top of page

DITA E MËSUESIT


Përparim Hysi

    (cikël me poezi) 1. Mësuesëve të mi të FILLORES            DHOKSI e SOTIR   MEÇO Sado që kini ndërruar jetë, Unë vazhdoj t'ju dua Se jini me të vërtetë Të shtrenjtë për mua. Këndova sa qetë gjallë Sa herë që vjen kjo festë Si mund t'ju harroja vallë JU, mësuesët e mi të shtrenjtë? Si nënë e dytë,DHOKSIA, SOTIRI si një ATË Nuk zbehet dashuria Për ju krejt e veçantë. Vij që nga larg Dhe puth pllakën e varrit Për ju i imi varg Me lot të kripur mallit.  Tiranë,6 mars 2020


2. "PANJA"


In memoriam,Profesore VIOLLCA  OMARI  * Mbi "panjën" e bukur gjelbëroshe Befas u lëshua një acar Një kohë e keqe, kodoshe, "Panjën" vendosi për ta "vrarë". E shkuli nga vendi ku mbiu Dhe tutje e flaku: në harrim!!! Por"panja" dhe atje mbiu Dhe vendin e mbushi blerim. Acari atëherë turfulloi Mbi"panjën" gjelbëroshe u lëshua Trungun zu keqas t'ia kafshojë Por"panja" hiç s'u ligështua. Trungu iu mbush me blana Mbi blana buisi blerim Kjo "panjë" trupfortë si thana Për njerëzit që e njohin,frymëzim. Urrejtjen nuk e njeh:si shenjtore! Blaton tek njerëzit e nxënësit dashuri Ah, ta  njihnit? Sa njerëzore! Në kujtesë ka mbetur gjithsesi E kush vallë nuk e kujton Këtë mësuese vërtet shembullore Ajo në kujtesën e nxenësve rron Si NËNË e dytë ,se e tillë qe: N J E R Ë Z O R E! *ka qenë e persekutuar. E motra e MUSTAFA GRBLLESHIT. Është NDER I FIERIT.


3. P R O F E S O R Ë !         Profesorëve të mi të NORMALES së ELBASANIT Nuk di kë të përmend nga ju më parë? Se ju, të gjithë,qetë të mrekullueshëm Nuk e mohoj: për të gjithë,ju, kam mall Dhe bëhem krejt i parezistueshëm. Që të vij dhe t'Ju puth ato duar  të rreshkura JU qetë si shenjtorë që rrezatonit urtësi Për mua,edhe sot, ato duar janë të shtrenjta I puth pa u kursyer,nji dhe nga nji. Por ç'them kështu? JU,që të gjithë kini "ikur" Unë (dhe jo vetëm unë),ju kujtojmë me përmallim Loti që lëshoi është i "kripur" Si plagë që rrjedh prej mallit tim.


4.KU  JE, P R O F E S O R? *                             In memoriam,PROFESOR  JUP  KASTRATI


Një vit u mbush. Ku je,PROFESOR? Mungesa juaj, e madhe,e dhimbshme. Të presim të gjithë në auditor Të dëgjojmë "Fjalën tuaj të magjishme".


Mjerisht nuk po vjen.- Ku je, PROFESOR? Në ç'humnera diturie ke humbur,ke një vit? Me sy e veshë pret gjithë ai auditor Se presin "Fjalën tuaj", i madhi,ERUDIT! Po ju nuk po dukeni. Vallë, a nuk është mëkat? Auditori bosh. I zbrazët, i trisht Munngon ajo "FJALA JUAJ" aq e mjaltë Dhe kjo zbraztësi më vret dyfish. Ne presim të kthehesh. PROFESOR, më  dëgjon? Siç presim të kthehet një njeri i dashur, Sado që ke ikur, në zemrat tona rron Se veç dituri e dashuri në zemra na ke falur * e kam shkruar në njëvjetorin e ndarjes nga jeta.                    FLORIDA,24 shtator 2004

Tiranë,6 mars 2020

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page