diplomaCIA për asociaCIA – mama mia…!
(ose: shkopi dhe karrota që i njeh krejt bota)
Nga Banalisti: Sadullah Zeqiri
1.
Kur isha i ri, pata dëgjuar për një anekdotë… për goranët e Gorës, disi kështu: kur e fusnin djalin dhëndërr baballarët e bironin shikimin nëpërmjet një vrimë speciale në derë të gjerdekut nga ku, në rast nevoje urgjente, ta instruktonin të birin i cili po hynte në këtë provim jete për herë të parë…sendin pa e parë…!
…dhe një baba i këtillë, kujdestar për urgjencë, pa se biri nuk po ia qëllonte se nuk po ia qëllonte dhe pas disa herësh dështuar u dëgjua t’i thot të birit: o, më poshtë… më poshtë, biri im…trimi im…më poshtë… ah, kuku bre, kuku…po të isha unë në tëndin vend…!
Edhe nga opozita, tani që po pritet nënshkrimi për asociacionin…disa që ishin më parë kryeministra, po thonë: ah, kuku bre, kukuuuu po të isha unë, ahhhhh… menjëherë do ta nënshkruaja, ekspres, pa lutje…pa pritur mbrëmjen… që në mëngjes…!
2.
Në takimin e nesërm në Komitet, më falni, n’ambasadë të dajës SAMI, shpresoj të dëgjojmë kështu disi…
Ju kam ftuar dhe ju kam tubuar një diçka të madhe për t’iu kumtuar…për një kazan pa kapak…për t’iu dëftuar…në të çka keni zier e përzier…
A dini amerkikançe…
Kuptojmë ngapak…of kors…
E, dëgjoni këtu pra, bre hors…
Kurgjë deri tash nuk keni ndi’ në të çka keni zi’…dëgjoni mirë se…po nuk dëgjuat do mbeteni pa tagji…me pleq e të ri…
Tani dhjetë vjet e këtu në një kazan në kuzhinë me Serbinë keni zier lloj lloj gjellërash me mish derri edhe me mish dhie e me lloj lloj mëlmesash turkorusoarabie dhe të kripur shumë…sa që kazani tani është holesterizuar dhe ndyrë për së tepërmi dhe duhet pastruar se nuk po i punojnë damarët e shtetit…nga këto mish'ra…
Dhe, ne - kemi vendosur se ti Albin duhesh ta pastrosh këtë kazan…
Jo, jo do të thot Albini, unë as kam zier, as kam ngrënë nga ai kazan, nga ajo kuzhinë, nuk e pastroj…
E pastron, e pastron, madje edhe këndon, derisa e pastron …(se gjellëbërësi Vuçiq është i zënë me pastrimin e një tjetër kazani më të madh… atë në të cilin ka zier me Rusinë e me Kinën…me BE-në…
Mirë, mirë…pra, e pastroj por, për të kënduar nuk këndoj…
Ani, nipash, pra, mos kendo, por pastroje…
As Vuçiqi s’po këndon por po e pastron…!
Kështu, pra, të keqën daja…!
3.
Serbisë momentalisht, nuk po i mjafton karrota e ofruar… para se t’i fusin shkopin duhet bërë edhe një ofertë parashkopiane, duhet t’i ofrohet kastraveci…sepse ajo nuk po e pranon planin franko – gjerman, po nxjerr shkokla… sikur nuk e pranoi dikur edhe atë të Rambujesë…të Vjenës…
Vuçiqi, skile diplomatike, me praktikë të kryer në rusi po i frikon diplomatët se nëse mua më bëni presion me pranimin që Kosova të anëtarësohet në OKB e organizata tjera ndërkombëtare, atëherë mua do të më rrëzojnë në zgjedhje të jashtëzakoinshme dhe ju do të përballeni me nje Serbi te sheshelizuar…
Prandaj, njëherë për njëherë, mos më kërkoni plotësimin e këtyre dy kushteve, kalimin e kësaj vije të kuqe…
4.
Vuçiqi: Unë kurrë s’e pranoj Kosovën… ju kam thënë pesëqind herë…deri më tash…!
diplomaCIA : E pranon, e pranon, ke me pranu si popi, bile…
-Po, popi m’ka thënë mos e prano…
-Hajt se popit ia bëjmë kishat e manastiret ambasada dhe pranon, mos ki gajle ti…edhe tokën e manastirit te Deçanit që ia ka falur Milloshi, edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës - ia kthejmë…
-E rusit, Putinit, çka t’i bëj, ai po kërkon të nisi luftën në Kosovë…!
E, sa për sanksione ia bëjmë lehtë…do t’ia fus sapo të më lejojë, por ende s’më ka dhënë leje…!
5.
Dikush – dikush po trumpeton, si "dikur…" se Kosova me asociacion, nuk po humb asgjë, por, ama, edhe se asgjë nuk po fiton, k'shtu shumica po beson…!
E, Serbia, po, ajo po fiton një trepçearimedaljon…!
Disa po thonë, se Amerikës po i ngutet, se prej rusit po tutet se do vie n’Ballkan…e, neve…si gjithmonë – s’po na bëhët vonë!
Kosova, sa herë po i afrohet rrumbullakësimit të shtetësisë po e fusin në “trekëndëshin e bermudeve”
(të Serbisë, Evropës e Rusisë…!)
Vuçiqi “shqiptar”, më i egër se një shka çergar…!
Serbia, falë krizës n’Ukrainë e rrezikut prej Rusisë, Amerikën po e “detyron” që t’ia formojë këtë asociacion, edhepse Amerika po ngurron, ndërkohë që Vuçiqi po pohon se ajo i ka premtuar dhe Serbia ka pritur e besuar, tani Amerika duhet vepruar…
E, pasiqë… ”Miku i mirë, njihet në ditë të vështirë” – ne, duhet ta ndihmojmë Amerikën dhe që të gjithë të brofim në këmbë kundër këtij asociacioni, e ta lirojmë dajën Sami nga presioni…!
Sepse, Vuçiqi e ka ngritur nivelin e gazmendit, duke pohuar se e pranon konceptin e marrëveshjes … propozimin franko – gjerman, ndërkohë që Kosovës po ia ofron koncertin me "kollo kollo naokollo" të Serbisë dhe "kazaçok" të Rusisë për festimin e Asociacionit me (sim)BOLE të veta…!
Deri nesër, presim - mbajmë vesh…daja do na përkëdhelë apo rrapangjeshë…!
(s.z.)
Kommentare