
DITA E SHËN VALENTINIT
(poezi)
Nga Përparim Hysi Nesër është SHËN VALENTINI, DITË E MADHE E DASHURISË Të rinjtë përshëndet Përparimi,përmjet vargjesh së poezisë Tek i sheh që festojnë,nëpër sheshe,nëpër rruga Dhe gëzojnë,dhe dashurojnë,dy nga dy me djem e çupa. Me dhurata nëpër duar dhe me lule si buqetë Që të gjithë të gëzuar,e bekuar KJO DITË do jetë. Dhe çlirojnë vërtet gëzim,as që pyesin për covid Sheshit shfaqin dashurinë,se është SHËN VALENTIN! SHENJTI është"engjëllmbrojtës" që i mbron nga "infektimi" Është bekim dhe "shëronjës",në këtë ditë tëmadhe gëzimi Dy nga dy shfaqen të çiltër dhe të mbushur emocione Nuk pyesin më për dimër,për"covid" me mutacione. Ja tek japin përqafime,dhe zënë puthen dashurisht Dhe vërtet shfaqin gëzime, syrin "tërr" prej pandemisë I mbush forcë dashuria dhe dëbon çdo lloj covidi Për të rinjtë poezia! Një bekim nga PËRPARIMI:
Të festojnë të gëzuar,tek ata të buçasë jeta! Dua t'i shoh të përqafuar(enkas për ta u shkrua vjersha) Le të dalin nëpër sheshe, le të dalin npër rruga Ju uroj këtë DITËFESTE:-Dashuroni,djem e çupa!
Tiranë,13 shkurt 2022