top of page

DISA LOT NË PSHERËTIMË


Bajame Hoxha-Çeliku




Ikur zjarri, ikur malli,

ikur loti, ikur vaji.

Tharë buza në mavi,

shterur syri si ulli.


Ëndërr shuar unë ti

ai zjarr u mbyt në hi.

Mbeti lot nëpër gji,

ai lot u tret për ty.


Ndezëm urët a e di?

etja që s’njihte kufi.

Mbeta si zjarr i pashuar,

shpirt e ëndërr përvëluar.


Afshi s’ndihet, humbëtirë,

Iku humbi flakë plot stinë.

Ikur, ikur larg ndër shtigje,

Dhe më la udhësh jetime.


Iku jeta bashkë me ëndrrat,

heshti dielli, rrahjet, zemrat.

Heshti dhe fjala mbi buzë,

heshti dhe pena mbi muzë.


Heshtën të gjitha njëherësh,

nëpër muzg, muzg të errët.

Nëpër ankth, në shkretëtirë,

Mbetëm anembanë ngrirë.


Dhe kur yjet lart sa ndrijnë,

Loti tek zemra më ngrinë.

Plagë, dhimbtë plot lëndim,

disa lot në psherëtimë...

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page