DITË TË ZAKONSHME LARG ATDHEUT...
Nga njëherë harrohemi dhe preukupohemi me gjëra që në të vërtetë nuk kanë asnjë lidhje me jetën tonë të përditëshme. Duke qënë se jetoj pothuajse gjithë jetën në një vend-dashur pa dashur është bërë Atdheu i dytë- nganjëherë habitem dhe vetë pse brengosem ose gëzohem për ato që dëgjoj për Shqipërinë dhe në përgjithësi për Kombin Arbëror. Shpeshherë më duket se nuk jam larguar asnjëherë nga vatrat tona dhe ndjek pothuajse përditë lajmet, lexoj -ose ndjek se si i lexojnë faqet e para të gazetave shqiptare- në internet gjë që e bëj çdo mëngjes, thua se lajmet nga Shqipëria janë ushqim shpirtëror dhe jetësor për mua në këtë moshë, pa asnjë shpresë më. Madje edhe kur jam i detyruar të largohem në ndonjë shtet tjetër përpiqem të gjej mundësinë të ndjek zhvillimin e ngjarjeve në trojet arbërore.Jo njëherë jam treguar fanatik, ashtu si jo njëherë jam grindur e prrishur miqësinë me njerëz që kanë sulmuar ose sharë ish Atdheun tim! Më kujtohet se kur bëhej Lufta e Kosovës dhe grekët (miqt e mi dhe bashkëluftëtarët me të cilët kisha ndarë kafshatën e bukës kur vuanim internimin nga fashizmi i viteve shtatëdhjetë-dhe kishim luftuar bashkë fashizmin)- përkrahën Millosheviçin dhe sërbomëdhenjtë (e majta greke bënte dhe demostrata në favor të Sërbisë, kundër bombardimeve të...imperialistëve amerikanë-) ku mirrnin pjesë dhe ish bashkëvuajtësit e mi- dhe shokë lufte- Theodhoraqis dhe Glezoja, (e shumë të tjerë!) m’u errën sytë dhe u grinda keq me ta- sidomos me Glezon me të cilin kishim ngrënë bukë e kripë së bashku, si thoshte një thënie e vjetër. Më vonë u miqësuam përsëri- përveçse ishin krijuar dhe probleme me emigrantët shqiptarë që kishin vërshuar si lumë trubullt në Greqi. Ai nuk u shpreh kurrë kundër emigrantëve të leckosur shqiptarë.
Tani mendoj në se ja vlente të sillesha kështu, të tregohem kaq fanatik. Por besoj se ja vlente se padrejtësia duhet gjithnjë të luftohet dhe atëhere kishte shumë padrejtësi ndaj shqiptarëve dhe Kombit Arbëror...jo se tani nuk ka por flasim për të kaluarën tonë.. Megjithatë a ka vlerë ‘’lufta’’jonë në mbrojtje të shqiptarëve? Dhe...a e meritojnë këtë mbrojtje? Sigurisht askush nuk na e kërkoi (e them në shumës se nuk jam i vetmi këtu!) dhe ndoshta askush nuk na e kishte nevojën. Siç dihet historikisht armiku më i egër i shqiptarit është vetë shqiptari. Kemi me qindra shëmbuj kur vetë shqiptarët i fusnin thikën prapa shpinës kombit arbëror. Flasim me krenari për Gjergj Kastriotin- Skënderbeun- por edhe aty na shfaqet Hamzai si u shfaqën më vonë me qindra Hamza.. Pashallarët më të fuqishëm dhe të dëgjuar të Otomanëve ishin shqiptarë që i shërbenin me besnikëri Portës së Lartë- shumë herë kundër bashkatdhetarëve të tyre që nga natyra ishin shumë rrebelë dhe nuk duronin shtypjen. Sulltanët ishin të zgjuar dhe dinakë dhe e dinin mirë teorinë e ‘’përça e sundo’’ prandaj bënë