Ditar i jetёve njerёzore i njё libri shkencor
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jul 14, 2020
- 7 min read

(Disa pёrsiatje mbi librin “Dyzet vjet bisturi” tё dr. Bashkim Habibit,
botim i shtёpisё botuese “ana” Tiranё 2018)
Dhe tani nё pension pleqёrie, por jo profesioni, dr.Bashkim Habibi, kryelartё pёr misionin human tё mjekut, kirurg ortoped, ёshtё i nderuar nga tё gjithё qytetarёt durrsakё, jo vetёn si njё shёrbyes shembullor i pacientёve por dhe si njё qytetar i devotshёm dhe si askush si ai pёr evidentimin e vlerave historike- shëndetësore nё Durrёs.
Lindur nё 1945 nё Fushё-Kosovё, Prishtinё, bashkё me prindёrit emigroi dhe u vendos nё fillimisht nё Sukth, Shqipёri. Aty ai pёrfundoi me rezultate tё shkёlqyera arsimin 7 vjeçar. Mё tej vazhdoi politeknikumin Mjeksor e nё vazhdim Universitetin Shtetёror tё Tiranёs, fakultetin e Mjeksisё. Shёrbeu me devotshmёri nё disa spitale duke kryer dhe specializime duke u bёrё i pari kirurg –ortoped nё Spitalin Rajonal Durrёs, nё tё cilin pёrballoi me sukses njё volum tё jashtёzakonshёm operacionesh.
Gjithçka me pёrpikmёri e dokumentuar nё librin e veçantё nё lloin e tij “ Dyzet vjet bisturi”, botuar kohёve tё fundit. Njё produkt librar, me pёrmbajtje mbushamendёse shkencore, i cili sjell nё kujtesёn e pacientёve, qytetarёve, dashurinё e pёrkushtimin, profesionalizmin nё shёrbim tё popullit.
Duke biseduar me Bashkimin, rreth kёtij libri tё dytё, njё amalgamё e njё praktike shembullore shkencore, nё shёrbim tё njerёzve, me urtёsinё e tij, Ai mё thotё: “ Unё, qё nё politeknikum, e desha shumё profesionin e mjekut, ndaj i vura detyrё vetes qё tё isha i pёrkushtuar e tё arrija nivelet kulifikuese mё tё dёshirueshme. I desha duke u falur shumё dashuri dhe shpresё pacientёve të mi pavarёsisht gjendjeve ekonomiko- shoqёrore. U shёrbeva dhe vazhdoj t’u shёrbej dhe tani nё pension, pa as mё tё voglin dallim, duke u qёndruar te koka, duke u vёnё dorёn nё plagё pranё shtratit, si tё ishin fёmijёt, vёllezёrit, prindёrit e mij, pa as mё tё voglin dallim.
Kjo barazi buron nga sёmundja e tyre, e cila kёrkon kujdes e shёrim nga unё. Shёrbimin ua dhashё shoqёruar me shumё dashuri, ndaj ata dhe sot, kur i takoj ma shpёrblejnё me respekt e mirёnjohje tё thellё. Pёr kёtё arsye edhe unё u jam shumё mirёnjohёs, borxhli tёrё jetёn, do u shёrbej sa tё mё mbajё dora bisturinё e sa tё mё gjykojё mendja dhe zemra.”
Ndaj nё vitin 2012, nё prezantimin e librit tё parё “Historia e spitaleve tё Durrёsit”, si i pari libёr nё lloin e tij, Odeoni “Nikolin Xhoja” nё pallatin e kulturёs Durrёs, i mbushur plot e pёrplot ushtoi nga duartrokitjet e pёrshёndetjet pёr Njeriun e Mirё, mjekun kirurg- ortoped Bashkim Habibi.
I bindur pёr personalitetin e kёtij kirurgu duarartё Moikom Zeqo nёnvizon:
“ Respekt i pafund pёr kirurgun, qytetarin, prindin Bashkim Habibi, pёr punёn e Tij sa kolosale dhe modeste, pёr kёtё personalitet tё mjeksisё dhe njeri tё jashtёzakonshёm.”
Apo portreti ekselent qё i bёn Edison Ypi nё pasballinё:
“Shqiptarёt si kirurgu Bashkim Habibi, me dedikimin e tyre tё pafund ndaj profesionit, seriozitetin, humanizmin, perfeksionizmin, papёrkulshmёrinё ndaj vёshtirёsive, ndjeshmёrinё ekstreme ndaj problemeve shёndetsore tё secilit hallexhi, dedikimin e pandёrprerё ndaj komunitetit, rolin e shquar si familjar dhe qytetar shembullor, mbi tё gjitha punёn kolosale tё pakrahasueshme qё ka kryer gjatё mёse dyzet viteve, janё ndёr shqiptarёt fort tё rallё qё me cilёsinё e tyre tё jashtёzakonshme nuk e kanё lёnё Shqipёrinё tё fshihet nga harta, dhe racёn shqiptare tё zhduket nga faqja e dheut.”
