DITËLINDJE ME TY DASHURIA IME
Nga Fatmir Terziu
Unë do të lutesha
deri në mëngjes,
deri në mesditë,
deri në mbrëmje
të bëja me një magji buzët e tua një kupë
të pi sa të du',
të dehem,
të kthej në çmendje,
një ritual të njohur vetëm për mu',
ku të firojnë të gjitha fluturat nga barku,
e unë të strukem në sytë e tu.
E prapë të lutesha,
brenda syve të tu të pushoj,
të lahem,
në ujëvarrat e kësaj ëndrre,
ku prej vitesh të pikturoj,
mos lëviz, të lutem,
e dua qetësinë tënde
peneli i syve përpin ngjyrat nga mendja ime
më prit të digjem në këtë gjëndje
prush në vatër intime
dhe nëse jo, do të dërgoj të çmendurin brenda meje
për të ngritur dolli për ditëlindje.
E prapë të lutesha,
duke u dehur,
sa e bukur është dehja e tranzicionit gri
qershori i qershorëve të çmendur
më ysht të ngrej dolli të ëmbla me ty
jam më i etur,
luaj me trup, me shenja e me sy,
nuk e di pse përhumbem vetvetiu në dritë,
e gjuhët më shembin çdo mit e histori,
jemi vetë Evë dhe Adam këtë ditë,
me perlat që na dorovit hana,
shtrydh sytë,
ngre dolli me buzët e tu Luçiana!
E prapë të lutesha,
të filloj me namazin
do të ishte një besim i shenjtë, megjithatë, oh! çfarë vjen
në errësirë dhe mes shumë formave të artit
brenda rrahjeve të zemrave të fëmijvë tanë i gjen,
çelësat e Mirësisë dhe Fatit,
atë që Fryma e Shenjtë dërgon çdo mot
ditëlindjen me ty dashuria ime
teksa shijojmë "shiun e ngrohtë".
Londër 18-19 Qershor 2023
ENGLISH
BIRTHDAY WITH YOU MY LOVE
By Fatmir Terziu
I would pray,
until morning
until noon,
until evening
to make your lips a cup with a spell
to drink as much as I want,
get drunk,
drive you crazy,
a ritual known only to me',
where all the butterflies fly from the stomach,
and I snuggle in your eyes.
Again, would pray,
within your eyes I rest,
to take a shower,
in the waterfalls of this dream,
where I have been painting for years,
don't move please,
I love your peace,
the eye brush devours the colours from my mind,
wait for me to burn in this situation,
embers in the intimate coast,
and if not, I will send out the madman within me,
to raise a birthday toast.
Again, would pray,
getting drunk
how beautiful is the intoxication of the grey transition,
June of mad Junes
I want to raise a sweet toast with you,
I’m thirstier,
play with body, signs, and eyes,
I don't know why I wander alone in the light,
and languages destroy every myth and story,
we are Eve and Adam ourselves this day,
with the pearls that Moon gave us,
squeeze your eyes,
raise a toast with your lips Luciana!
Again, would pray,
to start with the prayer
it would be a holy faith, yet, oh! what comes,
in the dark and among many arts forms
within the heartbeats of our children you find,
the keys to Goodness and Fortune,
what the Holy Spirit sends every season again and again
happy birthday to you my love
as we enjoy the "warm rain".
London, 18-19 June 2023
Shumë të nderuarit e mi Zonja Luçiana dhe Zoti Fatmir!
Ju urojmë nga zemra, unë dhe ime shoqe Valentina:
Gëzuar ditëlindjen! Shëndet e gëzime. Suksese në krijimtari
Me shumë respekt: Myslimi dhe Valentina Maska.
P. S. E dërgova këtë mesazh pasi nuk bëj dot koment.
Athinë, 20 – 6 – 2023.
Faleminderit shume i dashur Prof Dr Eshref Ymeri.
I dashur Profesor Fatmiri,
Urimet më të mira për ditëlindjen e Zonjës Luçiana, Hyjnisë së Familjes Suaj, bashkëshortes shembullore, burimit të pashtershëm të frymëzimeve tuaja poetike. Poezia juaj me rima mrekullore, është shtatorja më e bukur që i keni ngritur Ilaçit të Zemrës Suaj.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 19 qershor 2023