top of page

Doli nga botimi romani më i ri i autores Vilhelme Vrana Haxhiraj


Për ju pushues romani “Perëndim apo...?!”

i shkrimtares Vihelme Vrana Haxhiraj.

Sh.B Europrint

Në këto ditë tejet të nxehta vere, doli nga botimi romani më i ri i autores Vilhelme Vrana Haxhiraj, me titull “Perëndim apo...”.



Është një titull sa intrigues e po aq i bukur dhe i dhembshëm në brendi, sa që e shtynë kureshtjen e lexuesit të apasionuar për ta lexuar.

Ashtu si titulli i librit, po aq mbreslënës është edhe paragrafi i shkëputur nga thënia e autores, qysh para 27 vitesh, kur u botua libri saj i parë që ishte një vëllim i vogël poetik me titull “Loti nuk ka faj”. Shkrimtarja në hyrje të librit si pikënisje ka vendosur disa vargje, që i quan ‘vargje shpirti’, pasi ato pk rreshta ua kushton atyre që u kishin mohuar të drejtat dhe liritë, të cilët kurrë nuk mundën të jepnin vlerat e tyre. Këta njerëz të pafat autorja Vrana i ka quajtur “Të vdekurit e gjallë”.

Është e vërtetë, se njeriu që nuk gëzon asnjë të drejtë dhe liri, vetëm frymon, është një kufomë që ecën kuturu pa asnjë shpresë... Pavarësisht se autorja e librit, me guxim dhe këmbëngulje e mposhti frikën, doli jashtë kornizave të kohës barbare për të qenë vetvetja, është pjesë e mohimit dhe denigrimit gjysmë shekullor.

Vargje shpirti ,

atyre që u tretën në varret pa emër!


“Një fjalë, një rresht a një poezi

Për jetët e tyre është pak…

se vuajtjet u janë bërë laklitar,

edhe pse nuk e kanë një varr,

Ata nuk kërkojnë të marrin hak.

Dhembja, eh dhembja!

Kurrë nuk ngrihet në piedestal,

nuk pendohet ndërgjegja mëkatare

ndaj nuk di të thotë : “Më fal”!

Nuk u shkon ndërmend aspak, se...

shpirtrat qetohen nga kjo fjalë e artë

dhe ringrihen “të vdekurit e gjallë”! Vivra

Në romanin “Perëndim apo...?!” autorja paralelizon jetën e reklamuar dhe atë reale e pa hiperbolizuar. Ajo flet me pa mllef pa hakmarrje, veç paraqet faktet, duke ia lënë lexuesit të gjykojë. Tek e fundit është koha ajo që na gjykon, se çfarë kemi bërë e çfarë nuk kemi bërë. Ajo të tregon se ç’gjë kemi bërë të mirë dhe çfarë është bërë keq apo e gabuar, e cila është e pafalshme. Tek e fundit përvoja shërben si mësim për brezat që vijnë më pas me qëllim që rinia të mos lejojë përsëritjen e tragjedive dhe dramave që ka përjetuar ky komb i cunguar dhe i tjetërsuar nga padrejtësitë dhe grykësia e më të fuqishmëve. Gjithë romani, në çdo faqe e paragraf përciell mesazhe bashkimi, mirësie, mirëkuptimi dhe tolerance kombëtare. Vetëm të bashkuar, pa mllefe dhe hakmarrje një vend i vogël si Shqipëria, shkon drejt integrimit. Ndryshe është i destinuar të shpërbëhet. Ndaj kemi nevojë për traditën e bukur të shqiptarizmit. Këto ngjasin si porosi për rritjen e ndërgjegjes kombëtare!

Në ballinën pas, do të lexoni:


Kopertina e romanit, me foton: Vivra në minikopshtin e taracës së shtëpisë, Foto nga Vlad Haxhiraj

Të përshkruash dhembjen, do të thotë shumë...

“Arti që lë gjurmë, buron katërcipërisht nga dhembja...Vivra

Për librin e parë të saj, autorja me modesti thotë : “Jo, jo…kjo nuk është poezi. Është zëri i një shpirti të lënduar për 52 vjet, i një goje të kyçur për të mos shprehur mendimet që gëlojnë në një mendje të lodhur prej peshës së kohës…

Eh, koha…koha…Sa ashpër më ka fshikulluar mua, të gjorën! Pamëshirshëm më mori zvarrë dhe unë tani eci nëpër brazdat e gjurmëve të saj me shpinën e krrusur sikur pesha e saj ende rëndon mbi këto supe të drobitur… E tronditur, kthej shikimin pas dhe shoh ngjarje, data, persona që i desha dhe më deshën, të cilët mjerisht s’janë më…Shoh atje tej…në një kënd të errët ata që më mohuan të jem “njeri”. Vetëm kur je i tillë je në gjendje të bësh diçka…Kurse mua më quajtën ndryshe.