Shёrbenjёs tё tillё tё Shёndetit Publik si dr. Bashkimi, me pёrkushtim sipёror tё profesionit, seriozitetin nё punё, humanizmin e jashtёzakonshёm, i papёrkulshёm ndaj vёshtirёsive qё paraqiste gjendja e kompletimit instrumental e barnator, ndjeshmёria ndaj problemeve shёndetsore tё pacientёve, tё qenurit shumё social e “me kёmbё nё tokё” janё tё rrallё nё historinё e mjeksisё shqiptare. Kjo punё kolosale 40 vjeçare, me punёn e tij e praktikat shkencore, pa mёdyshje e radhit shёrbimin shёndetsor shqiptar nё radhёn e mjeksisё bashkёkohore me efiçencё tё plotё kurative.
Doktor Bashkimi nё arshivimin e punёs sё tij, sjell pёrmes kartelave, shёnimeve, dokumentimeve tё anamnezave, fakte e dokumenta tё patjetёrsueshme, me raste sёmundjesh tё llojeve nga mё tё ndryshmet, nё substance tё ndryshme kohore, ku dhe mjeksia e vendeve mё tё zhvilluara po monitoron zhvillimin e tyre e po mundohet tё kufizojё sёmundje tё tilla duke sjellё pёlqimin e jetёsisё.
Si njё njohёs i disa gjuhёve Ai ka ndjekur me rigorozitet zhvillimet e reja shkencore nё mjeksi, duke i aplikuar me sukses nё punёn e tij siç janё inxhineria gjenetike e transplanteve tё ndryshme, manipulimet cito molekulare e gjer tё nanoteknologjia, duke e pёrshtatur nё kushtet konkrete tё realitetit shqiptar.
Gjithnjё kёrkues nё risitё e teknologjisё operative e dukurive tё reja patologjike ai shprehet:
“Sot gjёrat kanё ndryshuar, duke shfletuar kartelat e punёs sё bёrё e shёnimet, udhёtimi nё kohёt e paraherёshme tё vёshtira, e di se kёto dukuri patologjike sjellin edhe frikё tek ekspertёt e mjeksisё, ndaj dhe unё e shtyra botimin e kёtij libri, pёr t’i daravitur paksa me eksperiencёn time kёto mjegullnaja frike, sepse, si nё çdo fushё, mbi tё gjitha nё mjeksi, kёrkohet pёrkushtim maksimal, dёshirё e thellё humane, e mbi tё gjitha angazhim profesional.”
Pikёrisht ky pёrkushtim maksimal, dёshirё e thellё humane ndaj qenieve njerёzore, e angazhim profesional bёri qё nё kushte tё jashtёzakonshme “lufte” nё kushte fushore (çadra) kirurgu i talentuar Habibi tё realizojё dy operacione, me goxha shkallё vёshtirёsie, tё cilёt do i kishin zili dhe kirurgёt mё tё famshёm nё rang ndёrkombёtar.
Kurajo, guxim, profesionalizёm, njё trinitet i cili mishёrohet mё sё miri nё qenien e dr. Bashkim Habibit. Ishte viti 1972, rezervist i sapo specializuar. Spitali i kohёs sё “luftёs” nё sistem fushor, me çadra ishte hapur nё sektorin Spitallё, pranё repartit tё tankeve. Bashkimi si gjithnjё nё krye tё detyrёs, nё shёrbim tё njerёzve.
Njё rezervist nga fshatrat e Kavajёs, i shqetёsuar pёr gjendjen shёndetsore, kёrkon ndihmё pranё spitalit- fushё. Pasi u kryen tё gjitha ekzaminimet e nevojshme si dhe ekzaminimi ekografik dhe u pёrcaktua diagnoza, u vendos qё tё bёhej interventi i menjerёhershёm, pasi pacienti mund tё rrezikohej nga njё peritonit i tej mase zhvilluar. Gjendja e pacientit me apandesit akut tё agravuar nuk premtonte pёr ta çuar nё Spitalin Rajonal.
Bashkimi merr pёrsipёr interventin pёr ta bёrё nё gjendjen e sallёs fushore. Sterilizon instrumentat kirurgjikalё, kryen anestezinё e pjeshme dhe me kurajo, besimin qё e karakterizonte, realizon pёr herё tё parё njё operacion goxha tё vёshtirё nё kushte fushore (lufte) me sukses tё plotё.
