top of page

DISA SHKRIMTARËVE EMIGRANT NË GREQI


Arqile V GJata

INDIVIDUALITETE DHE DISA VEÇORI KRIJUESE NË VEPRAT LETRARE (në gjinën e romanit) TË DISA SHKRIMTARËVE EMIGRANT NË GREQi

Arqile V GJata

Abstrakt

Individualitetet, apo subjekti krijues dhe vepra letrare e çdo krijuesi përcaktohen nga disa faktor, të cilat shprehin disa veçori;

A= Si organizimi i formës së të shkruart, shprehit dhe brendia ideore dhe stilin e tij përgjatë gjithë ngrehinës së romanit të një autori.

B=Të gjitha konceptet rreth individualiteteve të çdo shkrimtari, C=Përfshir këtu dhe subjektin, idet, ndikeme të ndryshme estetike, filozofike, politike, apo dhe idealiste,

D= Duke mos harruar kushtet politike, ekonomike dhe shpirtëror të kohës, do i trajtojmë si veçori të individualiteteve të këtyre shkrimëtarëve që do i analizojmë!

Hyrje

Siç dihet, jetojmë në kohë moderne, për pasoj ka ardhur çasti të kuptohet mirë se, letërsia sot është një dukuri me dy anë...

Ajo që krijohet nga autorët, që jetojnë në Atdhe dhe nga autor, që natyrshëm jetojnë,punojnë dhe krijojnë në të tjera mjedise kulturore , sociale dhe politike!

Sot krijimtaria letrare krijohet në rrethana të reja, nga ku po marim mundimin t’u tregojë me shembuj të gjallë, se si po lëvrohet sot gjinia e romanit përtej kufijve të Atdheut, në emigracion, në Greqi!

Shkrimtarët me krijime e veta tregojnë ndjenjat dhe mendimet e tyre, përvojën e botës shpirtërore dhe intelektuale në kushte të reja sociale e politike. Ata(shkrimtarët) janë të prirur, që ëndrrat, eksperienncën e jetës, bindjet dhe idealet e tyre t’i pasqyrojnë në veprat letrare që ata shkruajnë!

Në këto kushte krijuese dhe karakteristikat themelore të personalitetit krijues janë shumë të ndryshme!

Për këtë qëllim në këtë temë do trajtojë disa vështrime krahasuese rreth individualiteteve krijuese të disa shkrimtarëve që jetojnë në Greqi.

-Gëzim Strora, Elona Gjergo, Novruz Abilekaj, Murat Aliaj, Myslim Maska dhe Thanas Medi.

Përzbardhja e kësaj teme përkonë me fjalën e “fshehtë” që gjendet në individualitetet krijuese tek seicilit shkrimtari i lartë përmendur! Po kështu,nga që këta shkrimtarë jetojnë në emigracion, përftohet ajo që quhet;

-Dhimbja e emigrantit është një klithmë e shqetësuar brenda vetes! Nuk thahet loti i mallit, ai buronë nga vetëtimat e shpirtit të shkrimtarëve!

Duke u nisur nga një vërtetë themi se, Gjuha Shqipe i ka aftësit shprehëse pakufi!

Shekspiri thotë:”Ku ka dëshirë për të bërë diçka, gjendet edhe rruga!”

Përgjatë këtij studimi do trajtojë këto nëntema, ku do analizojmë gjashtë shkrimtarë të njohur në gjinin e romanit..

1-“Trishtimi i Psametihut”, Shtëpia Botuese “Dija Poradeci”, Pogradec,2012,

2- Elona Gjergo “Gjashtë gishta e gysëm”,Shtëpia Botuese “ADONIS”, Tiranë, 2016,

3-Novruz Abilekaj, “Shoku Hiç”,

4-Murat Aliaj, “Klubi Khajam”, Shtëpia Botuese “JONAIDA”, Tiranë, 2014

5-Myslim Maska, “Balada e ringjalljes”, Botimet, “MIL”, Viti 2000, Berat.

