Disa mendime për romanin “Rebeli


Odise Çaçi

Disa mendime për romanin “Rebeli “, të shkrimtarit, poetit e studiuesit, patriotit, EQEREM CANAJ

Të shkruash për një personalitet gati si në legjendë, siç është shkrimtari i Madh Petro Marko, është sa e vështirë dhe po aq komplekse ,siç ishte jeta e tij, e një vigani liberator, me fraza konçize , por tepër domethenese. Petro Marko lindi dhe u rrit në Dhërmi,në një familje me tradita patriotike, në atë vend ku dallgët e detit lindin dhe përkundin trima të penës e të dyfekut.Shkrimtari Canaj brumin e merr nga kjo krahinë legjendare, ku fliten të gjitha gjuhët e botës dhe ku njerëzit marrin frymëzin për të bërë diçka të mirë për këto troje të lara me gjak. Romani ka gjithsej 12sytha , ndarë si me thikë , ku pasqyrohet jeta dhe vepra e Petro Markos , një jetë, siç shprehet profesor dr.Bardhosh Gaçe, “Mjeshter i Madh”..”Ky Rebel i Bregut shtegton nëpër kohë, por edhe në faqet e këtij romani me fatin dramatik të tij dhe të shqiptarëve në shekullin XX., dhe siç shprehet autori që në fillim”kërkoi pak jetë…vetëm një grusht diell…per mbrothtesine e Kombit të vetë, prandaj dhe yjet pikonin arin e tyre mbi mermer…një buqete me lule te fresketa”. Tek pjesa Dora e padukshme ,autori bëhet njësh me Dhimitrin, ku siç thotë autori në gërvishjen e kujtesës ,ai kujton Petron, tek Shkëmbi i Kuq anës Përroit, tek ai Gur i Kuq , ku shumë Krutanë, duke përfshirë dhe paraardhesit e mi ,u strehuan aty ku sot Dhimitri mediton.Aty ata pritën dhe shoqëruan Gjonin II, në luftë me turqit osmallinj, ku një grusht luftëtarësh himariot luftonin kundër 2000 ushtarëve osmanë.Të jetë rastësi, imagjinatë, apo diçka tjetër…ajo është kujtesa kolektive e një populli, që pas rënies së Krujës , Lezhës e Shkodrës, dhe pas përpjekjeve të Himariotëve me në krye djalin e Gjergjit të Madh, luftuan dhe u strehuan në këto bregore sa të serta, aq dhe hijerënda e heroike, për të filluar një jetë të re plot me andralla… Dhimitri kujton se si evoloi Petroja, si shumë të tjerë, ndonëse shkollën e parë e mori nga Nënë Milla,më vonë në shkollën Tregtare, në