj se ai popull është ngopur me pallavrat e të dy figurave tragjikomike të Shqipërisë. Dhe ka ardhur koha që Partia Demokratike të riorganizohet me njerëz të rinj ( jo si çuni i Balliut dhe atij...Babale, zoti na ruajt!) se kjo parti duhet Shqipërisë që nesër të rimarrë pushtetin dhe demokracia shqiptare të funksionojë më në fund.

KRISTO ZHARKALLI, Athinë 28 mars 2023.

27 views1 comment

1 Comment


Minush Hoxha
Minush Hoxha
Mar 30, 2023

Sarkazëm i mprehtë por shumë i qëlluar. Del groteks komprometuese që të rivendoset në /cilindo/ pushtet Don Kishoti dhe vëllamthit sipas veprave komprometuese të tij. Po, bëhet pyetja: vendosen ata veten në karrige pushteti apo iu dha vota? Natyrisht që pas një presingpropagande gënjeshtare, iu dha vota sa, më pas të bëjnë gjithë mbrapshtitë sikur përshkruhen në këte sarkazem përfekt. Autorit një aplauz për kualitetin e sarkazmit dhe synimin nga krijimi i vlerave në shoqërinë shqiptare.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page