DISA VARGJE PËR MARINARËT E ANIJEVE LUFTARAKE
Arqile V Gjata
Më mjaftojnë disa vargje mbi një letër të sodisë njollat e gjakut mpiksur nëpër kallumë nga koha, të përjetoj shpresat, ëndrrat e marinarëve poezitë e recituara në nëndetësen e luftës së shkuar!
Jeta e tyre zhytur thellësive të deteve, harruar nga ngjyra e kaltër e qiellit, më provokojnë dhimbje!
Kufomat janë aty... Tretur nga kripa e shumë viteve e unë i parafytyroj!
Kam vite që jetën e ndaj me ta, me sytë e marinarëve lexoj skema e kordinata e anija luftarake gjëmon hareshëm nga silura.
Ata, të shqetësuar... si zogjtë, këndojnë këngën ‘’Admiral’’!
Pas betejës... Të qeshurat e tyre shpërndarë bordeve të hekurta të anijes dëgjohen dhe sot!!!
Shtator 2012
KOHA E MUSHKONJAVE!
…Mushkonjat rrotull e rrotull nëpër ajër gjethe më gjethe vijnë nëpër tavolina... kërkojnë të puthen me buzët e godës time.
Mushkonja të pickon, ashtu kot të turbullon, të thotë: -Vdis si ushqim, për qeniet e vogla,- nuk të lë të mërzitesh, të ledhaton në kohë shiu të ironizon, pickima e saj mbi gotën time mer frymë.
Dhe pse pickama ka dhimbje të hidhur jemi mësuar, i kemi receta për të mbajtur shpirtin ato të japin formën që do, të largohesh nga avulli i ngrohtë.
Perden ul... luaj me muzikë rrotull e rrotull deri sa mushkonja lodhet mbi të bardhën pecetë, pastruesja e sjellshëme i shërben derisa mushkonja ndërron jetë!
Sa shumë mushkonja ka kjo stinë!
E mërkurë 2015
תגובות