Dje lindi një shpresë
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 28, 2019
- 1 min read

Me Afer Vendlindjes!
Nga Suela Eqerem Katanja
Dje lindi një shpresë për të ardhmen! Një dritë jeshile u ndez në një vend të huaj. Një kullë Shqipe për fēmijët e emigrantëve. Me djersë e mund,me dashuri ndërtuar.
Një shkollë e re! Një urëlidhêse për brezin e ri. Një vend ku do të shkruhet fjala "Atdhe"! Ashtu si në vendlindje për çdo fëmi.
Sot motra e vëllezër festojn një ngjarje,një datë të vecantë. Brenda atyre mureve ku gërmat e arta qëndrojn si Shqipja në flamur. Nesër historia përsëri do të flasë. U lindëm përtej detit por,rrënjët s'i harruam kurrë. Suela Eqerem Katanja
22-9-2019 Dedikuar Shkolles Shqipe << Udha e Shkronjave >> ne nderim te te madhes Margarita Xhepa Asti Itali
Redaktoi Xhevahir Gjonaj
Comments