DITA PËR MË SHUMË VËMENDJE


SHPENDI TOPOLLAJ




15 TETORI – DITA PËR MË SHUMË VËMENDJE NDAJ TË VERBËRVE


Data 15 tetor është dita ndërkombëtare e “Shkopit të bardhë”, pra dita që u kushtohet të drejtave dhe lirive të të verbërve. Ajo është një ditë e cila duhet të sensibilizojë të gjithë hallkat e shoqërisë për t`u gjendur më pranë shqetësimeve dhe problemeve që ata kanë, për t`u plotësuar atyre të paktën gjithçka që është miratuar me ligjin Nr. 8098. Të verbërit janë njerëzit me një mangësi jo të vogël, por që kanë ditur të jetojnë me dinjitet dhe atë kurajën e madhe që dikush e ka formuluar kështu: “Do të kacafytem me fatin dhe s`do ta lë të më mposhtë”. Ata nuk janë mposhtur asnjëherë; pasi secili prej tyre ka jetuar një jetë duke u ndeshur me vështirësi të panumërta dhe k