
(mos)fisnikërisë së njeriut
Ka dhe disa miq e shokë Që të duan veç kur je në tokë Sapo bën vet të ngrihesh pak I zë vreri dhe bëhen merak.
Nëse do vet që ta provosh Se sa miq i ke të dëshmuar Sukseset e tua në fb t’i publikosh Ke për të parë e për t’u befasuar.
Ah sa paska dhe shpirtngushtë të ndytë Në këtë botë, rrenash për koke kapur Të thuan dy fjalë për ty s’kanë vyrtyt Veç buzëqeshjeve të tharta hapur.
Befasia është akoma më e madhe Aty, përbrenda njerëzve të letrave Ah, sa po i bren smira prej kunadhe! Ta shohin mikun e vet mes kthetrave.?
Nuk është kurnac ai që shpalos veprat Dhe për të tjerët mundin e vet e ka flijuar Por është koprrac ai që i fsheh kthetrat Me të cilat frutet e tjetrit i ka përvetësuar.
Asht burrni bile dhe reflektim Me i pas pranue drejt realitetet Me qenë pa doreza je bash trim Pamëshirshëm që i shkel marifetet.
Lum për ata që e njohin vlerën E lartësojnë tjetrin por edhe veten Mjerë ata që s’e respektojnë vlerën Herët a vonë do ta prekin humerën.
Dije pra edhe ti mik... Se kështu mund të plasë çdo armik Ne veç me libra mund t’i tregojmë botës Se nuk e ndjekim më fatin e rrotës!
© Kasam ShAQIRVELA