Disa Foto-Kujtime nga vizita e delegacionit të parë të SHBA


Frank Shkreli

Disa Foto-Kujtime nga vizita e delegacionit të parë të Shteteve të Bashkuara në Shqipërinë komuniste, mars/prill, 1991. 30-vjetë me vonë Kryeministri i Shqipërisë ka deklarua se “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë.” Ndërsa të tjerë politikanë janë shprehur se komunizmi ka pasur edhe “shumë të mira”. Madje edhe një ish-kandidat për kryetar të Partisë (së “dajthtë”)Demokratike ka thenë para disa muajsh se Partia Demokratike duhet të distancohet nga qendrimi “anti-komunist“ i saj. Ndonëse këto foto nuk tregojnë gjëndjen e mjerueshme që pamë me sytë tonë 30-vjetë me pare, anë e mbanë Shqipërisë, nga këto foto mund të arrihet në një përfundim duke dhenë njëfarë ideje për jetën e përditshme me 1991, kur mendonim se komunizmi po jepte shpirt.