aleancë me patrikanën ortodokse me qëllim që të përçanin rrebelët shqiptarë në drejtim të fesë...Prandaj mbollën në tokat arbërore fenë ortodokse (e krishterë) akoma dhe katolike, por nuk vonuan të islamizojnë dhe pjesën tjetër të popullit shqiptar me qëllim që të mbillej përçarja dhe urrejtja fetare! Në përgjithësi shqiptarët deri atëhere nuk dalloheshin për besimtarë fanatikë të ndonjë doktrinë fetare- kësisoj islamizmi ashtu dhe kristianizmi u a imponuan pushtuesit- duke mbjellë dhe urrejtjen e përçarjen fetare. Një shëmbull: të gjithë shqiptarët që u shpërndanë në trojet e Greqisë së ardhëshme dhe të Italisë- të parët u quajtën ‘’Arvanitës’’ dhe të dytët ‘’Arbëreshë’’, më vonë u bënë pararoja e mbrojtjes, ose dhe të krijimit të shtetit bashkëkohor të Greqisë- dhe mbrojtës të paepur të Italisë. Në trojet arbërve pllakosi errësira islamike- dhe kjo dukej se po i ndante njëherë e përgjithmonë nga vëllezërit e tyre të krishterë. Arvanitasit (që siç dihet nuk dinin asnjë fjalë greqisht dhe kjo faktohet nga fjalori shqip greqisht të Marko Boçarit) luftuan për Greqinë dhe e quajtën veten helenë dhe dukej sikur nuk i lidhte asgjë me shqiptarët e Arbërit- ose me vëllezërit e tyre të fesë myslimane që u ishte imponuar nga pushtuesit otomanë. Jo se pak myslimanë luftuan për Sulltanin- madje shumë pashallarë dhe bejlerë shqiptarë i shërbenin me besnikëri pushtuesit shekullor dhe luftuan egërsisht kundër vëllezërve të një gjaku- të krishterëve si në Greqi ashtu dhe kudo gjetkë. Megjithatë nuk duhet të harrojmë ser shqiptarët nuk luftuan kurrë për ndonjë besim fetar se dihet se besimet fetare u ishin imponuar nga pushtuesit,prandaj ata nuk u asimiluan, kudo ruajtën gjuhën dhe zakonet e të parëve të tyre. Të huajt, kryesisht fqinjët shovinistë u përpoqën t’i përçanin-nga njëra anë prifti dhe nga ana tjetër hoxha- por asnjëherë nuk ja arritën që shqiptarët të kacafyteshin për arsye të fesë, dhe kur u desh u bashkuan të gjithë (Myslimanë e të krishterë- si do të thoshte Çajupi i madh) që të krijonin shtetin shqiptar që fuqitë europjane e cunguan duke e shpërndarë në katër shtete fqinjë dhe shteti shjqiptar u vendos me pahir në një copë tokë- me zor të madh- në brigjet e Jonit dhe të Adriatikut... dhe fqinjët nuk e lanë rehat asnjëherë deri në ditët tona- por fatmirësisht sot Kombi Arbëror është më i bashkuar e konsliduar si kurrë herë tetër...nuk kemi vetëm dy shtete se shqiptarët sot dominojnë në katër shtete!
----Megjithatë nuk mund të mos theksojmë se Arvanitasit dhe vllehët që ruajtën gjuhën dhe zakonte shekuj të tërë, gjatë gjysmë shekullit të kaluar dhe çereku i këtij,po zhduken me shpejtësi duke u asimiluar..Nuk gjen më fshatra të flitet shqip në mënyrë masive- madje shumica e fshatrave janë shkretuar nga emigracioni i brëndëshëm dhe i jashtëm ashtu si janë zhdukur dhe vllehët që vite më parë mirreshin me blektori-ishin blektorë të mirë!
