Sa hyri Zonja Meri, e panë me një lule në gërshetin e majtë,
E thanë “ zonja vetë!”
Pastaj u ul tek këndi diplomatik i kadifenjtë, aty tek qoshku i delegacioneve
Ballëpërballë atyre me nofken e bëmirësve finok të OJQ të famshme,
Atyre nga shtetet zëngjin, që s’ua di kush gjurmën.
Pyesin me rrudhje supash: Kush janë?
Duke vënë në lëvizje rrudhat e fytyres shtyeshem, e pohon me pa një lidhje
,,Po,po” fjalën e perkëthyeses sharmante Donika.
Ndonjë marrëzie eksperti të quajtur projekt bëmires,
Bamirës! E përse…!? Se shihet e mira e s' duket interesi.
Dhe del një përgjigje e tërmekur:
Ai projekti i sajuar nga motive interesash madhor të oligarkve botëror.
Më pas Zonja Meri, tek i kërkon lejen e fjales me ëmbëlsi,
me gishtin thuakuq, i thrret si një patë:
,,Zotëri Xhon, u flas si cicero i këtij shteti të rinjë, ashtu, si patriot që jam
O zotëri Xhon-nuk mund të mos e pikas-ju jeni sall mirësi!
Të ju ruaj me frymen e vetë e Shënjta Mari! Për harenë që ua sollët kalamajve të vuajtur!
Dhe ua them çeltë, selamet e uratat e prindërve fukarenjë”
Dhe Xhon i rryer me leksik lavdërues zonjash zotëruar në universitet profan
Qeshë paksa me qesendi e bënë gjeste i kënaqur,
i zgjatë doren me respekt bashkëautores së marrëzisë e kapardisët:
,, E dini e nderuar znj. Meri, OJQ jonë buron nga humanizem i krishterë! Është parim!
Është një fondacion që zhvatë miliardat për lumturinë e kalamajve të gjorë!
Ashtu! Pa një interes! Kot, fare kot!”
,,Vërtetë humane ser Xhon. E dhanë këte si top lajm shtëpitë televizive. Shtetëror në veçanti!!
Kam dëgjuar tek mediat kapitullin e kushtetutes së shtetit dhe të programit tuaj.
Fascinante Ser Xhon!Tek skaji njerëzor!”
Dhe e mendoj unë tek dëgjoj fjalorin glorifikant:
Shihni syhapur: Zonja e mendon! Ajo kaluron mendjes si në një kali garash dhe-mendon!
Më tej me vetëbesimin e një të graduari thirrjesh akadmike, vazhdon:
Më kot obstruksionistët i bëjnë varrin neoliberalizmit! Nuk ka për të vdekur! Kurrë!
Është shpirti i ekonomisë dhe i mirëqenies botërore! Dhe z. Xhon,siç e thash, është human”
E zotëri Xhon, ngrinë vetullen i habitur. Se ç’i hyri betejes me dyfek çorr!
,,E kini me gjithë mend këte zonja Meri? Kini lexuar mendimet për të kundërten? Pa numër ka!”
Zonjes Meri i vie pshtyma si gurralec. Nuk e përpinë dot! Në çast zgurdulloat syt!
Zotëri Xhon, vendos të vazhdoj. S’i mbet tjetër.
E dini zonja Meri…ca teorik e mallkuan! Tashmë bënë gadi qivurin për te. Bëri moshë! Thonë: nuk ia çon tutje!
Nuk është kapitalisti ai që ishte. As punonjësi. Prona private josejo! Shtiglic Zonjë! Duhet cilësim i ri!”
,, Jo,jo! Janë dhënë në gjuhë që se kuptoj. Po, logjika ser Xhon, logjika! L’esse faire-i”
Xhoni hedhë kokën anash e qeshët paksa me keqardhje dhe ia thot: kuptoj! Po dhe ajo ndërroj!
Gjuha angleze dhe ju ekonomiste masters por në jë gjuhë tjetër… E pra, kini universitete të kohes!
Por, ekonomi botërore, e nderuar zonja Meri, në ca shtete, ashtu, antineoliberaliste!
Centriste, por të forta! Kina…Ah Kina!.Hong-Kong! Befasi teorike.
Demant i konceptit dyqindvjeçarë. Po tundet Smith në varrin!”
Zonja Meri është pisk. Si gishtin që zë dera në të mbyllur!
Rrudhat i mbushen djerrsë si prrocka në miniaturë.
Ee, Zonja Meri. Koha! E ka zënë ngërqë.
Zonja Meri djerrsinë akoma, i hipen temperatura.