Operacionin e dytё nё kёto kushte e realizoi me sukses me pacient djalin e njё ushtaraku tё lartё. Duke ndjekur nёpёr faqet e kёtij libri rrugёn 40 vjeçare qё pёrshkoi njeriu i mirё dr.Bashkimi, do tё na shfaqet njё flamurtar duke valvitur nё llogoren e luftёs pёr jetёn, flamurin e paradigmave hipokratike, i sigurtё nё llogoren e tij, i bindur nё fitoren ndaj sёmundjeve. Gjёja mё e vёrtetё nё kёtё rrugёtim human, qё nuk cytet nё mendjet e njerёzve, ёshtё fakti se si rrallё kush, Bashkimi ishte pёr njerёzit njё qiri i ndezur shpresё-jete, i cili shpёrndan vlera mirёsie nga mё tё çmuarat nё shoqёri.
Mes shifrave e raporteve janё njerёzit pacientё e jo pacientё, qё pёrmes tyre flasin me kujtesёn njerёzore pёr njё punё sistematike, nё aranzhim tё plotё me praktikat botёrore, por tё zbatuara me suksestё plotё nё kushtet tona spitalore, nё kohё tё ndryshme.
Dhe faksimilet, shёnimet e mbajtura, goxha voluminoze, krahas kartelave, tregon pёr njё pёrkushtim sistematik, njё evidentim i pёrkryer shkencor i punёs sё kryer, pёr tё realizuar qёllimin hipokratik, pajtueshmёrinё e jetёs sё pacientёve.
Dhe kёto shёrbenjёs tё heshtur, qё sjellin mes njerёzve pajtueshmёrinё e jetёs militojnё nё gjirin tonё, nё njё kohё kur çdo ditё nё shtypin e shkruar, nё televizione, nё portalet elektronikё, dёgjojmё pёr njerёz, ( dhe me dy klasё shkollё) t’u thuren lavde, tё glorifikohen e tё arrijnё tё kapin majat e vlerёsimeve klienteliste me dekorata nga mё tё lartat, apo tё kapin kreun e institucioneve.
Por pёr tё mbetur nё memorjen e shpirtin e popullit ёshtё nё dorёn tёnde. Eshtё ajo gjё e çmuar e cila ndrit si margaritar i jetёs, ёshtё puna e kontributi ndaj njerёzve qё tё rrethojnё. Dhe kjo ёshtё mё kryesorja.
I tillё mё qasej nё 40 vitet me bisturinё nё dorё kirurgu i talentuar Bashkim Habibi tek lexoja librin amalgam tё njё praktike shkencore “Dyzet vjet bisturi”. Pacientё me pёrbёrje shoqёrore tё ndryshme, shtetёsi e etni tё ndryshme, por qё kanё njё tё pёrbashkёt: Pёrkushtimin e mjekut duarartё Bashkim Habibi, pёr t’iu qёndruar pranё dhe nё çastet mё tё vёshtira tё jetёs, duke marrё dhe dhёnё dashuri, njё transplant shpirtёror qё nuk e zhbёjnё dot vitet qё kalojnё, por mbetet e çiltёr, nga pacienti tek fёmijtё, nipat, mbesat, dashurie pёr njeriun e mirё thurur nё gjergjefin e shpirtit nga 9892 pacientё.
Jo vetёm nё qytetin e Durrёsit, nё trojet shqiptare por dhe nё Itali me Mariano Sazzetin, nё Bullgari
me Zdrevko Bocov, Xhorxhe Kovaçeviç nё Kroaci, Francis Rebato nё Francё, Fiedler Brigite, Gjermani, Indrakumarr Redion, Srilanka, Viktor Hiragu, Rumani, Sllavko Ilijev, Jugosllavi, Nashit Kasuan, Egjipt,
Shendruk Senadja, Ukrainё, Jimnu Villadres, Filipine, Rangbahadur Rajendra, Indi, rrezatojnё respekt e dashuri, mirёsi. Njё medalje mbi çdo nderim qё i bёhet dr. Bashkimit, e cila do tё mbetet ndёr brezat e pacientёve nga e tёrё bota.
Ky kirurg i sukseshёm, lindur nё Fushё Kosovё, arsimuar dhe kualifikuar nё Shqipёri dhe nё Itali, pёrmes kёtij libri tё njё praktike, pёrcjell vlera tё cilat shёrbejnё si shembull i cili duhet ngulitur nё memorje, siç ruanin gjyshet nё sepete gjёrat mё me vlerё, shembujt mbushamendёs se si mund tё gjallojё jeta ndaj vdekjes pёrmes pёrkushtimit, maturisё, profesionalizmit e mbi tё gjithave nё dashurinё pёr njeriun.
Ndёr biseda me tё moshuar kam dёgjuar se njeriu e ngren vetё “monumentin” e jetёs sё tij, atё monument qё ngrihet nё shpirtrat njerёzorё mbi tё gjitha dekoratat, vlerёsimet e gradat klientaliste.
Dr. Bashkimi nё shpirtin e njerёzve e ka ngritur “monumentin “ e tij pёrmes virtuteve e cilёsive mё tё bukura njerёzore, i cili si gjerdan tё vlerёsimit ka karakterin, dashurinё, mirёsinё.
Korrik, 2020 Vladimir Muça
Shkrimtar, kritik
Comentários