6-Thanas Medi, “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”, Botime TOENA,Tiranë, 2013

DO TRAJTOJ KËTO KARAKTERISTIKA

a-Karateristikat themelore të persnalitetit krijues tek secili autor!

b-Individualiteti krijues dhe koha kur është shkruar romani.

c-Ndikimi i botkuptimit të autorit mbi aktivitetin e tij krijues,

d-Problemet ideoestetike në krijimtarin letrare dhe ndikimi i tyre në veprën që ata shkruajnë.

e-Origjinaliteti i temës dhe struktura e librit tek autorët që kemi marr për studim.

f-Elementë të tjerë përbërës që ndikojnë në individualitetin e tyre krijues.

Indentitetetet, krijuese, autorët, origjinaliteti, romani, shkrimtari, tema.

a-Karakteristikat themelore të persnalitetit krijues tek secili autor!

“Koncepti mbi individualitetin krijues të shkrimarit, e thënë ndryshe, mbi subjektin krijues, është një nga kategorië më të rëndësishme të teorisë së letërsisë dhe të estetikës. Procesi krijues nuk mund të mendohet, kurrësesi pa të.”,Iskra Thoma, “Individualitete dhe vepra letrare, Shtëpia Botuese, “Naim Frashëri”,Tiranë, 1988, f,5

Shkrimtari Gëzim Strora ka vullnet dhe me forcën e individualitetit të tij krijues, dëshiron të pasqyroj realisht dhimbjen njerëzore në romanin e tij “Trishtimi i Psametihut”!Ai është një shkrimtar mistik-analitik dhe vrojtues i përqëndruar në të gjitha dimensionet e “jetës”, në tokë,në varr dhe në qiell.

Eseisti dhe shkrimtari Piro Loli thotë:

“Gëzim Strora parapëlen rrëfimet e hijes, të territ dhe të Ferrit, duke shenjuar plagët e njeriut...Ai luan me terdritën duke pikturuar në të zezë, për t’ia lënë lexuesit të gjej sytë e dritës në romanin e tij!” Gëzim Strora, “Trishtimi i Psametihut”, f,2

.Shembuj nga autorët!

Një vepër letrare, siç është romani, sado që mbetet në tërsi dhe në themel si një përshkrim ngjarjesh nga më të ndryshmet, ajo( vepra letrare) nga autori merr vlerë dhe si intepretime ngjarjesh, episodesh, skena, të gjitha këto i japin veprës, romanit kuptimin, që duhen të ketë përmbajtja e romanit, brenda një botëkuptimi të dhënë, të shprehur nga autori për një kohë të caktuar...

“Fojerbahu është i pari që u mor me shqyrtimin serioz e të hollësishëm të faktorëve subjektivë që marrin pjesë në krijimtarinë artistike, sepse ka për këtë disa të dhëna e disa aftësi natyrore. Ai e kërkonte bazën e krijimit artistik te vet njeriu. Koncepti i tij antropologjik ka qenë një hap i madh përpara në krahasim me shpjegimet fillesën mistike e fetare të krijimit. Vetëm duke kërkuar fillesën e krijimit tek ndjenjat dhe imagjinata, kuptohet vetvetiu se ai arriti ti jepta spjegim shkencor, sepse, si ndjenjat edhe imagjinata lidhen kurdoherë me pikënisjen e tyre, me objekte reale.

Iskra Thoma, “Individualitete dhe vepra letrare.”, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1988, f,13-14

b-Individualiteti krijues dhe koha kur është shkruar romani.

Individualiteti krijues i çdo autori kushtëzohet, merr ato vlera shpirtërore e materjale që lidhen me kohën kur realisht jeton shkrimtari. Duam, apo nuk duam, është më se e vërtetë se individualiteti krijues i shkrimtarit është dukuri historike ku natyrshëm shkrimtari u jep përgjigje, analizon(në mënyrën e vet), përshkonë dhe fantazonë

“Ndaj është fare e qartë se individualiteti krijues i çdo shkrimtarit, është dukuri historike” shkruan Bjelinski(tek vepra “Liria e krijimit”)3 Iskra Thoma, “Individualitete dhe vepra letrare”,po aty,f,19

SHTATOR 2013=ATHINË

60 views1 comment

1 Comment


Resmi Osmani
Resmi Osmani
Aug 12, 2020

Z.Gjata, nuk e kuptoj perse keni lene jashte ketij studimi shkrimtarin Sotir Athanasiu me dy romanet e tij te realizuara mjaft mire artistikisht "Polen gruaje" dhe "Midis dy dashurive"

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page