Djali i Gashit Gurit I Malsisë Gjakovës


Av. Prof. Asoc.Dr. Astrit Memia

Djali i Gashit Gurit I Malsisë Gjakovës


Av. Prof. Asoc.Dr. Astrit Memia lind në Tropojë (Malsia e Gjakovës) me 4 Prill 1965. Pas mbarimit të arsimit të përgjithshëm në vënd´lindje,diplomohet në universitetin e Tiranës, fakultetin e Drejtësisë, juristë,në vitin 2008 ndërsa në vitin 2012 merr titullin Avokat.Është I martuar me tre fëmijë. Titullin Doktor në shkencat politike dhe Diplomaci e ka mbrojtur në universitetin leinitze,USA, me temë:<< Kriza ekoligjike dhe natyra njerzore >> dhe thirrjen akademike << professor I assocuar >>, (Dr) në universitetin Eeuro-Ballaknik në Shkup të Maqedonisë Veriut, si dhe thirrjen akademik <<docent>> (Dr) në universitetin Ndëekombetar në Strugë të Maqedonisë Veriut, si dhe dy specializime për Diplomacinë Publike dhe Media në Dubrovnikë të Kroacisë dhe për Diplomacinë Publike dhe Median në Radion Paris të Francës Internacionale RFI.Eshtë Bashkëthemelues i unionit Artistik të Kombit Shqiptar. Në takimin Ndërkombëtar mbi Paqën në Lindjën e Mesme në Jeruzalem-Izrael merr çertefikatën <<Ambasador për Paqën>> për referimin e temës shkencore << Raportet shekullore shqiptaro–hebraike si raste unikal në botën njerzore >>, gjithashtu ka qën Drejtues dhe referuesI simpoziumit shkencorë <<Diplomacia publike dhe Media dhe Diplomacia ekonomike >>, orgnizue në Tiranë-Shqipëri, për herë të parë. Dy libra të botuara nga Astrit Memia: << Njeriu dhe natyra në globalizëm >>, dhe << Mikpritja shqiptare dhe epoka e globalizmit >>, janë mirëpritur nga kritikët Një jehonë të mirë ka bërë Astriti me realizimin e 8 Dokumentarëve 1<< Lufta e Kosovës>> 2 << Imazhi Shqiptarë >>, 3 << Festivali I parë ndërkombëtarë për imazhin Shqiptarë>>, 4 << Festivali I dytë ndërkombëtar për Imazhin Shqiptarë >>, 5 << Një Vit ndryshe >>, 6 << Koridori Adriatik-Alpe >>, 7 << Koridori Transballkanik>>, 8 << Përsëri Shpresë >>, si dhe duke qenë botues dhe kryeredaktor I revistës periodike 6 gjuhësh ( Shqip, Anglisht, Frëngjishtë, Gjermanishtë, Italishtë,) me ngjyra me 72 faqe << Forumi Imazh dhe Media>>.



Aktualishtë është Profesor në Universitetin Shtetrorë në Tetovë dhe Shkup të Maqedonisë Veriut dhe Kryetar I forumit << Imazh dhe Media>>. Lind pyetja se çfar është ky forumë? Forumi Imazh dhe Media angazhon kapacitetet njerzore, asesorët, asetet e degëve të tij në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Malin e Zi, Çamri, Diasporë, dhe emigracion për mbarëvajtën e këtij evenimenti historik me vlera kombëtare dhe mbinacionale, duke qenë mbeshtetës dhe duke u ndierë partner dhe bashkëpunuës i nismave të Shtetit Shqiptarë për kremtimin e ngjarjeve më të rëndësishëme të komit tonë. Edicioni i XVII-të I festivalit Ndërkombëtarë << Imazhi Shqiptarë >>,shebeu edhe si një prezantim i Shqipëris në NATO, liberalizimin e vizave dhe aspiratave tona për tu integruar në BE.Kështu del në pah individualiteti kulturore,artistike, politike,diplomatike, mediatike të mbarë trevave shqiptare, të përsonaliteteve të huaja që kanë kontribuarë në ngritjen e imazhit të kombit Shqiptarë, duke u krijuar një traditë e përvitëshme në organizimin e aktiviteteve të kësaj natyre, duke nxjerrë në pah përpjekjet e shiptarve kudo që janë duke rritu kureshtjën dhe atraksionin truistik ndaj trevave shqiptare përmes promovimeve të resurseve nëntokësore e mbitokësore, për të nxitë ardhjen e investitorëve të huaj në shqipëri. Nuk ngelet gjë tjetër vetëm për ti thënë djalit të Gashit gurit të Malsisë Gjakovës Z. Astrit Memia, suksese dhe vetëm suksese për kombin tonë të dashur Shqiperinë.

#Ibrahim #Hajdarmataj

Kryetar OJF << Mësuesi >>

Tel: 069 24 69 145

e-mail: Ibrahimhajdarmataj@yahoo.com


#astrit #memia

20 views

Shkrimet e fundit