Këto të gjitha i mendoja ndonse shpirtërisht nuk isha në gjendje të shkëlqyer dhe një ditë i dërgova një përshndetje për ditlindje një mikut tim që ësht nja dy vjet më i ri se unë! Ç’m’u desh a përgëzoja? Ai m’u përgjigj...’’Mirë jam ndonse mendoj se si shumë qëndrova mbi dhe...dhe duhet t’ja liroj vendin ndonjë tjetrit...Sikur jetuam si tepër mbi këtë tokë!’’ Ishte sikur të kishte kuptuar gjëndjen time shpirtërore dhe morale që ndodhesha në një pesimizëm të gjatë. Jo se ka kuptim ose ndonjë arsye, por mosha dhe vetmia sikur na rëndon mbi shpinë... Dhe miku im i mirë nuk është kaq vetëm si jam unë se atë e kujtojnë shumë bashkatdhetarë-me të drejtë se ka shkruar gjashtë a shtatë libra- kryesisht për emigracionin por edhe për Dibrën e tij. Por dikur të gjithë na harrojnë-kohët kanë ndryshuar, jeta e njerëzve nuk ka krahasim me të kaluarën: sot mbizotëron interneti dhe kohët e fundit na është shfaqur dhe vajza shqiptare Mira (thua se është Nënë Tereza, nga ana tjetër e monedhës: Mira mirret me shkencën dhe ‘’trurin artificial’’ (inteligjencën artificiale e thonë tani) kurse Nënë Tereza mirrej me botën e përtejme dhe të panjohur dhe për këtë u bë NËNË e përbotëshme...gjë që askujt nuk i hyn në punë më kurse ‘’Truri’’ (ose inteligjencia) artificiale po na tund botën...dhe kushedi se si do të përfundojë bota me këtë,madje disa kanë filluar alarmin se kjo ‘’inteligjencë’’ mund të shkatërrojë botën e sotme,si interneti shkatërroi botën e djeshme që kishim njohur ne të vjetrit... Prandaj i them mikut tim të mirë të mos brengoset! Brezi ynë ishte sa i pafat ashtu dhe i privegjiluar! Jetoi në shekullin e ndryshimeve fantastike të njeriut, të botës..Bota u zvogëlua vitet e fundit (paçka se ne që jetojmë në të njëjtin qytet kemi disa vite të shihemi nga afër...se na përfaqëson...facebook!)
URIME PRA PËR DITLINDJEN- ja vlen të jetosh se jeta është një -vetëm një- dhe nuk na shpëton as edhe ...inteligjencia (truri them unë!) artificial.
READ IN ENGLISH
ORDINARY DAYS AWAY FROM HOMELAND...
Suddenly we forget and preoccupy ourselves with things that really have nothing to do with our daily lives. Since I have lived almost all my life in a country that I love without loving it, it has become my second homeland - sometimes I wonder why I am sad or happy about what I hear about Albania and the Arbër Nation in general. It often seems to me that I have never left our homes and I follow the news almost every day, I read - or follow how they read the front pages of Albanian newspapers - on the Internet, which I do every morning, you say that the news from Albania is spiritual food and vital for me at this age, with no hope left. Even when I am forced to leave to another country, I try to find the opportunity to follow the development of events in the Arborian lands. Not once have I been a fanatic, just as more than once I have quarreled and broken friendship with people who have attacked or insulted my former homeland. ! I remember that when the Kosovo War took place and the Greeks (my friends and comrades-in-arms with whom I had shared a morsel of bread when we suffered exile from the fascism of the seventies - and we had fought fascism together) - supported Milosevic and the Serbs (the Greek left did and demonstrations in favor of Serbia, against the bombings of... American imperialists-) where my former fellow sufferers- and war comrades- Theodhoraqis and Glezoja, (and many others!) took part, my eyes got dark and I had a bad fight with especially with Glezo, with whom we had eaten bread and salt together, as an old saying said. Later we became friends again - except that there were problems with the Albanian immigrants who had flooded like a torrent in Greece. He never spoke out against the ragtag Albanian immigrants.
