top of page

DJEGIA E LIBRAVE NË SHKOLLË


Një tregim i shkurtër i shkëputur nga libri: “Novela e tregime”, të autorit Kasam Shaqirvela, tregimi është i bazuar në ngjarjen e ndodhur….

Nga Redaksia e Librit

*

DJEGIA E LIBRAVE NË SHKOLLË

Ishte kohë e vështirë, tamam si koha e “Gjuajtjes së Shtrigave”,... socializmi kishte filluar t’i ndjente lodhjet e muskujve të tij... kërkohej gjithandej “fajtori kujdestar”(dezhurni krivac). Shqiptarët po kalonin një periudhë post rankoviqiane... por të pasuar nga shegërtët e tij gjithandej teritorit të Jugosllavisë titiste, pra edhe në Maqedoni kishte vazhduesit e asaj politikefashiste....! Lazar Mojsov, deklaronte se nuk guxon që as dhe një fije floku t’i mungojë maqedonasit...? Ah, sa e pakripë kjo ”shaka”...! po ku kishte mundësi në një regjim socialist sllav të bënte shqiptari diçka në kokë të vetë pa e pyetur së pari e masandej pa i dhënë leje sllavo-maqedoni...që ky i rendit të dytë të bënte diçka...?! Mbase Mojsovi ndjente një ngarkesë shpirtërore për përcaktimin e tij kombëtar ...mos vallë edhe ai si shumë politikanë, poet e shkrimtarë, filozofë e sociologë, historianë, gjuhëtarë, mjekë, ushtarakë... etj ishte i shkretë. Këta...mbase i takonin grigjës së ”shkretëve” - shqiptarëve orthodoksë të R.Maqedonisë, nga pjesa perëndimore e saj..! Tashmë të asimiluar në gjuhë dhe në përcaktim kombëtar, të paktën në dukje...sepse, “në brendi, vetëm ata vetë e dinë si ndihen edhe Zoti i madhërishëm, ai që ndodhet atje lart në qiell...dhe na vështron neve me nge” atë se gënjejmë dot, kurse veten dhe ata rreth nesh ,po! Këtë ”shaka”..., kërcënim makiavielist do ta përdorte edhe kasapi i Ballkanit, nacio-fashisti Millosheviq kur, njësoj, kështu si ky,... deklaroi nga tubimi në Fushë Kosovë, për mbrojtjen e serbëve gjithandej Jugosllavisë(lexo Serbosllavisë) kudondodheshin.

……

***

Pas transferimit nga fshati Gajre, mësusi kishte vazhduar me mësimdhënien në shkollën tetëvjeçare “Istikball” në Tetovë. Drejtori dhe shumë mësimdhëmës e njihnin që më herët, si koleg i tyre shumë punëtor dhe pedagog i shkëlqyeshëm, i përpiktë si në punë ashtu edhe në raport me kolegët e punës… por dhe serioz e i matur edhe në bisedë, fjalën e kërkuar e peshonte mirë e matte disa here dhe kur bëhej tamam e pritte veç një herë…! E njihnin edhe strukturat tjera shoqërore dhe shtetërore për karakterin e tij të fortë dhe personalitet vertikal të qëndrueshëm e të pathyeshëm, madje kurrë nuk e përkrahi nacionalizmin shqiptar të shprehur publikisht përms folklorizmit bosh…sa herë thonte “rruaju nga ai që shqiptarizmin e ka veshje trupi si kostum dhe jo brenda në shpirt…S’do mend se kishte në kolektiv edhe …”kolegucë”…që, mbase duhej patur kujdes të mos u japësh shkas sepse, do ta përdornin, siç thuhet, për “casus belli”(shkas lufte)! Ja pikërisht kështu dhe ndodhi…?! Nëpër shkolla kishin dalë misionarët e komitetit dhe po kërkonin diferencimin e kuadrit arsimor në njerëz të përshtatshëm(të ndershëm) dhe në njerëz të papërshtatshëm … Në çdo shkollë i kishin angazhuar bibliotekistët e shkollës që të bënin “herjen” e librave, me tema nacionaliste shqiptare…siç quhej asokohe me përmbajtje “iredentiste-separatiste”… Shërbëtorët e shkollës i kishin derdhur në një stivë(kopë) librat e ndaluar për lexim… stiva e librave po pritte zjarrvënësin që tu jepte flakën e t’i digjte e t’i bënte shkrumb e hi. Babai im që ishte mësues në atë shkollë kishte ndier një dhimbje brenda gjoksit për librat që po e pritnin zjarrin sikurse kurbanët kasapin….!? Ai madje nuk kidhte menduar se me të vërtetë do të digjeshin…por kishte thënë me vete ..-ndoshta do të qëndrojnë disa ditë kështu derisa të kalonte “gjuetia e shtrigave” dhe pastaj do ti kthenin në bibliotekë e do t’i vënin nëpër vende jo që bien në sy…sepse ato libra i lexonin njerëz të veçantë jo asesi ata “të ndershmit”. Sapo kishte lënë regjistrin e klasës në vendin e duhur dhe ishte kthyer për të marrë mantelin,… ja me vrap ishte afruar te dritarja e katit të dytë e cila qëndronte e hapur për ajrosje..meqë hundët ia kishin nuhatur erën e tymit…! Ç’të shihte, tmerr!,…Flaka sapo e kishte kapluar grumbullin e librave…Oh, sa keq! Sa turp!… Të djegësh librin që mban dijen.., ky akt makabër shkon përtej racionales, ky është krim që bëhet në tempullin siç është shkolla?! Atë cast kishte ndjerë një ushtimë të zërit që i vjente nga brenda…” mos na digjni,,,,a ka kush të na shpëtojë…! Kjo ushtimë veshësh i ngjasonte piskamave të fëmijëve të rrënë në zjarr që i drejtonin thirrjet dhe duart nga baballarët e vetë, për shpëtim….

I kishte shkuar vrik mendja te dy librat që i kishte marrë, dy ditë më parë, në bibliotekën e shkollës: 1.Historia e Skënderbeut nga Marlin Barleti, libër ky në gjuhën shqipe, me kopertina të forta dhe mbështjellës letre të lustruar, ngjyrë e verdhë, në mes me fotografinë e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, nga përmendorja e tij në Krujë, dhe 2. “Pollog i Polosko”, nga Trifunoviç, në serbisht e të cilët ia kishte kërkuar i biri për ti lexuar…

…..

***

Po, librat në fjalë ia kisha kërkuar unë. E kisha për lektyrë një vepër me temë historike. Në lidhje me këtë, i thash babait të shikonte në bibliotekën e shkollës në mos e kishin librin e Skënderbeut dhe një libër për Pollogun...Të parin për ta lexuar për material lektyre kurse të dytin për studimet e hulumtimet e mia për fshatin e lindjes sime, katundin Gajre. Fundvitet e gjashtëdhjeta pastaj ato të shtatëdhjeta-tetëdhjeta ishin përplot me herezi, me dhunë të paparë, ndaj popullatës shqiptare…kuptohet këto gjëra bëheshin përmes pjesëtarëve të vetë popullit shqiptar, si “”mashat e shkavit”, siç i quante, atëbotë, populli “të ndershmit”…!

12 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page