top of page

DISIDENTI


Tregim nga Kozma Gjergji Sa herë kthehem në atdhe do e takoj domosdoshmërisht mikun tim Lorencin. Më shtyn me forcë një nevojë e brendshme për t'u çmallur e bashkëbiseduar. Pema jonë e miqësisë zuri rrënjë që kur ndiqnim studimet e larta. Hodhi shtat shëndetshëm e lulëzoi. Dhe mbeti gjithnjë e gjelbër si dafina, bredhi… Kurrë nuk e preku mola brejtëse e zilisë, smirës, xhelozisë. Nën hijen e saj kurdoherë jemi ndjerë e ndjehemi të mrekulluar. E çmoj shumë miqësinë, veç të tjerave, edhe për ca vlera, të cilat nuk i gjen as te vëllazëria. Unë dhe Lorenci nuk bëjmë dot pa të. Na gëzohen zemërat kur rishihemi ja, kështu si sot, dhe plot kënaqsi shkojmë në tavernën e preferuar të shijojmë ndonjë gotë e flasim për gjithçka na pëlqen. Ndërsa jemi duke qeshur me lotë teksa kujtojmë disa nga çapkënllëqet aq naive e komike të kohës së rinisë, befas na shfaqet përpara një mesoburrë. -Oh, Bilua!… ,-habitet Lorenci dhe ngrihet në këmbë e përqafohet. E fton të ulet dhe pijë diçka. Ai e falenderon dhe i thotë se e ka me ngut. Ndërkohë që përshëndetet i përsërit kërkesën për të shkruar rreth librit të tij më të fundit. -Kush është ky? -e pyes pasi personi largohet. -Nuk e njeh? Është poeti Bilbil Bali. Punon hera-herë edhe në Greqi. Atje e njohin me emrin Pilo Pali. Tip sherreti. Më lehtë merresh vesh me qenin se me të. Ka botuar njëzetë përmbledhje me vjersha. I përzgjodhi e i publikoi në një vëllim voluminoz, një kopje të të cilit ma dhurojë me autograf. Pikërisht për të më kërkon të shkruaj. -A ka vlera? -Si të them! Të shprehem popullorçe: Është një thes me pordhë poetike.Vargje pa një çikëz shpirt, pa një xixë hyjnore arti, retorikë banale…, -më pohon me një zë tallës, të thartë, kafshues, dhe vijon. -Jemi njohur e miqësuar kur drejtoja rrethin letrar në shtëpinë e kulturës e të krijimtarisë popullore. Qe bërë i njohur me tekstet e disa këngëve revolucionare dhe ishte i preferuari i kompozitorëve, të cilët i quante me përkëdhelje "manestro". Kur redaktorët e shtëpisë botuese të atëherëshme ia kthenin poezitë me mjaft vërejtje apo të pabotueshme, i sfidonte me krenari e ironi: "Habitem pse nuk m'i botoni, ndërsa i dëgjoni të muzikuara dhe i këndoni me kënaqsi në aksione, mbrëmje dëfryese, dasma!… " Rivalizonte egër me një tjetër poet më premtues, që punonte elektriçist-mirëmbajtës në kompleksin e pularisë, e drejtonte atje dhe ansamblin amator të këngëve e valleve. E kish zili për talentin, por edhe se dashronte këngëtaren bukuroshe e me zërin karakteristik të atij ansambli, për poezitë e bukura që i kishte kushtuar asaj të kompozuara këndshëm. Thuhej që ajo ishte dhe e atij "zanati" Duket për këtë shkak ky e braktisi. Artistja u hakmor, duke kënduar vetëm këngët me tekstet e Bilos, të cilin e bëri aq për vete, sa u dashuruan e martuan. Të dy poetët nuk reshtnin së grinduri në rrethin letrar. Bilua e urrente tmerrësisht veçanërisht ngase kishte qenë dashnor i bashkëshortes së këtij. E sulmonte shpesh me fjalët: "Dështak", "I pabesë", "Katil","Rrëqebull", "Gjarpër", kurse elektriçisti tregohej i duruar e tolerant dhe përpiqej ta kapërcente me humor. S'i meritoj ato, i kundërpërgjigjej, sidomos kur më vijnë prej teje, që në pulari të mbajmë për gjelin më të pëlqyer e respektuar. Me kalimin e kohës edhe Bilua filloi të dyshonte për partneren. Kur ajo lindi të tretin, ky iu hap njërit prej miqve më të besuar: "Më duket se e fitova qyl këtë fëmij!… " Në sistemin e ri demokratik ndryshuan dhe fatet e dy letrarëve. Habitërisht elektriçisti mori famë si poet, kurse tjetrit i shkoi keq. Kudo e prisnin me përbuzje dhe e konsideronin relike të së kaluarës. Edhe kompozitorët që dikur e preferonin, tani ende pa ia lexuar krijimin e qortonin: "Hiq dorë nga ato pisllëqe!… " Nisi të imitonte vjershat e elektriçistit, por përsëri i njëjti qëndrim. Iu krijua bindja se gjthçka ia kish kurdisur vetëm ai. Ndihej i asgjësuar. Çdo sukses i rivalit e hidhëronte pa masë dhe e sëmurte. Dështimi, smira, hakmarrja e tij e donin deri dhe të vdekur, por s'dinte sesi. Mrekullisht ia ofrojë këtë mundësi katrahura e nëntëdhjetë e shtatës, gjatë së cilës maskat bënë kërdinë. Ashtu si ato, edhe ky, i mbështetur nga dy të tjerë mbulojë fytyrën, u armatos dhe zuri pritë. Vigjiloi me durim gjersa i erdhi preja e dëshiruar. E ndaloi dhe i drejtoi automatikun. -Ç'ke me mua zotëri, jam veç një poet i varfër… -Pikërisht pse je poet dua të të vrasë… Ai që shoqëronte elektriçistin e pandehu të lajthitur. Mori guximin dhe befas ia hoqi kapuçin. Ç'të shihnin!!! Dora vetë Bilbil Bali. -Edhe ti o Bilo!!??… Ule armën!… Do lekë, varëse floriri??… -Jo, jo… Dua vetëm të vrasë këtë maskarain që më ka kthyer në hiç, që ka shpifur e më ka nxirë, që… Arritën të mirëkuptoheshin dhe shpëtonin nga e keqja. Bilua, ndonse e dëshironte jashtzakonisht lavdinë e poetit, çuditërisht në demokraci i erdhi ajo e disidentit për të cilën dijti të shtirej e luante mjeshtërisht. Sajesat dramatike të mbushura me intrigat e pushtetit dhe mundimet sizifiane të tija tërhoqën vëmendje e kureshtje dhe e shndërruan në personazh tërheqës të gazetave dhe ekranit. Ia ndiqnin edhe se i shtonte e zbukuronte vazhdimisht. Në disa prej tyre kishte vërtetë diçka reale, të cilën ky e transformonte krejtësisht në të kundërtën. Tregimin e këtij kalvari ferri e niste nga një gosti. Siç qe bërë zakon dollia e parë ngrihej për Komandantin. Ndërsa të gjithë i pinë gotat me fund, Bilua s'e çoi as te gjysma. Një militant llafazan, që për kësi gjëra vigjilonte me katër palë sy, e pikasi dhe në çast iu drejtua me ton qortues. -Për Komandantin gota pihet e tëra. -Po ta pi të gjithën unë vdes, se jam i sëmurë nga mëlçia…, -u mbrojt Bilua. -S'ke rast më të shkëkqyer për t'u bërë dëshmor. Të kanë për të të vënë në krye të varrezës, se vdekja jote është krejt e ndryshme nga e atyre të rënë në përpjekje me diversantët apo për ruajtjen e pronës socialiste. -Ore mik, unë e pi të tërën me plotë dëshirë e kënaqsi, por kam hall mos nuk vdes menjëherë dhe do lëngoj gjatë… -Oh, aman ç'hall paske ti!… Edhe nëse do vuash e lëngosh për Komandantin tënd e bën sakrificën, prandaj pije me fund pa frikë fare e të jesh krenar, më kupton?… Dialogun e vështirë e të sikletshëm e mbylli ndërhyrja kurajoze e xha Mekamit, veteranë i luftës. -Lëreni çunin të pijë sa të dojë dhe mos e detyroni. E ka treguar ai dashurinë për Komandantin dhe partinë me vjershat revolucionare, vjersha që ta ndezin gjakun të vërvitesh si tigër mbi ballisto-zogistët dhe armiqtë… Këtë Bilua e shet tani si një sfidë trimërie ndaj tiranit, për të cilën veglat e diktaturës u hakmorën. E përndiqnin si hije këmba-këmbës, i ngrinin kurthe, e provokonin me lloj-lloj incidente, presione, joshje, që të pranonte të vihej në shërbim të sigurimit. Ja një prej atyre tekstualisht siç ka ndodhur, krejt e kundërta e gënjeshtrës së atij. Qëndronte në radhën e gjatë për të blerë peshkë. Kur po afronte të hynte brenda në dyqan, befas i del para një adoleshent. Mbase nga lodhja e padurimi Bilua reagojë tejet i nervozuar. E rrëmbeu për fyti djaloshin dhe e shtyjti dy-tre metra duke e sharë rëndë. -Ç'je ti more maskara që futesh kështu pa radhë?! Si guxon? I pa edukatë… I kujt je o zagar i fëlliqur? Hajt, hajt, pa ta rregulloj qejfin…, -e kërcënoi duke i treguar grushtin. Djaloshi i mësuar ta lejonin pa respektuar radhën s'e priste. I frikësuar u largua. Kur ende z.Pilo nuk i kish mbaruar sharjet ia behu i ati i atij, operativ në degën e brendëshme. Edhe pa folur ai të kallte datën me atë fizik si të atyre demave të kooperativës, që i mbanin vetëm për ndërzim. Gjithë krekosje e arrogancë pyeti se kush ishte ai trim që kish vënë dorë mbi të birin. Bilua i zverdhur në fytyrë mezi mori kurajon t'i shpjegonte se djaloshi pati hyrë pa radhë. Rrufeshëm e me ton agresiv operativi ia priti. -Ti ëëë!?… Ta q.. nënën unë!… Plesht bythe… -Ah, shoku operativ sikur ta bëni me të vërtetë, do të kemi mikun më të madh të shtëpisë. Nëna ka gjashtëmbëdhjetë vjetë, qysh kur na la babai, që nuk e ka parë e kryer më atë gjë. Në moshën e saj ky shans i rrallë nga një njeri i rëndësishëm e i ri si ju është më tepër se fat… S'dimë si t'ua shpërblejmë nëse… Të pranishmit shtangën të mahnitur. Edhe operativi u shfry nga inati e mbeti pa fjalë. E psikologjisi që ishte plotësisht i përdorshëm dhe mund t'i hynte në punë. Vendosi ta studionte dhe në qoftë se ia vlente ta aktivizonte. U lidhën bashkë ngushtësisht dhe mbas disa provave të suksesshme Bilua, me pseudonimin "Peshku", iu shtua shumëkëmshit të sigurimit. Operativi tashmë mik familjar i bashkëpunëtorit më të ri nisi t'i frekuentoi ethshëm jo nënën, por bashkëshorten dhe motrën. Ja, kështu pra, ky z.Pilo Pali shijoi privilegje dhe famën e poetit gjatë regjimit të kaluar, kurse në këtë të tanishmin ato të disidentit. Kozma Gjergji.


152 views10 comments

10 comentários


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
07 de mai. de 2022

Më entuziazmoj, tek e lexova sot, ky koment analitik e lavdërues nga poeti e prozatori z.Minush Hoxha për tregimin "Disidenti". I çmoj shumë mendimet e kolegëve, sepse siç thotë proverbi: Fortësinë e gurit e njeh mirë vetëm skalitësi i tij.

Ju falenderoj e uroj shëndet e me arritje të reja në krijimtari!

Me konsideratë, K.Gjergji.

Curtir

Minush Hoxha
Minush Hoxha
06 de mai. de 2022

Si dhe ne te tjerat, flet gjuhen e afert per lexuesit, te kuptueshme dhe rrefen psikologjine e njeriut te lig, ate kameleonin i cili nderron ngjyre sikur e do pushteti e koha. Eshte per apostrofim se si ne nje rrjedheshmeri, nepermjet nje narrativi te kandshem e qe nuk neverite lexuesin, jep psiken e personazheve tek akceptohen duke i lexuar sa per te mesuar per marrezite e njeriut dhe per te lartesuar kodin moral personal e shoqeror. Gjej ngjashmeri ne menyren e rrefimit me Gi de Mopasan i cili-sikur edhe Kozma, shkurt, stillehte e bukur, ia del qe deri tek lexuesi te percoj mesazhinmoralfilosofik se cfare te denigrohet e hiqet e cfare te lartesohet. Shendet autorit me deshira per prurje akoma…

Curtir

Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
30 de abr. de 2022

I dashur Kozma,

Fjalët tuaja plot ngrohtësi zemre janë shumë emocionuese për mua. Por kini parasysh, i dashur miku im i nderuar, se merita kryesore u takon Juve dhe, përgjithësisht, shkrimtarëve, të cilët, me artin e magjishëm të penës së tyre, janë në gjendje t’i frymëzojnë lexuesi aq thellë, saqë midis tyre lindin edhe kritikë të thjeshtë për të bërë vlerësime modeste, si puna ime. Pra, është magjia e fjalës suaj artistike ajo që mua më ngre peshë për të thënë dy fjalë.

Juve, Zonjës Natasha dhe fëmijëve, unë dhe Havaja ju urojmë gëzuar festën dhe shëndet e mbarësi familjare.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 30 prill 2022

Curtir

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
30 de abr. de 2022

Fort i dashur Myslim, të përshëndes dhe të uroj gëzuar Festën!

Falenderimet më të përzemërta për komentin, gjykimin dhe mendimet ekzaminuese rreth tregimit. Janë tejet të domosdoshme, sidomos kur shprehen nga kolegët dhe kritika. Dhe habitërisht sepse i shijojmë sikur të na ketë rënë llotaria. Krijesa të çuditëshme artistët!

Përqafime, K.Gjergji.

Curtir

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
30 de abr. de 2022

Gëzim dhe emocion i veçant për mua ky vlerësim, që më vjen nga një kalibër i sërës së lartë të dijes e artit, siç është i shumërespekturi Profesor Doktor Eshref Ymeri. Fat për ne krijuesit që jemi në vëmendjen dhe dashamirësinë e këtij personaliteti e shqiptari të madh.

Gëzuar Festën Profesor Eshrefi bashkë me të shtrenjtën tuaj të zemrës zonjën Hava dhe më të dashurit! Jetë të gjatë e kurdoherë me energji djaloshare! K.Gjergji.

Curtir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page