top of page

DITA E PASHKËVE !


Gëzuar Pashkët!


JEZU KRISHTI U RINGJALL !


Nga Fritz RADOVANI:



DITA E PASHKËVE !


Vllazen e Motra Shqiptarë! Ju uroj Festen e Madhe të Pashkëve!

Neser me 17 Prill 2022, besimtarët Katolik në mbarë Boten festojnë festen e Ringjalljes së Jezu Krishtit, pra Festen e Pashkve. Njëherit edhe kujtimet e Kësaj Feste në vitet e shkueme të diktaturës së tiranit pashoq Ever Hoxha, kanë vendin e vet në memorien historike të Popullit vuejtun Shqiptar.

Pa hy në detaje të historisë së pashkrueme të Besimtarve Katolik Shqiptarë, sot fatkeqsisht, mund të themi se perditë e mashumë i afrohemi greminës së rrezikshme të ripersëritjes së historisë së barbarizmit, jo vetem nga maska e quejtun “rilindje komuniste”, po edhe nga politika qeveritare e një kryeministri antishqiptar, me të gjitha cilsitë ma të flliqta të disa prej atyne “katolikve” që në 1946 dhe 1967, i sherbyen sigurimit kriminal të shtetit.

Por rreziku ma i madh i këtyne bishave antiatdhetare fotokopjo të prindve të tyne, asht shpikja antiveriore e “Ballkanit Hapur”, që tue dhunue rininë e pleqninë me u largue nga Atdheu, po i lirohet vendi sllavo – anadollakve me zhdukë me themel pikrisht krahinat e mrekullueshme të ruejtjes së traditës dhe të virtyteve të çmueshme të Maleve tona, burime të pashterrshme dhe të pavdekshme të idealeve shpirtnore të pasuesve të Gjergj Kastriotit. Ishte në Rinas në 1997 e Madhja Nanë Tereza, që Ju lut Zotit: “Hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar !”, e na ka 25 vjetë, që nuk po e kuptojmë as sot ate!

Në se politika qeveritare e kryeministrit Edi Rama, vazhdon me i sherbye Serbisë ashtusi deri tashti, në perputhje të plotë me lëshimet greke e turke, Shqipnia ka ditët e numrueme per shpërbamjen e Saj.

Dhe fatkeqsia ma e madhe e Shqipnisë sot asht “mungesa e një fikut”.

Kur Krishti ishte në Kopshtin e Gjetsemanit, xhullijtë para se me shkue aty per me e marrë dhe me Kryqzue, per siguri morën me vete Juden, i cili kur ju afrue Krishtit, e “puthi” per me i tregue xhullijve se “Ky asht Krishti!”.

Juda kur pau se shka po banin xhullijt me Krishtin, shkoi drejtë tek një fik dhe aty e mbylli vepren e tradhëtisë së vet ndaj Krishtit. Mos harroni kurr, se kur një shtet nuk ka ligj me dënue tradhëtinë ndaj Atdheut, atëherë ajo veper tradhëtare e sejcilit qeveritar, shlyhet vetem “nën degen e fikut”!

Po bahen plot 110 vjetë që qeveritarët e Shqipnisë, njeni mbas tjeterit, po i mbushin xhepat vetem per interesat e veta, dhe asnjë nuk po mendon per një veper të mirë në sherbim t’ Atdheut. E pra, edhe At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Don Nikoll Kaçorri, Ded Gjo’ Luli, Imzot Luigj Bumçi, Preng Cali, At Mati Prennushi, Imzot Frano Gjini, Imzot Ernesto Çoba, Don Mark Hasi, Don Ndre Zadeja, Don Lazer Shantoja, Don Ded Maçaj, Imzot Jul Bonatti, At Anton Harapi e deri tek At Pjeter Mëshkalla, të gjithë ishin Shqiptar, po asnjeni nuk ka mendue me perfundue asnjëherë “nën degen e fikut”...

Shumë vite perpara Dita e Pashkëve ishte edhe Ditë per pajtim Gjaqesh!

Shkatrroni “Murin e Shkumbinit”, o Vllazen e Motra Shqiptarë t’ Jugut!

Shqipnia asht VETEM NJË ! Nxirrni nga Vorrezat e fanatizmit shkrimtarët:

Frano ALKAJ, Pashk BABI, At Pashko BARDHI OFM. (OFM, Urdhni Françeskan)

Don Ndue BITYQI, Martin CAMAJ, Kostë A. ÇEKREZI, Nikoll DAKA, Guljelm DEDA,

At Benedikt DEMA OFM., Mark DEMA, Imzot Preng DOÇI (Ipeshkëv – Abat i Mirditës)

Qemal DRAÇINI, At Gjergj FISHTA OFM., Filip FISHTA, Kristo FLOQI, Ded GAJTANI,

Don Nikoll GAZULLI (Don, prift shekullar), Karl GURAKUQI, At Daniel GJEÇAJ OFM.,

Pashko GJEÇI, At Shtjefen GJEÇOV OFM., At Anton HARAPI OFM., Zef M. HARAPI.

At Mark HARAPI SJ. (SJ. Urdhni Jezuit), Et’hem HAXHIADEMI, Imz. Gjon N. KAZAZI,

Vangjel KOÇA, Ernest KOLIQI, Muzine KOKOLARI, Mustafa KRUJA – MERLIKA,

Lame KODRA (Sejfullah MALESHOVA), Konstantin KOTE, At Donat KURTI OFM.,

Anton LOGORECI, Mati LOGORECI, Krist MALOKU, At Ambroz MARLASKAJ OFM.,

At Luigj MARLEKAJ OFM., Don Nikoll MAZRREKU, Branko MERXHANI, Hilë MOSI,

At Pjeter MËSHKALLA SJ, Skender BUÇPAPAJ, Lef NOSI, At Bernardin PALAJ OFM.

Gjergj PEKMEZI, Arshi PIPA, Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI),

Imzot Vinçenc PRENNUSHI OFM., Don Engjëll RADOJA, Bajame HOXHA ÇELIKU,

Namik RESSULI, At Justin RROTA OFM., Helena LULI, Zef SCHIRO Jr. (I riu),

Cuk SIMONI, Gjon SINISHTA, Don Aleksandër SIRDANI, At Marin SIRDANI OFM.,

Stavro SKENDI, Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI), Don Lazër SHANTOJA ( Y.)

Gjush SHELDIJA, Simon SHUTERIQI, Kolë THAÇI, Luigj THAÇI, Don Ndre ZADEJA,

At Zef VALENTINI SJ., Ndoc VASIJA, At Anton ZANONI S.J., Zeqir LUSHAJ,

Pjeter ZARISHI, Tajar ZAVALANI, Zef ZORBA, Sami REPISHTI, Zef NDOKILLIA.

Shqipnia ka nevojë per Vllaznim, miqësi dhe bujari! Filloni me letersinë!

Ju uroj që kjo Festë e Madhe të pajtojnë Gjaqet e prishuna n’ Atdhe!

Të sjellin Paqë, Miqësi dhe Vllaznim nder Trojet Kastriotit – Skenderbeut, Nanë Terezes dhe At Gjergj Fishtës e Ibrahim Rrugovës!

Melbourne, 16 Prill 2022.

112 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page