Now I think it was worth it to behave like this, to be so fanatical. But I believe that it was worth it, that injustice must always be fought and at that time there was a lot of injustice against Albanians and the Arbër Nation... not that there is not now, but we talk about our past.. However, is our "fight" worth in defense of Albanians? And...do they deserve this protection? Of course, no one asked us for it (I am saying that I am not the only one here!) and maybe no one needed us. As is historically known, the worst enemy of the Albanian is the Albanian himself. We have hundreds of examples when the Albanians themselves put the knife behind the back of the arboreal nation. We speak with pride about Gjergj Kastriotin-Skënderbeun- but even there Hamzai appears to us as they appeared later with hundreds of Hamzas.. The most powerful and well-known pashallars of the Ottomans were Albanians who loyally served the High Gate - many times against their compatriots by nature they were very rebellious and did not tolerate oppression. The sultans were smart and cunning and knew well the theory of "divide and rule", so they made an alliance with the Orthodox Patriarchate in order to divide the Albanian rebels in terms of religion...Therefore they planted the Orthodox (Christian) religion in the arable lands. still Catholic, but they did not delay in Islamizing the rest of the Albanian people in order to sow religious division and hatred! In general, Albanians until then were not distinguished as fanatical believers of any religious doctrine - Islam and Christianity were imposed on them by the invaders - sowing hatred and religious division. An example: all the Albanians who were scattered in the territories of future Greece and Italy - the first were called "Arvanites" and the second "Arbëreshë", later they became the vanguard of the defense, or the creation of the modern state of Greece - and Italy's unrelenting defender. Islamic darkness plagued the Arber lands - and this seemed to separate them once and for all from their Christian brothers. The Arvanitas (who, as is known, did not know a word of Greek and this is proven by Marko Boçari's Albanian-Greek dictionary) fought for Greece and called themselves Hellenes, and it seemed as if they had nothing to do with the Albanians of Arbër - or with their Muslim brothers who was imposed on them by the Ottoman invaders. Not that few Muslims fought for the Sultan - even many Albanian pashalars and beylers loyally served the centuries-old conqueror and fought fiercely against their blood brothers - the Christians, both in Greece and elsewhere. However, we must not forget that the Albanians never fought for any religious belief because it is known that the religious beliefs were imposed on them by the conquerors, therefore they did not assimilate, everywhere they preserved the language and customs of their ancestors.
The foreigners, mainly the chauvinist neighbors, tried to divide them - on one side the priest and on the other side the Hoxha - but they never managed to make the Albanians fight for reasons of religion, and when it was necessary they all joined (Muslims and Christians - as the great Çajupi would say) in order to create the Albanian state that the European powers truncated by distributing it to four neighboring states and the Albanian state was grudgingly settled on a piece of land - with great difficulty - on the banks of the Ionian and the Adriatic ... and the neighbors never left him comfortable until our days - but fortunately today the Arbëror Nation is more united and consolidated than ever four times... we don't have only two states, Albanians today dominate in four states!
----However, we cannot fail to emphasize that the Arvanitas and the Vlachs, who preserved their language and customs for centuries, during the last half century and a quarter of this one, are rapidly disappearing by being assimilated.. You can no longer find Albanian-speaking villages in in a massive way - even most of the villages have been deserted by internal and external emigration, just as they have disappeared and the Vlachs who years ago used to be blacksmiths - they were good blacksmiths!
I was thinking about all this, although spiritually I was not in a great state and one day I sent a birthday greeting to a friend of mine who is a couple of years younger than me! What did I need to congratulate? He answered me...''I'm fine, although I think about how long I stayed on the ground...and I have to give way to someone else...If only we had lived on this earth for too long!''It was as if he understood my spiritual and moral state that I was in a long period of pessimism. Not that it makes sense or any reason, but age and loneliness seem to weigh on our backs... And my good friend is not so alone as I am that he is remembered by many compatriots - rightfully he has written six or seven books - mainly for immigration but also for his Dibra. But once upon a time everyone forgets us - times have changed, people's lives have no comparison with the past: today the Internet prevails and recently the Albanian girl Mira has appeared to us (you say she is Mother Teresa, on the other side of the coin: Mira mirret with science and the "artificial brain" (artificial intelligence is what they call it now) while Mother Teresa dealt with the beyond and the unknown world and for this reason she became a universal MOTHER...something that no one does anymore except " The artificial brain (or intelligence) is shaking our world... and who knows how the world will end with this, even some have started the alarm that this "intelligence" can destroy today's world, like the Internet destroyed the world of yesterday that we old people had known... That's why I tell my good friend not to worry! Our generation was as unlucky as it was vigilant! It lived in the century of fantastic changes of man, of the world.. The world shrunk in the years last (it's just that we who live in the same city have had a few years to see each other closely...that it represents us...facebook!)
HAPPY BIRTHDAY - it's worth living because life is one - only one - and not even artificial intelligence (I say the brain!) can save us.
Comments