
DITA E DYTË
Xheladin Mjeku
Mirëmëngjesi miqësi e nderuar! Dita e dytë e publikimit të Kopertinës së librit, sipas ftesës së mikut tim të nderuar, Imer Gllareva. Me kënaqësi pranova këtë propozim dhe fillova me publikimin e kopertinave të 10 librave (një për çdo ditë). Asnjë shpjegim, asnjë kritikë, asnjë komentim, vetëm Kopertinën e librit të preferuar. Prezantimin e vazhdoj me librin tjetër të mrekullueshëm, romanin “Kojrillat” të Fatmir Terziut. Ndërkaq ftoj që t'i bashkohet kësaj inisiative mikun tim, shkrimtarin, poetin dhe studiuesin Nexhat Rexha, që edhe ai të prezantojë për çdo ditë nga një kopertinë libri dhe të ftojë njëkohësisht edhe njërin nga shkrimtarët tjerë që e preferon, që t’na bashkohet në këtë inisiativë letrarësh!