
(Përgënjeshtrim për vendndodhjen e DODONËS pellazgjike)
Nga Fahri Dahri
Tashmë është bërë traditë nga disa studjues, historianë, shkrues, që në çdo vit, kur
kryhet pelegrinazhi në malin e Tomorrit, të shkruhet me epos të madh për
përvehtësimin e vendndodhjes së Dodonës thesprote, Dodonës pellazge, duke e
shoqëruar edhe me festën e Kulmakut.
Ka dhe studiuesi, historianë, gjeografë, shkrues që jashtë zemrës dhe llogjikës me
këmbëngulje, vit për vit përpiqen të shtrëmbërojne të vërtetat. Në rastin konkret, të temës mbi vendndodhjen e Dodonës, ata bien pré e përcaktimeve të gabuara tëngjarjeve historike, apo emërtimeve të vjetra të toponimeve, të hapësirave gjeografike, etj. duke i vlerësuar apo dhe mbivlerësuar me realitetet e sotme.
Ani, thonë Kosovarët, emrat e objekteve, fshatrave dhe qyteteve mund të ndryshohen, por vendndodhjet jo, asnjëherë, ato vetëm në mijëvjeçarë mund të humbasin, të harrohen.
Është për tu theksuar se në histori dijetarët, filozofët, dramaturgët, etj. cilësohen
gjithmonë me prapashtesën “grek” si “historian grek”,“dramturg grek”, “fillozof grek”, kur në të vërtetë disa prej tyre nuk janë të lindur në trojet e sotme të shtetit Grek, si psh Herodoti (484-425), cilësohet “historian grek”,por vendlindja e tij ka qenë Halicarnassus në Perandorinë Perse (Bodrumi i sotem, Turqi), ose vendlindja e Aristotelit ka qenë Stagita e Thrakisë, etj. Theksohet ky fakt për tu kuptuar se ajo që sot quhet Greqi e lashtë shtrihej nga Azia e Vogël, në Egje, në Afrikën e Veriut, në Ballkan, në jug të Italisë e deri në brigjet Iberike, përbëhej nga shumë popuj, shumë gjuhë dhe me dijetarë nga të gjithë ata popuj.
Prof. Savash Veliu, thekson : “Si u krijua nga Fuqitë e Mëdha shteti fabrikat
“Greqia”, botuar në “Nacionalalbania on February 23, 2013”, lexohet: “Dihet se,
Qytetërimi i lashte grek, është mbase, një qytetërim i madh që ka ekzistuar pas
disa qytetërimëve më të mëdhaja lindore që shtriheshinë në shtretërit e
lumenjve Eufrat dhe Tigër, si Babilonia, Sebeja etj. Kurse, më e madhja ishte
dhe është civilizimi i Egjiptit për të gjitha kohërat e paaritshme për botën e
civilizuar. Por, shkaku se ai civilizim i takon lindjes, dmth i takon kufijve
jashte Evropës, atëherë Evropianët vendosën ta hiperbolizojnë Greqinë Antike
dhe pasardhësen plagijat të saj, Romën Antike. Civilizimi “Grek” nuk është
grek, në kuptimin se nuk u përket vetëm grekëve. I përket gjithë njerëzimit.
Shkaku se, të gjithë dijetarët grek antik ishin të frymëzuar nga Lindja e
Mesme. Prej tyre i morrën mësimet bazike në shkencë, mjekësi, astronomi,
letërsi etj, duke i përkthyer librat e tyre dhe pastaj i emëronin ata me emra
greke, që më pastaj ata të quhen si sot-grekë”I theksojme këto fakte për të
vërtetuar “zellin” e madh të disave për të shtrëmbëruar të vërtetat, një prej
të cilave janë përpjekje për çvendosjen e Dodonës Thesprote.
Le të përqendrohemi tek “tema” jonë e shkrimit, duke sjellë disa përcaktime të
vendndodhjes së Epirit, me bazë shkrimet e historianëve dhe gjeografëve të para
Krishtit.
Pse Dodona nuk çvendoset dot as në Skrapar dhe as në Këlcyrë?
Sepse: