DITA E TË DASHURUARVE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 10, 2020
- 1 min read

Sami Hidri
Iowa-USA
DITA E TË DASHURUARVE
Rrija dhe rrija kur isha ende I ri
Mendohesha thellë në vetmi
Zogjtë shikoja kur fluturuan
Ëndërrat kur u zgjuan më burrëruan
Ndermjet njerëzve të rrallë dikush kalonte
Kush zemrën tënde do ta ngacmonte
Buzëqeshje të dhashë kur mu afrove
Kete shpirtin tim e pervelove
Ujvarat e malit tatepjete shkuan
Disa pika uji mbi ty qëndruan
Rrëshqitën mbi fytyrën tënde të mijat duar
Kur mbi Kozicin perballe pemet drithëruan
Rrugicat me kalldrem ishin te shtruar
Sa herë në to kishim kaluar
Trandafilat në krahë të tyre kishin mbirë
Dashuria për ty më beri si te pire
9 Shkurt 2020
BUZË LIQENIT
Pogradec kurore me ke
Endërra time ku më fle
Tek liqeni me dallge shumë
Tek pishat pranë një lumë
Mjellmat mbi ujë qëndrojne
Zogjtë mbi mal fole krijojnë
Atje është dhe foleja time
Që u rrita me thërrime
Rërë në buzë të ujit më përvëlove
Shpirtin më drithërove
Ëndërr më ëndërr me cove
Poezitë e Lasgushit më kujtove
9 Shkurt 2020
Comments