,, Ser Xhon! Këtu bënë zagushi! Një ajër që s’e gëlltit emfizmi im! Ngulfatem”
Ser Xhon ka kulturë përendimore, është gjëntellmen i rryer, i del në krah zonjes.
,,Oo, zonja Meri, e kuptoj unë hallin Tuaj! Ka në personin Tuaj shumë rropulli. Ngarkesa…!
U duhet një pajtim i brëndëshem. Një meditim në qetësi.
E kuptoj gjerësinë mbërthyese Tuajen, ambicien…imediaten e realitetit…
Por…çasti i përbotëshem do një bazament të begatë teorik”.
Tek i kap doren për t’i ndihmuar, vazhdon me pardon:
,,Jeni e brishtë, mos iu rrekni rropatjeve teorike,
trilleve të oligarkëve e servilve të tyre. Janë të thella fare”
Z.Xhon e sheh më gjatë.
Zonja Meri edhe më djerrësinë nga mynxyra! I është shprishur dukja, frizura
I është shpushpuritur gërsheta dhe i ka rënë përtokë trëndafil i kuq! Sheh anash si një buf!
Më pas i iken shikimi sa këtej-andej
Z. Xhon në shqetsim në provë për ndihmë.
Thërret kamarierin. i kërkon me mimikë një gotë ujë.
Ai nga respekti vepron shpejtë. ,,Keq duket” ia thot.
Zonja Meri që më parë ka një ankth nga provokim i qarqeve testuese,
dukuri e neoliberalizmit i ardhi shtesë.
Nxjerrë vetimthi Xanaks i gëlltit dy kapsulla. Dhe një dollofix kinez.
Një i ngecë në fyt e kollitet.
Zotëri Xhon, i padijtur, e zu me koprreshë në dorë. E nuk e pat me të keq.
Pastaj zonja Meri pinë sërish ujë.
Ka ngushtim fyti. Nuk i shkon kapsulla. Pastaj pinë ujë shtesë dhe i shkon.
Z. Xhon gëzohet por qorton veten për nxitimin jogjentëllmen ndaj znj. Meri
.,, Kjo e gjorë e unë s'kisha ndjesi!”
E thot me vete me keqardhje: dhe parimet kanë limitet e shtjellimit. Këtu koha vonon paksa…!
E Zonja s'ia del me hap!“
Meri ardhi tek vetja. Buzqeshë. Është e kënaqur.
Sheh z. Xhon dhe me të dy duart i shtrëngon doren e djathtë të tij.
,,Z. Xhon, më shëptuat! Sikur dhe këte vend që ngujoj në tmerrin e një kohe! Një flm.sa një kala!”
Tani znj. Meri si një larask fluturon në sfondin qiellor pa fund.
I iku më në mënyrën finoke betejes në të cilën rendi qorr. Pa u lënduar rëndë.
Në vete ndëshkoj vajtjen në gjerësi të palejuara dhe tha:
,,Meri, dëshiri i nënes. Mos dil tej mahalles se ka terrtabiqa andej!”
Përkujtoj mastersin si një gjëkoti. ,,Këtu, gjërave i japin kuptim që nuk e kanë. Këtu…kështu…!”
Pastaj pretendimin për graden ,,dr.” dhe tezen e doktorates sugjeruar nga mentori.
Mentor Biznesmeni. Fytyrkuqi! Ky është mbiemëri i tij.
E ngatrruar kjo puna e grades ,,mr.” e ,,dr.” E ke-s’e ke. S’e ke-e ke!
Të diskriminuar nga Përendimi ku e ke e ke, e ku s’e ke s’e ke!.
Ata gllabëruesit finok të paepur për demokraci e globalizem.
Sikur e tha një antiglobaliste rebele, ajo Naomi Klajn: ,,Ne zhvatim ngatrresa, ata të holla”
Rrënuesit me projekte shkencore të normes morale. Kështu e thonë ata dokraxhinjtë djerrakohes.
Bash kështu!
Një prurje letrare e freskët për nga problematika dhe realizimi artistikë. Lloj-lloj ndihma e bamirësi të dërguara vetëm për të dëshpëruarit nga mjerimi, por që kanë rënë e bien pre e grabitqarëve me pushtet, e trondisin edhe zemrën me pakëz ndjeshmëri humane. Me të drejtë shkrimtari tërheq vëmendje dhe e denoncon atë grabitje dhe gjithfarë të ashtuquajtura "OJQ-ra" të "demokracisë".
Gjithë të mirat e suksese prozatorit z.Minush Hoxha!