top of page

DO T’JU MALLKOJË KOHA

  • Oct 16, 2023
  • 1 min read


DO T’JU MALLKOJË KOHA

Cila nënë ju polli ju gjeneralë të vdekjes,

nuk i dëgjoni të qarat e fëmijëve që çajnë,

qiellin e kaltër loti dhimbjes mbush detin?


A i dëgjoni mallkimin e nënave o barbarë,

nëse jeni bij nënash ndaleni këtë barbari,

s’ngrihet lavdia mbi fëmijë të pafajshëm!


Kush gëzon spaleta gjenerali me pabesi,

gurët qajnë e kërkon të gjallërohet toka,

dëgjoni vajin e fëmijëve do ju mallkojë koha!

@Xhavit Gasa

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page