top of page

DITËLINDJA E FAN NOLIT


6 janar 1882-6 janar 2022 Për 140-vjetorin e lindjes (poezi) Nga Përparim Hysi Kur të çojë nëna në shkollë,me një thes mbi kurriz Nuk e dinim që një ditë,ti do jesh NDERI I SHQIPËRISË Ne të patëm KRYEMINISTËR dhe pastaj,psallte në KISHË Historian,POET,përkthyes(vlera si ti ,askush nuk i kish) Me ty foli HIstoria për të madhin SKËNDERBE Kryevepra letërsie veçse ti solle për ne Erdh SHEKSPIRI nga ANGLIA dhe u ul mbi tavolinë Dhe KHAJAMI nga PERSIA;"shqip"e shkroi poezinë. Don KIshoti që nga SPANJA,përvesh ushtën "shqiptarçe" Mbi gomare SANÇO PANÇA dukesh singa"jona lagje" Po lirikat ql vet shkrova"Për Flamur" e për"TOMSON" Brodhe"Anës lumenjëve",si Ushtar në"Maratonë". Pastaj vesh rrobën e "Priftit" dhe kalon nëpër "kalvar" Dhe u ktheve në MOISI(ti,MOISI;për Mbarëshqiptarë) Djegur mallit për ATDHE,vdiqe larg dhe i mërguar Brez pas brezi, rron ndër ne edhe kurrë s'kemi për të harruar Tiranë,6 janar 2022

ReplyForward

37 views1 comment

1 Comment


Liri Bele
Liri Bele
Jan 07, 2022

Vargje Te Bukura thurur me Talentin e Poetit brenda te cilave spikat Realiteti .Respekt per Autorin .

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page