Oh, sa epitete kam dëgjuar të më ngjisnin: “Reaksionare, kulake, e deklasuar, e damkosur, ish pasanike e ndyrë, e qelbur…armike e populli, ti, ti… që i ke lyer duart me gjak…nuk ke të drejtë të jeshë si ne. Dhe brenda meje shkërrmoqej ëndrra, vritej shpresa për një të nesërme…Eh..., ç’poezi mund të japë një grua e moshës sime?! E sotmja tronitëse, s’më lë të harrojë të djeshmen e hidhur dhe të presë të nesërmen dilemë…Më dhembset qyteti im, më i bukuri në botë, i pakrahasueshmi, qyteti i diellit, i cili e përkëdhel atë butë me shumë dashuri dhe admirim mëngjeseve të praruara në brigjet “Perlë”të Adriatikut të kaltër dhe të Jonit blu. Ndërsa muzgjeve të argjendëta, të papërsëritshme, të cilat ndryshojnë nga një mbrëmje në tjetrën, duke i bërë perëndimet më magjepsëse, syri i botës, Dielli, kapërcen horizontin, duke i uruar natën e mirë jo pa lotë e dhembje tokës së bekuar, qytetit të diellit, Parajsës, ku kanë foletë dhe prehen Perënditë!

Pamja madhështore, ku tri ngjyrat blu ( qiell, tokë dhe det) nuk njohin kufi ndarës, ndoshta do më bëjnë ta shoh realisht botën dhe të jap vlerat e mia.”- Janë fjalë tronditëse që dalin nga një shpirt që zjen si vullkan i heshtur që pret të shpërthejë magmën e akumuluar për gjysmë shekulli.

“Çudi, por, edhe sot pas 32 vitesh ndryshimesh, perëndimet kanë ngelur po ato...!”-pohon autorja

Perifrazuar nga znj. Lejla Gorishti, redaktore e librave të autores Vrana-Haxhiraj

Të flasësh dhe të kërkosh të vërtetën është drejtësi dhe bekim i Zotit.Autorja


Në kërkim të së vërtetës


Mes ndjenjash drithëruese

Mendime dhe emocione pasigurie... lotët rrëshqasin ngadalë, të lodhur

si fjalët e qiririt kur shkrin...

Drit' e tij e dobët

u kthye pas në shekuj...

pa ditur, pa syninm,

tej në lashtësi ndali hapin...

harlisur në skutat e errësirës...​​dhe

pa njohur,eci nëpër brazda epokash.

Aty...

zhbiroi ankthin e së vërtetës së mohuar,

në data historike tjetërsuara,të cunguara e

të pluhurosura nga "pseudohistorianët"

gjeti dhe të pafetë që varrosën të vërtetën.

Mes shkëlqimit të fasadës së ekranit...

petku farsë i jetës verboi njerëzimin,

gënjeu, mashtroi, talli,vodhi, përbuzi,

burgosi dhe vrau të “vdekurit e gjallë”

Zhvillimi shpiku fuqinë e mbijetesës.

Të urtin e zhyti në mjerim e varfëri mendore,

me shikimin e lëbyrtë të atij që hiqej zvarrë

si pa të keq i injektoi helmin e dhembjes. Por shpirti s’vdes dhe kurrë nuk harron...

brenda xhepave të tij të errët,

frymojnë,virtytet njerëzoe,

vuajtja. Guximi e mohimi,

fama e krenaria,dashuria dhe dhembja...

dhurata viryti apo vujtjje mbijetese.

Hajnët dhe xhelatët e kohës,

të pangopurit fitojnë para dhe famë ,

duke tregtuar motrën dhe vëllanë,.

verbuar nga trafiku dhe paraja

nxorën atdheun në ankand...

Ti në kërkim të së vërtetës, thua

dhe këlthet sa të të dëgjojë Zoti:

"-Botës i erdhi fundi...qysh kur

humbi rrugën arsyeja dhe gjykimi,

kurse i lajthituri i ekzaltuar, këlthet:

"-Shikoni! Kjo është drejtësia?!"

Vivra

Urime autores dhe lexim të mbarë!

ShBEuroprint, 5 gusht 2023

34 views3 comments

3 Comments


Fatmir Terziu:

Dalja në dritë e romanit më të ri të shkrimtares, Vilhelme Vranari Haxhiraj, me emrin lerar Vivra dhe me një angazhim thuajse të gjerë në të gjitha fushat e krijimtarisë letrare, na gëzoi pa masë dhe natyrisht ajo që kemi lexuar në prurjet e kapitujve të tij para botimit vërtetojnë se kjo autore është ende në majën e kulmin e krijimtarisë së saj, gjë që flet se mund të sjell akoma krijime të tjera, edhe pse prej kohësh ndodhet me një pamundësi të plotë shëndetësore. Ky roman ka një mesazh ndryshe dhe duket një portë e madhe ku mund të hyjnë të gjithë moshat të shikojnë, marrin mesazhin dhe ta përcjellin vetvetiu në kënde të ndryshme. Perëndimi pikërisht…

Like

Prof Dr Mehdi Hyseni: Z.Vilhelme,

Urimet më të mira dhe më të sinqerta për botimin e këtij romani më ti r me të cilin ke pasuruar letërsinë dhe kulturën kombëtare shqiptare.

-Shëndet, suksese të mëtejme në veprimtarinë e juaj të frytshme dhe vlerore.

Me shumë respekt dhe konsiderata vëllazërore e miqësore!

Mehdiu

ASHASHA, Nju-Jork

Like

Vedat Shehu: Urime dhe pershëndetje Zonjës së Madhe Vilhelme Vranari Haxhiraj, për këtë botimin e këtij romani të ri; të VIVRËS VEZULLUESE TË SHQIPTARISË me krjimtarinē e Saj të vijueshme letrare-artistike mbresëlënese, kushtuar madhështisë së Kombit Tonë Të Plagosur nga historia dhe Diktatori i sajuar, Shqiptarë-Vrasesi Enver Hoxha.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page