Ditën e parë pa Petrit Rukën


Pëllumb Kulla

Këtë ditë të trishtë, ditën e parë pa Petrit Rukën, dua ta ndriçoj sado pak me këtë poezi të tij, që e shënon “me hua nga populli”. Dhe të gjithë e dijmë si ia pat kthyer huatë popullit, ai poet i pazëvendësueshëm!



KAM NJË LËMSH NË ZEMËR

Kam një lëmsh në zemër, E s’di kujt t’i rënkohem, T’ju rënkohem maleve, Zënë e më largohen, Mjegull vënë përpara, Sytë më qorrohen…

T’ju rënkohem grave, Gratë zbukurohen, Tek vitet e mia, Këmbët u pengohen, Në prag të mëshirës, Zemrat u ngat’rrohen…

T’ju ankohem këngëve, Këngët hidhërohen, Sa shtrohen mbi letër, Zënë e vjetërohen, S’i plakat në dimër, Nxijnë dhe sterrohen…

T’ju rënkohem shokëve, Shokët më rrallohen, Të gjithë ndrrojnë adresat, Në varreza shtohen. O ky lëmsh në zemër, E di, … që do helmohem…

T’i ankohem zemrës, Lëmshi më zmadhohet, Si qebap kafeje, Mbi zjarr rrotullohet. …………………………………. T’i ankohem vdekjes, Veç ajo gëzohet, Si vejushë e djegur, Zë e më afrohet, Me mua të gjorin, Vdes që të martohet…

Kam një lëmsh në zemër, Po kujt i besohet?!…



37 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif