“Ditë t’ Atdheut t’ mjeruem”


“Ditë t’ Atdheut t’ mjeruem”

Astrit Lulushi


Shqipëria është sa një pikë në hartën e botës. Kjo është arsye që çdo valë e çfarëdollojshme ideologjie e përfshinë atë; është efekti i mbytjes me një gotë ujë, që njeriu e gëlltit dhe mëson se po mbytet vetëm kur mbytet; si në vitin 1990, kur të gjitha vendet e Europës Lindore, dhe vetë Bashkimi Sovjetik, e braktisën komunizmin, ndërsa Shqipëria e mbante fort shtrënguar për të mbrojtur interesat e asaj udhëheqjeje.

Në rreth 100 vite ekzistencë, shteti i ka provuar të gjitha teoritë politike e format qeverisëse që botës i është dashur t’i kalojë në një mijë vjet.

Pas 3 dekada shpresash - në një botë me kombe që zhvillohen e përparojnë - Shqipëria ende nuk e di se cili është drejtimi nga duhet të shkojë, shikimin e mban mbrapa. Dhe Bota e ka vendosur se çfarë duhet bërë me këtë shtet bufon që merr poza groteske të një superfuqie: Të përkrahë një qeveri që ka dorë të hekurt për ta bërë njeriun të heshtë; dhe ka zgjedhur të mbështesë një qeveri me prejardhje të errët e përvojë komuniste, duke ia dorêzuar popullin shpërdoruesit më famëkeq të lirive, të drejtave dhe pushtetit; kështu bën të njëjtin gabim si më 1945, kur e braktisi. Oh popull - nëse ke frikë nga vdekja, vdis tani. Duke vdekur një herë nuk do vdesësh më. Ti nuk do ta dish se çfarë vjen; ky është dënim me vdekje, është vrasje për ty. Diktatura nuk durohet përsëri - jo pa kaluar të paktën disa breza - është si në një jetë të vritesh dy herë.

“U hesht Shqypnija; skutavet Shqyptari

U struk, tue pritun me felgrim në zemer

Ma t’ mbramen, ofshe!

Ditë t’ Atdheut t’ mjeruem”.

(Lahuta e Malsis, At Gjergj Fishta)

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif