top of page

DOKTOR- NDOC  KAÇULINI...


DOKTOR- NDOC  KAÇULINI

 PUNOJË NJË  JETË  KUSHTUAR  MJEKSISË  SHQIPTARE

Nga: Hysen S.Dizdari

Studjues i historisë dhe filatelisë   // Tiran me, 11.Shkurt 2024

---------------------------------------------------------------------------------------------------

11 shkurt 1910 - 11 shkurt 2024  // Në  kujtim të 114 vjetorit të lindjes

 

Dr. Ndoc Kaçulini lindi në qytetin e Shkodrës  me, 11 shkurt 1910 ,në  një familje shkodrane me tradita te larta atdhetare e patriotike, dhe ka ndërruaj jetë me 13 tetor 1995.

Pasi mbaroi shkollën fillore në qytetin e lindjes.Në vitin 1922, mori një burës nga qeveria e Zogut dhe vazhdoi shkollën e mesme dhe  shkollën e lartë në degën e mjeksisë në qytetin e Beogradit të ish Jugosllavisë.

Me përfundimin e shkollës lartë për mjeksi ai emërohet  si drejtorë  në spitalin e qytetin e Mitrovicës në Kosovë, ku punon deri në përfundimin e luftës, në vitin 1945.

Në vitin 1945 kthehet në Shqipëri dhe bashkohet me forcat partizane,duke sherbyer si mjek i këtyre forcave, të cilat kishin kaluar në Jugosllavi për të ndjekur forcat e nazistve gjermane. Kthehet në Shkodër së bashku me Shefqet Peçin e Kadri Hazbiun ku qëndrojnë dy ditë në shtëpinë babait tij.

Në qytetin e Shkodrës emrohet dhe punonë si mjek patollog deri në vitin 1946, ku po këtë vitë  mobilizohet si mjek ushtarak me gradën, Kapiten i parë.

Në vitin 1947,kur  rastësisht, ndodhej për  ndihëm e inspektim, si mjek ushtarak në spitalin e rrethit Tropojës, ai bëri një akt fisnik e patriotik, sepse pasi u njoh me rasti e vdekjes ,të Arif Ozman Dizdari  u konsultua me mjekun e spitalit, ku  e udhëzoi atë, që të jepte sipas ligjit, lejen e varrimit për patriotin, tropojan,  Arif  Ozman Dizdari, pa patur dijeni dhe njohje me familjen e tij, dhe me këtë akt fisnik, ai shpëtoj familjen dhe pasardhësit e tij, nga internimi dhe persekutimi nga rregjimi i kohës.

Ne pasardhësit e kësaj familje jemi për jetë mirënjohës, Dr.Ndoc Kaçulinit,për aktin e tij fisnik e patriotik.



Në vitin 1947 dërgohet për specilazim të mëtejshëm në fushën e mjekësisë në Beogradë , dhe me prishjen e mardhenjeve me ish Jugosllavinë në vitin 1948 kthehet në Shqipëri.

Në vitin 1948 emrohet si mjek  ushtarakë në qytetin e Korçës, ku njihet dhe martohet me Znj.Fedha Shamo e cila rridhte nga një familje patriotike korçare.

Në vite më vonë transferohet si mjek ushtarak ne qytetin e Kavajës, ku dhe lirohet nga detyra si mjek ushtarak, pastaj vazhdon dhe  punon si mjek civilë në qytetin e Memaliajt të Tepelenës deri në vitin 1955.

Në vitin 1955 kthehet në qytetin e lindjes në Shkodër.

Në vitin 1956  emrohet si mjek patollog-epidemiollog dhe punonë në  këtë,detyrën deri sa del në pension  në vitin 1970.Pasi doli në pension ,ai vazhdoi të jap kontributin e vetë  në fushën e mjeksisë ,duke punuar 2-3 orë në ditë në Polikliniken e qytetit të Shkodres.

Gjatë viteve që punojë si mjek epidemiollog në qytetin e Shkodres ,ai dha një kontribut madhorë në studimin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive në qytetin e Shkodres dhe zhvillojë shumë ekspedita për të ndihmuar popullësin e fshatrave malorë të rrethit të Shkodres për tu mbrojtur, parandaluar e kuruar sëmundjet e ndryshme  infektive në ato vite.

Nga martesa me Znj.Fedha Shamo, ka dy djem, Lorenc Kaçulini dhe Zhan Kaçulini. Djali i madh Lorenc Kaculini ,pasi përfundoi shkollën e mesme me rezultate të larta në vendlindje,vazhdoi studimet për Inxhinjeri Elektrike, ku përfundoi me suksese  Fakultetin 5(pesë) vjeçar të Inxhenjerisë elektrike me rezultate të larta në vitet 1968-1973 .

Pas përfundimit të shkollës lartë, kreu me suksese, zborin 3 mujorë dhe pastaj u emrua të punoje si i vetmi, inxhinjer elektrik në byronë teknike të Ndërmarrjen Ushqimore Shkoder e cila kishte në vartësi 11 fabrika ushqimore.



Pas ndarjes së Ndërmarrjes Ushqimore , në katër ndërmarrje të tjera në vitin 1987,Lorenci vazhdojë të punojë si inxhinjer elektrik në Ndërmarrjen e Qumështit deri sa ajo u mbyllë në vitin 1993.

Pas vitit 1993 vazhdoi të punojë si mësues në Shkollën Industriale dhe pastaj si dogonjer në  Degën e Doganës, Shkodër deri në vitin 1995 kur doli në pension.

Është për të theksuar se një nga pasionet e veçanta te Lorencit, është studimi dhe koleksionmi i pullës postare shqiptareve dhe vendeve të tjera.

Ai ka dhënë një kontribut të madh ,në njohjen, në stdumin dhe në zhvillimin e Filatelise Shqiptare , është autor i disa shkrimeve e artikujve në Revistën Koleksionisti dhe në mediat e shkruera dhe elektronike.

Ai zotërn një koleksion të pasur më pullat postare e  FDC shqiptare  dhe të vendeve të hueja dhe për shumë vite  është zgjedhur dhe ka sherbyer me nder si Kryetar  i Degës së Shoqatës së Koleksionistëvë  Shqipëtarë për qytetin e Shkodres.

Djali tjetër Zhan  Kaçulini ,pas  mbarimit të shkollës së mesme, më rezultate të larta, plotësoi dëshirën e të jatit, dhe vazhdoi studimet për mjeksi ,ku përfundojë Fakultetin e Mjeksisë me rezultate të larta, dhe më vonë u specjalizua në Neurokirurgji.

Ai pas specjalizimit punonë, si mjek neurolog  në  spitalin e qytetit të Shkodrës.

Me rastin e 114 vjetorit të lindjes të, Dr.Ndoc Kaçulini  i kujtojmë, brezit të sotëm të mjekve shqiptarë ,se Dr.Ndoci Kaçulini ,studjoje dhe punojë  tërë  jeten e tij ,në mbrojtjen e shendetit të popullit shqiptarë, e veçanrishët atij të Shkodres, nga semundjet infektive, duke dhënë një kontributë  madhorë, në  zhvillimin e përparimin e mjeksisë shqiptare në vitet 1946-1970.

I Përjetshëm qoftë  kujtimi i tij.

Tiranë me, 11 shkurt 2024.

216 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page