top of page

Din Dauti zgjidhet kryetari i ri i Grupseksionit të PD-së Barking dhe Dagenham

Updated: Jan 20



 

Din Dauti zgjidhet kryetari i ri i Grupseksionit të PD-së Barking dhe Dagenham
Din Dauti zgjidhet kryetari i ri i Grupseksionit të PD-së Barking dhe Dagenham

Në kuadër të regjistrimeve të anëtarëve të komunitetit shqiptar, dhe sidomos të anëtarëve të PD-së dhe dashamirësve të saj, sot në mesin e anëtarëve të Grupseksionit të PD-së për zonën e Barking dhe Dagenham në Mbretëri të Bashkuar, me prezencën e Drejtorit të Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit të PDSH-së, Alfred Lela, është zhvilluar një takim me temën: „Bashkëbisedim për regjistrimin në portalin e KQZ“, dhe më pas janë bërë dhe zgjedhjet e reja në Grupseksionin në fjalë. Kështu më datë 19 Janar, e Dielë, në adresën 390 Ripple Road, Barking, 1G11 9RS, është zhvilluar takimi në fjalë i paracaktuar që të bëhej në orën 14:00.



Sipas të dhënave paraprake pas startit dhe ribërjes së zgjedhjve të reja statutore është zgjedhur edhe kryetari i ri i Grupseksionit të PD-së për zonën e Barking dhe Dagenham në Mbretëri të Bashkuar. Zoti  Din Dauti, ka zëvendësuar në postin e mëparshëm z. Gazmend Cufaj, i cili ka drejtuar këtë Grupseksion të PD-së për disa vite me radhë me sukses të padiskutueshëm.




Pra, është zhvilluar takimi me shqiptarët e Diasporës në Barking-Dagenham, lagje e Londrës, dhe zgjedhja e kryetarit të seksionit të PD-së për zonën.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Alfred Lela, Drejtor i Komunikimit të PDSH, Shkëlzen Rustemi, kryetar i PD-së për Londrën, dhe sekretari i Degës, Daniel Nikolla. Një urim të përzemërt të gjithë pjesëmarrësve dhe kryetarit të zgjedhur, Din Dauti!

Duke ia dorëzuar stafetën e drejtimit të Grupseksionit z. Din Dauti, ish-Kryetari këtij Grupseksioni, z. Gazmend Cufaj është shprehur se ai do të mbetet gjithnjë sa më afër dhe do të mbështesë në vazhdim z Din Dauti në të gjithë angazhimin e tij në këtë detyrë.


Pamje nga salla
Pamje nga salla


Z. Lela ka vijuar takimin me temën e caktuar dhe ka siguruar mbështetje të plotë të demokratëve për Prof. Dr. Sali Berishën dhe PDSH-në në zgjedhjet e majit 2025. ai ka marë garanci të plotë për procesin regjistrues të emigrantëve për të votuar dhe për angazhimin e të gjithë demokratëve në këtë pikë.


137 views1 comment

1 Comment


Guest
Jan 20

pse me 20 veta behet zgjedhja?

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page